“Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës”- Fjala e plotë e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor 2025, 11:33Politika TEMA
“Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës”-

Nga Erjon Veliaj 

 
E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,
Edhe pse e di mirë se kjo është e drejta ime kushtetuese, dua t’ju falënderoj me respekt që më keni dhënë mundësinë të jem sot i pranishëm, për të ushtruar të drejtën time për t’u dëgjuar para Jush dhe para gjithë shqiptarëve.

Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë.

Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj Republike, por mbi të gjitha, një periudhë denigrimi dhe përpjekjeje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri, tre herë radhazi nga qytetarët e Tiranës.
Por kjo nuk është thjesht përpjekje për të më denigruar mua, por është përçmim ndaj vetë votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Dhe përçmimi ndaj saj është përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët; është përçmim i fuqisë që populli i jep Republikës për ta drejtuar në emër të tij.
Siç thoshte Martin Luther King: “Harku i Universit Moral është i gjatë dhe rraskapitës, por në fund anon nga e drejta.”

Ndaj jam sot këtu përpara Jush si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, qytetit më të madh të kombit tonë, me të drejtën që ma kanë dhënë 160 mijë vota qytetarësh të lirë të këtij qyteti, në fund të këtij harku 9-mujor në kërkim të së drejtës.

Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për t’ju drejtuar me gjithë respektin që meriton detyra Juaj e lartë dhe për t’ju kërkuar një gjë të vetme: të mbrojmë së bashku demokracinë që po vihet në sprovë. Demokracinë për të cilën, si unë ashtu edhe Ju, të nderuar gjyqtarë, jemi betuar ta mbrojmë — jo në letër, por me veprim, edhe në këtë sallë, sot.

Ky mandat nuk është i imi. Ky mandat është një besëlidhje publike, një kontratë që qytetarët e Tiranës ma kanë dhënë me vullnetin e tyre të lirë. Kjo besëlidhje është nderi i jetës sime dhe për mbrojtjen e saj unë do të bëj gjithçka që më lejon ligji, fuqia e mendjes dhe forca e zemrës sime.
Do ta mbroj deri në fund, sepse nuk po mbroj një karrige, por shpirtin e një lidhjeje të shenjtë midis qytetarit dhe të zgjedhurit të tij.

Populli i këtij vendi, përmes Kushtetutës së tij, ka vendosur qartë se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri vendor përpara afatit, përveçse kur ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit.
Ky nuk është një zbulim i ri; është një premtim solemn i Republikës ndaj vetvetes, një kufi moral dhe ligjor që askush — as unë dhe as Ju — nuk duhet ta shkelë pa rrëzuar më parë themelet e besimit publik mbi të cilat ngrihet vetë shteti.

Prandaj, me respekt të plotë dhe solemn për këtë Gjykatë, pyes sot:
Cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës apo të ligjit kam kryer unë, në ushtrimin e mandatit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës?

Përpjekja ime për të mbrojtur besëlidhjen me qytetarët e Tiranës edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli është detyrim imi ndaj qytetarëve.
Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politike është fuqia që më shtyn të bëj këtë betejë.
Bindja ime se drejtësia duhet të burojë nga Kushtetuta dhe jo nga protagonizmi politik apo etja për karrierë mbi kurriz të lirive themelore të qytetarëve është e palëkundur.

Ato çfarë Kushtetuta i mbron, shpresoj që në këtë sallë të thuhen me zë të lartë, të arsyetohen nga Ju dhe të dëgjohen nga çdo shqiptar që ende beson se ligji duhet të të mbrojë, jo të të sulmojë padrejtësisht.

Të nderuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese,
Në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune. Kjo është një seancë historike, që shqyrton vetë demokracinë shqiptare, themelet mbi të cilat qëndron shteti ynë.
Sepse që nga dita kur miratuam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe pranuam demokracinë si vlerën më të lartë të ushtrimit të pushtetit nga sovrani — nga populli — të gjithë ne, qytetarë, politikanë, nëpunës të shtetit dhe Ju, të nderuar gjyqtarë, jemi betuar ta respektojmë dhe ta mbrojmë atë vlerë.

Ne jemi betuar të mbrojmë demokracinë, jo ta përdorim atë. Të ruajmë si pasurinë më të shenjtë të Republikës, jo ta sakrifikojmë për llogari të momentit, për rehati politike apo për urdhra të përkohshëm që bien ndesh me ligjin e përjetshëm të drejtësisë.

Kjo është çështja gjyqësore që përcakton nëse pushteti do t’u përkasë ende qytetarëve apo do t’u merret atyre në mënyrë të fshehtë e hileqare, pas perdeve të lojërave me nene dhe germa të ligjit.
Nëse ligji do të përdoret për të mbrojtur demokracinë apo për ta përmbysur atë në emër të formalizmave.
Sepse kur pushteti që buron nga vota tjetërsohet me taktika për të anashkaluar vetë vullnetin e votës, atëherë besimi i qytetarëve kthehet në tradhti morale.

Pushteti që ata na kanë dhënë për t’u shërbyer, përdoret për t’i sunduar, me të njëjtat mjete që na ka vënë në dorë për t’i mbrojtur.
E atëherë, Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm, por nga vetë ata që, nën betimin për ta mbrojtur, e përdorin për ta nënshtruar.

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve.”

Ky ishte një fragment nga formula e betimit tim si Kryetar Bashkie, tre herë i zgjedhur.
Ndaj jam sot këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim — kontratën time me qytetarët e Tiranës. Një kontratë që ka qenë në zemrën time në çdo orë pune, në çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, në diell e në shi, në çdo rrugë të shtruar, në çdo kënd lojërash, në çdo shkollë, kopsht, çerdhe, apo bulevard, kala, shesh e park që ka ndryshuar Tiranën — nga pandemia e kobshme, ku çonim ndihma të izoluarve, te tërmeti kur ndërtuam shtëpitë e mijëra familjeve.

E do ta mbroj edhe këtu, përpara jush, deri në fund. Sepse nuk besoj se ka diçka më fisnike për t’u bërë, as diçka më frymëzuese për një njeri që i shërben publikut, sesa të mbrojë besimin që i është dhënë me votë.

Besimin për të drejtuar jo vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, por kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, një qytet që rreh me pulsin e gjithë kombit.

E kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat të qytetarëve, vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra:
“Mosprezenca në detyrë për më shumë se tre muaj.”

Nuk kishin si të më fyenin më rëndë. Ishte më e rënda e jetës sime publike, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin.
Zoti i faltë! Lutem çdo natë për ta: Zot, fali, se nuk dinë ç’kanë bërë.

Kjo “akuzë” nuk më lëndon për fjalën dhe shkresat e shkreta, por për padrejtësinë që ajo përfaqëson. Siç thotë shprehja: Dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi.
Padrejtësia e shkarkimit mbi padrejtësinë e ndalimit nuk janë zgjidhje.

Sepse të thuash se Erion Veliaj ka munguar në detyrë, nuk është thjesht cinizëm me Erion Veliajn, por me të vërtetën dhe me ligjin.
Mbi të gjitha, e thënë nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit nga zyra pa asnjë akuzë, ngjan si një mesazh pasigurie për këdo që mund të shënjestrohet për arsye politike.
Ngjan si një mesazh se në këtë vend sundon dëshira dhe vullneti politik, dhe jo ligji.

Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është vetëm nëna dhe familja ime — për një mungesë 10-vjeçare, askush tjetër.
Ata i kam takuar më shumë në burg se në liri, ku prej punës i lija dhe i gjeja në gjumë.

Fort të nderuar,
Që nga dita e parë kur u betova në vitin 2015 si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jeta ime është bërë njësh me këtë qytet.

E kam drejtuar me gjithë forcën time shpirtërore, mendore dhe fizike, pa kursyer asgjë nga vetja. Ky qytet ka qenë familja ime e madhe.
Nuk pretendoj se çdo gjë e kam bërë mirë, apo se çdo gjë që kam dashur ta bëj, kam mundur ta bëj. Por një gjë e di me siguri: Askush nuk mund të më “akuzojë” se nuk kam qenë në detyrë.

Sepse kush thotë se unë kam munguar, fyen inteligjencën e të gjithë qytetarëve të Tiranës që më kanë besuar tre herë me radhë, pikërisht sepse e panë me sytë e tyre përkushtimin tim, dashurinë time për punën dhe për qytetin.

Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht ata që donin të më shihnin me pranga në duar e jo me lopatë në duar; ata që nuk e donin Erion Veliajn në atë zyrë, sepse ajo zyrë ishte bërë simbol i dashurisë për qytetin dhe punën — epiqendër e optimizmit dhe një energjie pozitive të pafundme.

Mund ta burgosësh një njeri, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mosprezenca ime nuk ka qenë zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi disproporcional, nga letra anonime dhe zell përsekutues, që më privoi jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi.

Si mund të quhet “shkelje” mungesa e një Kryetari Bashkie që është fizikisht i ndaluar nga vetë organet e shtetit, në bazë të një vendimi që nuk është i formës së prerë?
A mos vallë duam të legjitimojmë idenë se çdo funksionar i zgjedhur mund të largohet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa vendim fajësie, duke i marrë popullit mandatin që ai vetë ia ka dhënë me votë të lirë?

Nëse kjo pranohet, atëherë çdo mandat i zgjedhur nuk është më një garanci e sovranitetit qytetar, por një leje që mund të të hiqet në çdo kohë nga vullneti politik.
Nëse pranohet një gjë e tillë, atëherë parimi i prezumimit të pafajësisë humbet kuptimin, dhe ndëshkimi pa vendim gjyqësor kthehet në praktikë të zakonshme.
Kjo do të ishte një rrëshqitje e rrezikshme nga shteti i së drejtës në shtetin e paragjykimit.

Kjo nuk është vetëm një padrejtësi njerëzore, por një kontradiktë e hapur kushtetuese, sepse më ndëshkon për një fakt që nuk është as veprim, as shkelje, por një gjendje e imponuar me forcën disproporcionale të vetë shtetit.
Nëse kjo kthehet në precedent, atëherë çdo qytetar i këtij vendi do të jetojë me frikën se mund të ndëshkohet jo për atë që ka bërë, por për atë që cilido pushtet vendos t’i faturojë apriori.

E nderuar Gjykatë,
Nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, atëherë nga nesër çdo qytet, çdo bashki dhe çdo mandat popullor mund të bjerë pre e vendimeve politike të momentit.
Në atë çast, zgjedhjet humbin kuptimin, vota humbet peshën dhe sovraniteti qytetar zëvendësohet nga vullneti i atyre që duan të sundojnë në emër të ligjit, por duke e përmbysur vetë ligjin.

Kjo nuk është demokraci.
Kjo është përmbysje e demokracisë.
Ky nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie, dhe aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari.

Unë nuk jam sot këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj. Vij për të kërkuar drejtësi kushtetuese.
Drejtësia është mburoja morale dhe fundore e Republikës, ajo që mbron rregullin që na mban bashkë si shoqëri.
Ajo që e ndan shtetin e drejtë nga shteti i frikës, ligjin nga arbitrariteti dhe Republikën nga çdo formë sundimi.

Në këtë moment vendimtar, Ju nuk jeni thjesht një gjykatë që shqyrton një shkarkim nga detyra të një kryebashkiaku.
Ju jeni — siç e ka përshkruar Alexander Hamilton, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara — “trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit”, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar Kushtetuta.

Kur pushteti e tejkalon veten, kur vullneti politik kërkon të zëvendësojë ligjin, vetëm gjykata juaj Kushtetuese ka fuqinë dhe detyrën ta ndalojë.
Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe të mbrojë qytetarin nga abuzimi i pushtetit që ai vetë ia ka dhënë.

 

53 Komente

  1. E
    Eduardi

    Ik mer hajdut demagog. Ne biruc e ke vendin

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Erjon Veliaj me fjalen e tij, sot me ka kujtuar Gjergj Dimitrovin! Krahasoni per nje moment nivelin e fjales te Erionit me ate te Adriatik Dumanit, jane si dita me terrin, si uji i kristalte i Valbones me ujin e letyre te Lanes!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Partia e tij e denoi. Ky Erioni nuk beri nje park...nje linje urban te sakte. Lanen si e gjeti e la. Teanporti ferr. Trafiku ferr me keq. Uji po njesoj 3 ore ne dite. Asgje qe te mbahet mend vec kaosit urban e kullave. Vet mendoj se eshte shume I pasur po shume ama.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liza

          Ti as nuk jeton fare ne Tirane e je nje vemje shpifarake, mbasi nuk ka asnje zone te Tiranes me 3 ore une ne dite!

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesia

            Ke nevpje per nje vizite sysh me duket,ose je ndyresire i paguar qe te flasesh ne kete menyre! Mos je zgjuar nga koma dhe kujton se je ne kohen e Sales? Yt langaraq!

            Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Jemi të interesuar të dimë a ke vjedhur,sa ke vjedhur dhe ku i ke fshehur.Akrobacitë juridike,fshehja pas proçedurave,similimi i luftës politike,etj, i kemi dëgjuar dhe bajatur nga like-fshatari injorant dhe NON GRATA UNIVERSAL. Pak më shumë fantazi ,origjinalitet dhe dinjitet.

          Përgjigjjuni
          1. 2
            23

            K si koke kari, nuk mund te kuptosh njerezimin, vendi yt eshte ne pyll mes kafsheve grabitqare!

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Për motrën e do ?

              Përgjigjjuni
          2. X
            Xhezo Smokthina

            Thotë ky hajdut dhe demagog i lindur:"Jam këtu për t’ju drejtuar me gjithë respektin që meriton detyra Juaj e lartë dhe për t’ju kërkuar një gjë të vetme: të mbrojmë së bashku demokracinë që po vihet në sprovë." Dhe më poshtë vazhdon:"Ky mandat nuk është i imi. Ky mandat është një besëlidhje publike, një kontratë që qytetarët e Tiranës ma kanë dhënë me vullnetin e tyre të lirë." Pa u zgjatur, varrin demokracisë ja bëjnë hajdutët, të cilët e kërkojnë dhe e mbajnë me thonjë pushtetin vetëm për të vjedhur. Sa për kontratën me qytetarët që të votuan dhe besuan për mirëadministrimin e fondeve publike, ti me atë kontratë fshive bythën, sapo hyre në zyrë. Për ty ju vjen keq vetëm naivëve politikë, që gjithmonë i gjykojnë pushtetarët horra si puna jote nga ato që thonë dhe jo nga ato që bëjnë. Dhe bënë mirë të kuptosh se në kushtetuese nuk je thirrur për të dhënë urdhëra dhe udhëzime për të mbrojtur demokracinë, por je thirrur që me atë lopatën që të mbeti në dorë për çfaqjet që jepje, luftoje ti bëje varrin demokracisë.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha Temja

              Sa për kontratën që lidhe me ne, të cilët të besuam e të dhamë votën, unë do të jepja këtë dënim që më duket më i drejtë dhe shkonë në përputhje me karakterin tënd: - Në kohën e shkuar shtëpitë në fshat i kishin haletë jashtë. Prapa tyre, gati si rregull, njerëzia mbillnin një llojë hidhësi që digjte për vdekje. E përdornin si përzierje në ushqimin që përgatisnin për gjelat e detit në prag të vitit të ri. Tani, për të mos u bërë I bezdisshëm duke u zgjatur; unë kam mendimin, se dënimi që ti meriton për shkeljen e kontratës me ne votuesit e t'u duhet të jetë ky: Së pari, të gjendet një dorë e mirë hidhsi nga ai soj për të cilin fola më lartë. Më pas të merrnin ty dhe të vendosnin në qëndër të sheshit Skenderbej ku të ishin ftuar për të marrë pjesë të gjithë votuesit e tu. Pastaj, në mes të njerëzisë, të ulnin pantallonat dhe brekët e të hynin dore me tufën e hidhësit e ta bënin bythën flluka-flluka, sa të ulërije e lemerisje gjithë dynjanë. Ky dënim le të shërbente si shëmbull për gjithë ata politikanë që harrojnë se përse populli u besoj dhe shkelin me këmbë besimin e tij

              Përgjigjjuni
            2. A
              Analisti

              Cfare fjalimi brilant! Fjalim shtetari. Kaq. Te lumte Veliaj. Asnje simpati politike per ty, por thjesht fjalim shtetari. Me duket se tashme po piqesh politikisht per KM. Te lumte.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TinkerTailorSoliderSpy

                Cfare fjalimi, ka bere ky miku. Fantastike. Ku paska qene.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ballukja

                  Dite zie per Balluken sot. Duket diferenca e qarte. Ky tipi ka stof kryeministri. Eshte e thjeshte. Foli si kryeminister......

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    sa qesharak behet ky lali-jevgu. Te pret burgu o loqe cfare thua hahahas vk

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      na myten hajvanat

                      Idiot deKari!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BM

                        Burgggggggg moterqimit

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten arbanistanet

                          Moterqim BM, burgu eshte per ty!

                          Përgjigjjuni
                    2. M
                      Munika

                      Ne se ndihesh akoma kryetar I bashkise se Tiranes, duhet te ndihesh njikohesisht edhe mut muti, sepse per 8 muaj qe ti je ne qeli, Tirana bie era mut e bajga stallash. E di qe je I pafajshem, por dashuria per Tiranen duhej te te shtynte te dorehiqeshe, definitely ne sqarimin e pizicionit tend ligjor. Republika jone e gjyqtareve e prokuroreve tip Gjin Gjon e Olsi Dado, po vazhdon sulmet politike derisa te dale dikush e tu thote : Stop! Tirana eshte metropoli kryesor I vendit e jo arena e gladiatoreve te drejtesise

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Oficeri dulles

                        Jam komplet me ty Veliaj ke punuar me shume se cdo kryebashkiak , Rama vete me boje dinte te lyente, po kjo fjala jote me bie era Baze kokmadhi

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teodor

                          Cfare beri dicka qe nuk e kishte Tirana. Me thuaj 1 gje.

                          Përgjigjjuni
                          1. 1
                            1997

                            Teodor, ver syze!

                            Përgjigjjuni
                        2. S
                          Sass

                          Belinda Balkuku me Edi Ramen kane pergjegjesi qe koha do te tregoj. Edi Rama u be nje njeri i pabese ku kohe me pare e lajmeroi se nje dite do te varesh ne nje nga ata pemet qe po mbjell.Edi rama ti gjej zgjidhje kesaj padrejtesie dhe mendoj se Edi Rama e ka kaluar vijen e kuqe ne mardhenje me deputet, dhe ministra tij. ERION BEJU I FORT SE PADREJTESIA DO TE KORIGJOHET

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            V.L

                            Bilbil je nga goja o Nexhip.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Socialisti i vertete

                              Mire e lexoi hsrtimin lali Eri por per ato 870 mije euro te gsrderobed se Ajoles nuk na tha gje.Nuk ns tha as per skemen e 5D.Te na thonte ku dreqin eshte inceneratori i tiranes qe asnje qytetar i tiranes nuk e ka pare.Ose ti kerkonte ndjese familjes se Ardit Gjoklit.Po kur i hakerrehej me fjale ofenduese si shpellare qyteyateve qe protestonin per te mos u prishur bsnesat.Ate kujtohet nene Liza qe i prishe banesen me 5D E TU,po plakave qe u merrje perimet me bashibozuket e tu dhe i terhiqnit zvarre. Eh o Lali, nik eshte Edi qe ishe me te mish e thua qe po te ndeshkon,eshte i Plotfuqishmi qe po merr hak cfare i ke bere qytetareve te Tiranes.

                              Përgjigjjuni
                              1. e
                                edrion

                                Po mbron ceshtjen e shkarikimit o socialist,,,eshte ceshtje tjeter kjo, dhe jo gjyqi per cka akuzohet...apo ce deshe, me sqaruar cdo kot qe komenton

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Enveri

                                  Socialisti i vertete, ato 870 mije euro te garderobes se Ajoles ne realitet jane 8700 euro, po ti vazhdo me 870 mije tallavaja e shtypit te Ols Dados hajdutit keshtu njerez idiote do, si ty, vetem se ne proces do paraqiten shifrat reale e jo shpifjet tuaja!

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Socialisti i vertete

                                  Mire e lexoi hsrtimin lali Eri por per ato 870 mije euro te gsrderobed se Ajoles nuk na tha gje.Nuk ns tha as per skemen e 5D.Te na thonte ku dreqin eshte inceneratori i tiranes qe asnje qytetar i tiranes nuk e ka pare.Ose ti kerkonte ndjese familjes se Ardit Gjoklit.Po kur i hakerrehej me fjale ofenduese si shpellare qyteyateve qe protestonin per te mos u prishur bsnesat.Ate kujtohet nene Liza qe i prishe banesen me 5D E TU,po plakave qe u merrje perimet me bashibozuket e tu dhe i terhiqnit zvarre. Eh o Lali, nik eshte Edi qe ishe me te mish e thua qe po te ndeshkon,eshte i Plotfuqishmi qe po merr hak cfare i ke bere qytetareve te Tiranes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dulla

                                    Ha mut o socialisti shpifarak!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. H
                                    Humoristi

                                    Tragjedi humoristike.Zogkurve nuk ka qe e kupton logjiken e politikesdhe drejtesise shqiptare!?.Aktualusht Tirana eshte pa kryetare bashkje prej muajve!Gjykata kyshtetuese e ka te lehte vendimin.Liroje nga qelija te dale ne pune.Diten qe del ne pune keshilli bashkiak e mbron vendimin e tij.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Drena

                                      Si e mbron jeshikki bashkiak vwbdimin e tij, akoma nuk e ke marre vesh qe kryetarin e zgjedhur nga sovrani nuk ka zot qe ta heqe?

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Tina

                                      Te lumte! Cdo fjale eshte fakt ulurites kunder politikes dhe drejtesise!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Andi,FLORIDA

                                        Ore jam dakort kush vjedh te paguaj pasojat,por kush vrau e preu kete popull ne mes te dites e ne mes te bulevardit..do pergjigjet ndonjeher ..ndokush.. ?? Nuk dua ta mbroj se nuk me intereson,por cfare ka bere ky zotri ne ate pellgaçe qe e gjeti Tiranen ,te pakten i beri ca shkolla apo kopshte... por para ketij qe kur flet nuk te hap barkun si MEDIU APO BERISHA..do preferoja kete

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mendimi im

                                          Nuk me intereson me shume bukuria dhe vertesia e kesaj retorike , se ciles I mungon thelbi , autori I vertete qe e coje ne kete " Gjeme" lirine , demokracine , Republiken , sic thot kaq shume modestisht , madje duke e harruar fare veten e tij me poza vetemohuese prej heroi ... Pra cili eshte emri I ketij mizori , I ketij mekatari madheshtor ( Po e huazojne nga Berisha ) qe Po na perdhos e shkaterron gjera kaq shume te shenjta ?! Nuk e Kam fjalen qe Z. Veliaj t'i binte vetem daulles se viktimes , te ndalej vetem tek ai Erioni me lopate ne dore , sic e thote dhe vete , shkaraz , por , qofte dhe aludim , te thoshte dicka per sutorin e kesaj Gjeme . Leksioni e Zotrise eshte I bukur . Vec qe bukuria te behet shpetimtare per Boten ( per Shqiperine ne kete rast ) , sic thot nje I mencur , ka nevoje per suportin e guximit , te se vertetes ( autorit ) dhe ligjit . Ndryshe , kesisoj Kemi shtrire doren per meshire dhe perpelitemi ne pezhishken e frikes .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lomi

                                            jane disa autore e jo nje, natyrisht qe ne krye te autoreve (organizates antikushtetuese) eshte komandanti. Tani gjejeni se kush eshte komandanti ose 2 komandantet!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. F
                                            Fisxo

                                            FANTASTIK dhe FJALIM alla Harry Kesinger ! BRAVO té madhe LALI ERI ????????????????????????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Fisxo

                                              Sa bukur e ke thene....Fiks Kesinger. Fjalim i madh....

                                              Përgjigjjuni
                                            2. L
                                              Laveri

                                              Po mjalte nxore nga goja o Halit , po ja sazexhinjte e tjere shqipetar te hengren prapa kraheve, edhe pllakat po ti dogjen ,e

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Juristi

                                                E gjitha cfare ka thene eshte patetike e daleboje dhe demagogji per njerez me AQ minimale! Ne vend qe te beje te ditur nese ka vjedhue apo jo gje per te cilen ai vete eshte ne burg dhe Tirane pa kryetar bashkie, lexon nje hartim bajat! Gjykata Kushtetuese duhet t’i hap rruge zgjedhjeve ne Tirane, ndersa Veliaj le te fitoje gjyqin, dhe mendej te vazhdoje plitiken! Gjyqtare tregohuni racional dhe pragmatist!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 1
                                                  1997

                                                  Jurist me IQ haleje, po edhe kaq gje nuk kupton or idioti, nuk eshte ne Gjykate, po ne Gjykaten Kushtetuese!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. T
                                                  Tina

                                                  Kujdes o njerez,kur te denohet me fakte perdorni fjalen hajdut!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qytetari

                                                    Po shkruaj pa dorashka dhe pa kulturë sepse disa pisqolla si ky "socialdhjeri i vërtetë" më sipër, të bën të shthuresh gojën. Tirana që kur Erjoni u arrestua e deri sot, mender ka marrë një erë të pëgeri. Erjoni nuk ka vrarë e ka prerë. Turp për ty "socialdhjeri i vërtetë", që merresh e shkruan sikur i ke mbajtur pishën dhe ke në dorë të gjitha akuzat kundër Erionit kur ato nuk janë vërtetuar me një vendim të formës së prerë. Permend dhe Nënë Lizen dhe shumë mirë bën nga ana humane, por nuk thua nëse Nënë Liza e kish ndërtuar me leje nga organet kompetente dhe a ishte pronare ligjore e truallit ku kishte ndërtuar?.......Unë nuk e di dhe nuk mund të flas......Ti "socialdhjeri i vërtetë" që e ditke, na i sqaro......... Unë do ta demaskoj Erionin, por kur të jem i bindur që atij i vërtetohet me vendim gjykate të formës se prerë, se ai ka kryer një vepër penale apo korrupsioni..... Deri sot di e shikoj vetëm që Erjoni ka punuar, ka bërë punë të mira qe nga liqeni e Parku i madh i Tiranes, që nga Pazari i Ri dhe deri tek ndyshimi konstruktiv i ndertimeve të banimit në Tiranë e deri etj, etj, etj,.............................................tek abonentë falas për pensionistët e vuajtur.....KAQ.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Y
                                                      Y.H

                                                      Eh ta lumsha moj parti, ene lokal ene autobuz kur tha Skender Salaku ne ai humori. Ene ne burg ene kryetar bashkie. Po nuk shkon o lali kjo pune.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Po i sevilosesh prokuroreve!!!!!

                                                        Pa dinjitet fare qenke o lali,ndryshove taktike,tani po sulmon partine dhe shoket..

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Na myten idiotat

                                                          Mjere Shqiperia per popullin idioti qe ka, ky jetu spero nuk mbush fare e si pasoje as dy rreshta nuk arrin te kuptoje, ah ah ah

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. T
                                                          Tosuni

                                                          Ti z. 1997, mos u merr me komentuesit!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. 1
                                                            1997

                                                            Jo, une merrem me shpifaraket, ATA nuk jane komentues, Sic duket ti do jesh njeri prej tyre qe dini vetem te nxirrni mut nga goja!

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. D
                                                            Dhëmbeli

                                                            Mënyra si e larguan nga detyra e kryetarit të zgjedhur, dhe izolimi i tij në burg pa u dënuar nga gjykata, më bëjnë të mendoj se Erioni ka plotësisht të drejtë . Për të tjerat , ç’far ka bërë e nuk ka bërë , duhet ta thotë vendimi i gjykatës së formës së prerë .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sula

                                                              Bravo Erjon Veliaj ! Puna jote ne Tirane eshte kudo e lexueshme. Nje pyetje per GjK-në: Po sikur nje grup terorist ta rembente kryetarin nga zyra dhe ta lironte pas 91 ditesh a do te shkarkohej ky kryetari nga keshilli bashkiak, nga qeveria apo presidenti ?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. I
                                                                ILIR

                                                                O patronazhiste dhe ju qe keni perfituar nga Erioni duke i bere fresk,nje gje duhet te dini ,qe Erioni dhe ai babai politik e kane shkaterruar T iranen e klane bere te pabanueshme per sot dhe per brezat qe vijne pas. Tirana sot eshte nje qytet pa lulishte ,pa uje,pa rruge me trafik katastrofe dhe me nje ajer helmues qe po shkakton cdo dite e me shume semundje te renda dhe vdekjeprurese.Tirana nuk ka menaxhim mbetjesh dhe liqeni eshte kthyer ne nje grope te madhe ujrash te zeza,qytet ku ujrat e zeza nuk trajtohen por perfundojne ne lumej e me pas ne det.Kjo te dashur komentues eshte Tirana dhe Shqiperia jone qe duam ne BE. Keto jane fakte reale dhe te pakundershtueshme,te tjerat jane llafe.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  NA MBYTEN IDJOTET GJYSME ANALFABETE

                                                                  Edhe CECENIT i paska ardhur radha te vetequhet ILIR ! Cfar nuk po shohim e degjojme sot nga gojet e felliqura te "Demokrateve" mesjetare , "kryeqytetas" ne toke te xanun , qe sot gjejne rastin t`i versulen E.Veliajt se perse ka zbatuar ligjet e shtetit ! Ata rronin si zotninj si ne kohen e Saliut te I , ashtu edhe te Saliut te II , pa pyetur per ligje e per rregulla , ndaj rrojne me nostalgjine e shtetit rrumpalle !

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. a
                                                                    akademiku

                                                                    zoti Ilir, Erioni i solli 1 milion njerez nga gerxhet e veriut apo jugut ne Tirane? Erioni iu tha skuadroneve te "tokes se zanun" ne Tirane "ti gezoni tapite? Jo! Erioni e gjeti tiranen si Kandahari dhe me aq sa eshte e mundur e pamundura, e ka kthyer ne nje qytet evropian. Degjo, ka akoma qytete sot ne perendim qe iu mungojne infrastruktura per trajtimin e mbetjeve si dhe ujrave te zeza, po punet behen me rradhe dhe sipas takatit te buxhetit bashkiak!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. D
                                                                    Diaspora

                                                                    Bravo Erion Veliaj raportin per Kryetarin e Gjykates Kushtetutes e ke pregatitur shume bukur qe do ta kishin zili te gjithe edhe njehere bravo ti i duhesh ketij vendit.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. .
                                                                      ....

                                                                      Një zot e merr vesh sa do t'i ketë argëtuar gjykatësit me këtë hartim patetik që paska shkruar. Të jetë vërtetë kaq foshnje nga mëndja dhe të mos e ketë të qartë se ndodhet para një toge që nuk sugjestionohet nga marrëzira të tilla që shkruan? Erjon Veliaj, mos harro, me bindje të plotë dhe sipas mësimeve të udhëheqsit tënd shpirtëror Edi Rama, ti arrite deri atje, sa në krye të bashkisë të sillje hajdutë profesionistë, duke ju dhënë atyre mundësinë që të bënin me fondet e shtetit çfarë ju donte kokrra e qejfit, që vetë të firmosnin dhe vetë të vulosin.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje