Berisha komenton seancën e Veliajt: U shkelën procedurat ligjore të arrestimit të tij

31 Tetor 2025, 13:33Politika TEMA
Berisha komenton seancën e Veliajt: U shkelën procedurat ligjore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e sotme, 31 tetor, nga selia blu, ka komentuar seancën gjyqësore të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht, Berisha kujtoi protestat që opozita ka kryer përpara Bashkisë së Tiranës, duke i cilësuar si “të shkëlqyera”

Nuk e di nëse e ndoqët seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.
Unë u them ju se një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt”, tha Berisha.

Kryedemokrati solli paralelizmin që Veliaj bëri në seancën gjyqësore me FARC-un në Kolumbi, duke u shprehur kështu Berisha se ish-kryebashkiaku nuk u arrestua sipas procedurave ligjore demorkatike.

Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani. Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij. Kjo është e vërteta, që ta dini. Është Edi Rama. Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm. Të dy nuk i merrte dot.
Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.
Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut. Të themi të vërtetat”, tha ai.

Sakaq, Berisha e thekson se Partia Demokratike e mbështet arrestimin e Veliajt, por nuk u bë sipas procedurave ligjore të një shteti demokratik. Kreu i PD-së risolli në vëmendje se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e Veliajt, si një e drejtë që atij i takonte, për të vënë në theks mbrojtjen e lirive dhe të procedurave ligjore.

Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.
Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit. Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.
Jo, tha, nuk munda. Pse i solla këto dy shembuj? Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo. Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore. Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha.
“, tha Berisha.

13 Komente

  1. S
    Saliu po vdes nga frika, a do e shpetoje Rams?

    Saliu po ka hallin e tij, po imagjinon si do ta arrestojne njesoj si Veliajn. Pyetja eshte nese PS do ta miratoje kerkesen e Spak per imunitetin e Saliut? Rama mund ti beje presion deputeteve te vet per te mos i hequr imunitetin Saliut, por gjasat jane se ne bllok deputetet socialiste nuk do ta degjojne Ramen. Ne kete skenar populli do shpetoje njehere e mire nga Saliu e socialistet do rrezojne Ramen duke e bojkotuar ne Kuvend.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Njesoj jeni...korbi korbit nuk ja nxjerr syte. Por ti je i trashe po fare...ndaj rri ne opozite e shkaterrove opozitarizmin. Plak I rrjedhur.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TRANZICIONIT I duhet dhene fund

        E keni kthyer PD e dikur shpresave, ne nje kolibe qeni qe ushqeni e nderseni Saliun ju o Soros jugore minority... Shpresoni se nuk do t'ju kafshoje... Me kot shpresoni...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Po Ilirin e terhoqen zvarre dhe e rrahen si qen....keshtu tja bejne dhe atij qe rri mbas perdes

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Ishte deshira juaj sublime ,qe ai te arrestohej.Mbaruat gjithe gomat e varrezave duke i djegur ,grupi nen drejtimin e Belos dhe asaj qe i thote vehtes avokate me flokë bjonde ne pleqëri.Ne kemi prokurori politike se ashtu siç po mbrohet ne GJK per shkarkimin,ashtu duhet te mbrohej per arrestimin se ne te dy rastet eshte i zgjedhur nga populli dhe nuk eshte kapur ne flagrancë por edhe sot eshte i dyshuar

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te gjithe i bien gomarit,matufi i tij i bie samari

              Ky plaku matuf perfton nga mosha se ndryshe do te ishte pas helkurave.Mjere ata qe e ndjekin dhe se e dine si eshte fundi i tij.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                sali kerma. krimineli i shqiperis. eshte shum po shum i vonuar. ai kriminel qe shkateroi vrau. vodhi qe ne 97 dunes kalbur. ne burk. po ska pasur dhe nuk besoj se ka drejtesi. per. kriminelin sali berish kermen

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Plehra kryekrimineli Ciceron akoma !

                  Epo akoma ne keto 35 vite kryekrimineli Ciceron dhe mban ligjerata akoma ! Ha do te kete ndonje dite qe shqiperia te clirohet nga ky kryekriminel qe dogji shkateroi nje popull dhe nej shqiperi.....ha do te kemi ndonej dite ne te afert qe te shenohet ne kalendare qe ky kryekriminel te Arestohet ?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Plehra kryekrimineli Ciceron akoma !

                    Epo akoma ne keto 35 vite kryekrimineli Ciceron dhe mban ligjerata akoma ! Ha do te kete ndonje dite qe shqiperia te clirohet nga ky kryekriminel qe dogji shkateroi nje popull dhe nej shqiperi.....ha do te kemi ndonej dite ne te afert qe te shenohet ne kalendare qe ky kryekriminel te Arestohet ?

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Keshilltari pensionist

                      Sali diversionisti cfare do qe thote nuk e beson njeri vetem besniket e tij te verber

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prostituta Kombetare sali

                        Jena mbledh na ketu….. duu tjuuu garraantoooj une ju… se patjeter… Padyshim….

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tironci

                          Kur te jep leksione demokracie dhe zbatimi kushtetute edhe i biri i sheqeres qe vrau 4 vete ne bulevard sepse po protestonin me duar ne xhepa ....Epo te lumte o Mero, mbush faqet e gazetes dhe ti se nuk kemi pune tjeter ne po te shohim surratin e kesaj kerrme cdo mengjes.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Saliu ka filluar te tregoje shenjat e cmendise ...

                            Saliu nuk fle me gjume, nuk e len Dumani te mbylle sy! Tash populli do shohe se sa brutalisht do shkase Saliu ne humneren e cmendurise. Familja do ta mbylle pak jave ne cmendine qe te te kete raportin mjekesor te nje te semuri klinik psikik, e keshtu Sali kriminele do mundet ti shpetoje burgimit te perjetshem, praktikisht per moshen e tij te tejkaluar.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje