Lëvizjet e parave brenda familjes: Monika Kryemadhi "lau borxhet falë vëllait" që mori 360 mln lekë nga SGS-ja

29 Qershor 2022, 17:20Politika TEMA

Lëvizjet e parave brenda familjes: Monika Kryemadhi "lau borxhet

Report Tv sjell fakte të reja që ngrenë dyshime serioze për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.

Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. 

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

SGS i jep 360 milionë lekë Drini Kryemadhit

Pasi Ilir Meta u fut në qeverinë e Sali Berishës, kunati i tij Drini Kryemadhi, në 21 nëntor të vitit 2013, fillon punë si mekanik tek koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, me një pagë rreth 4 mijë USD në muaj, më të lartë se sa CEO i SGS dhe rreth 4 herë më të lartë se sa mekanikët e tjerë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë nga SGS rreth 360 milionë lekë paga dhe shpërblime. Vëllai Monikës i mbyll pagesat me një shpërblim 30 mijë USD nga SGS në dhjetor 2020. Drini Kryemadhi dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë, por ky pretendim mbetet për t’u provuar nga SPAK, nëse do të nisë hetimet.

Nga ana tjetër është e faktuar se Ilir Meta ka pasur ndikim në monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare nga SGS, pasi ka kontrolluar Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos dhe Sokol Dervishit. Pagesat për vëllain e Monikës duken si një taksë që kompania ka paguar në këmbim të heshtjes së Metës për moszbatimin e kontratës, në kurriz të interesit publik.

Vëllai i Monikës lëvizje aksionesh me vjehrrin e tij

Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë USD. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhunon aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyet qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizen dhe mbulimin e parave.

Referuar burimeve, ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës. Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave.

Drini Kryemadhi financon LSI-në, i shlyen borxhet Monikës! 

Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë USD dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin. 

Fatime Kryemadhi financon të bijën Monikën

Në qarkullimin e parave përfshihet edhe mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka kaluar në llogarinë bankare të Monikës 13 milionë lekë të vjetra në një rast në vitin 2014, vit të cilin zonja Kryemadhi deklaron se 13 apartamente tel pallati në Laprakë me sipërfaqe 1.4 mijë m2. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre parave të Fatime Kryemadhit. 

Po a kishte nevojë realisht Monika Kryemadhi për 13 milionë lekë të mamasë së saj, në kushtet kur kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro?

Mos vallë Fatime dhe Drini Kryemadhi janë futur në lojë fiktivisht vetëm për justifikim formal të transaksioneve bankare dhe se paratë në të vërtetë kanë një burim tjetër, si 1.2 milionë USD të hedhura për lobim në SHBA?! 

SGS përdori vëllanë e Monikës si mburojë për shkeljet

Kompania koncensionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku.

Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos.

Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore?

Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së.

21 Komente

  1. q
    qekan te gjith Rrace Daun kto mer yahoo

    prandaj dallojne nga Njeriu Normal kto si familje ha hu ha . Daun meta daun kjo - hec e leni t'lir kto !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Monika hajdute me cizme

      Mona kukaleshi do te jete ne proteste me saliun me 7 korrik per te rrezuar qeverine dhe te gjitha keto akuza per familjen hajdute bien poshte... Po rrezoi saliu qeverine me 7 korrik cfare do bej ilirhajduti me 25 korrik?

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ????????????????????????

        pu hajdutet e posthter shemtinat e shqiperise edhe kriminelat

        Përgjigjjuni
        1. B
          Béni

          Qenka i pamshëm si mona...qer shancit mer jahu...i ka bo moma t'bukur si betha.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lnci bura

            Qenkan si familje nje me orangutangun, mendimi im eshte qe kjo familje te turturohet ne baze te ligjit sheriatit siq thote terroristi salih bin laden

            Përgjigjjuni
            1. E
              Estetik

              E paska fytyren kopje si te Mones , para se te bente nderhyrje .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Spak i kapur nga klani Meta Berrisha

                Fatimja shiste qep e hudhra ne trege dhe fitonte kaq shume sa financinte LSI brave te tille njerez do partia kur nuk ka drejtesi do degjojme peralla do degjojme minuesin e demokracise non grata Berrisha te mbroje demokracine apo shoqerine civile te Berrishes ehhh SPAK SPAK qe eshte kot une personalisht nuk kam asnje shprese te drejtesia e kapur nga familjet kriminale Meta Berrisha

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xan,Xen,Xun

                  Hajde qen Stani,hajde origjinal si qentë e Sharrit , prandaj Likja bënte foto me t'a,në rrespekt edhe të kunatit , nejse, nejse bukuri majmuni madein fatimeeee ,sikurse tha Munella.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DFGN

                    MOS E KRAHASO ME QENIN SE ESHTE KAFSHE ME EMRE NE KETET BOTE,, PA DASHUR, FYEN KAFSHET DUKE E KRAHASUAR FAMILJARET KRYEMADHI, MUND TE THUASH SEPSE JANE TE NGJASHEM ME NJERIUN KETO MOSTRA KERMA QE QELBEN NE LLOJIN E TYRE DHE QE KUR TA KUPTOJE MIRE POPULLI TURME, DO HIDHEN NE PLEHRA!!

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Malo

                    Ngelet duke llomotitur,futeni ne Burge se na cate K… na lodhet.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bregdeti

                      Nuk futet njeri ne burg, pervec ndonjerit qe merr nje arke peshk/ Keta dinosauret e korrupsionit jane te paprekshem. Eshte krijuar tashme standarti. Une te lash te vidhje at'here. Ti me le te vjedh sot.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Ali Pasha

                      Edhe Zoti i ka denuar keta njerze qe dhe fytyren se kanë njellojë si të tjeret...

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        VISI

                        DALIN GJITH KETO POSHTERSI DHE VJEDHJE SHESHIT DHE DREJTESIA NUK VEPRON NUK KAN FAJ KETA HAJDUTET DO QIR ÇA JU MBAN PRAGU ATYRE TE SPAKUT

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          ERG

                          NE SPAK JENE MBETJET E KETYRE QE PO I DALIN TE PALARAT.

                          Përgjigjjuni
                        2. k
                          kthhh

                          O Arben Kraja sa arka me peshk blihen me 360 milion lek?

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            dibrani i mire

                            Nana Fatejme paska bo miljona. Paska punue prostitut me Monen. Edhe cullet paskan ngja me dajen.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fol te flasim

                              Populli I shan e llomotit neper gazeta e kafenera por kta vjedhin e pasurohen me shum. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                asi

                                Eshte Ilir Meta, Ai..o super budallej.

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Juliano

                                  Po këta janë farë epidemie, kudo futen e shkelin, këta vetëm vrasin e vjedhin. Çna duhet ne se SPAK nuk paska denoncime????, sipas Krajës këta janë dhe do mbeten bashkëpuntorët më të mirë të korrupsionit. O plerë kraja, o ti qifsh nënën tënde, se fisi këtyre të korruptuarëve e kanë në gjak përdhunimin brendq sojit dhe gjakut, që quhet inçest. Si mundet shuma të tilla tu meren taksapaguesëve dhe kërraja e SPAK bën të pa informuarin. Si duket dhe kërraja pret të rrëzohet qeveria në 7 korrik. O plerë njeri, që ja humbe besimin shqiptarëve dhe emrin e institucionit që njerëzit, filluan të besonin. Kërraja duhet hwtuar për mos veprim dhe indiferencë hetimi. Plerat i bashkon era e qelbur e korrupsionit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    DREJTESIA

                                    Qe ne kohen e Fatejmes qe shiste bileta autobuzi per rrugen Tirane-Diber me te njohur, dihet cfare familje do te dilte nga kjo monster. Bem mama te te ngjaj. Te kjo familje eshte kultivuar hajduteria. Na shiten se jane njerez, qe vetem njerez nuk jane. Ata s'kane shpirt. Prandaj dhe Zoti do ti denoje por rende aman, nuk do i gezojne parate harram. Zoti eshte i madh vonon, por nuk harron. Sa me shpejt o zot se s'po durojme me keto shushunja mbi toke.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sali Ram Berisha

                                      Zoti te me fale, por ky monster qe qenka tamam si Shreku nga pamja, kushedi sa gra dhe vajza nga ato qe ka pase ne vartesi ka mare me qafe.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje