
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar pas publikimit të listës nga ana e zëdhënëses së PD, Floriana Garo, në të cilën prezantoheshin grupet e punës për protestën e datës 7 korrik.
Në reagimin e tij në Facebook, Korreshi me ironi shkruan se e kanë futur në listë pa e pyetur nëse donte të ishte pjesë apo jo.
"Epo si vajten keto pune. Te nusja hane e pine e te dhendrri gje nuk dine.
Po mire qe na prete kostumin po te pakten te na kishit pyetur per masen", shkruan ai.
Berisha ka futur në listë gjithë deputetët e PD, edhe pse 35 prej tyre nuk e ndjekin atë.
Ndër emrat e aktivizuar, përveç Korreshit, vihen re dhe deputetët Jorida Tabaku, Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Lefter Gështenja, Dashnor Sula etj, të cilët nuk e mbështesin Berishën.
me qe do kostum pse sdel vete ne proteste ti o lushnjar dhe shiko sa te mblidhe,,,ju vemje qe shkoni me votat e Berishes ne parlament dhe tani keni frike te therrisni pese njerez se nuk ju vijne..
Po pse je nxehur kaq shume, mor deni djali?! Kujdes, se bën vapë e madhe dhe...përvëlohesh. Po jet'emot me Berishën do mbeteni?! A, po, ai është pronari, bossi. E bëtë si te ishte papë, po edhe papët po japin doreheqje për së gjalli. Ju mbajeni edhe 30 vjet te tjere.
O Saimir po dil vete ne proteste! Apo ste vjen njeri? Atehere mbylle dhe mos llap...neparlament hartime beni dhe Rama se can shume per "poezite" e tua...Provo qe ke elektorat...vetem ,pa Berishen...se deputet u zgjodhe me at qe duan Berishen...tani provo qe ke koqe dhe nuk je thate.
Babi i Xhenit ka fut ne proteste edhe Ed Ramen e jo me ty. Se jo per gje po ashtu eshte nje pune
Per dy komentuesit e mesiperm qe jane koqe kanari; Artikulli thote qe deputeti ben pjese ne grupin e Alibeajt dhe jo te Bershes dhe si i tille nuk ka pse ti bindet Berishes,
Ay te pret jo vetem kostumin.............
Sa shakaxhi qe eshte ky djale. Gjithmone Luli Basha qesh me batutat e tij!