Shkarkimi i Begajt në Komision e Ligjeve/ Gjin Gjoni: Mori kompetencat e gjyqësorit

31 Tetor 2025, 11:08Politika TEMA
Shkarkimi i Begajt në Komision e Ligjeve/ Gjin Gjoni: Mori kompetencat e

Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po shqyrton kërkesën e Partisë Demokratike “për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës”.

Gjatë fjalës së tij në Komision, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Gjin Gjoni, renditi disa nga shkeljet që sipas tij Begaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai tha se dekreti për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ishte anti-kushtetues dhe Presidenti sipas Gjonit, ka marrë kompetencat e sistemit gjyqësor dhe ka shkaktuar konfuzion te zgjedhësit.

Gjoni shtoi se Begaj nuk mund të vijojë më të jetë kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit kombëtar.

“Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin e Presidentit Begaj. Ne jemi të bindur se Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Kemi arritur në konkluzionin që Begaj ka konsumuar 7 shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, mjaftueshëm për ta shkarkuar atë.

Konkretisht shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Begaj janë si vijon:

Dekreti antikushtetues për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë. Në kundërshtim me Kushtetutën, Begaj dekretoi zgjedhje të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, pa u krijuar nga pikëpamja kushtetuese vakanca.

Ka futur në ngërç kushtetues zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ka minuar legjitimitetin e tyre, duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e sistemit gjyqësor”, tha mes të tjerash Gjoni. 

3 Komente

  1. S
    Sadiu

    Ka zot apo nuk ka zot, të gjykoj Gjin Gjoni një prekuror dhe hajdut ordiner i cili ju shmang ligjit të vetingut, presidencën, kryeministrin e të japin ky mendime do të thotë që tek ne ka falimentuar çdo gjë dhe e tmershëme në çfarë duarësh është apo do të jetë kombi. Ka parlament këtu apo jo, por çfarë bënë drejtësia ndaj thirrjeve të këtij deputeti kriminel që bënë thirrje për trazira dhe puçe kriminale ndaj vëndit.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhin Xhonet jane armiqete e popullit demokrat

      Ku eshte Kuvendi i turpit, nuk perfaqeson shqiptaret por listen e mbyllur te hajduterve te Saliut, me xhin xhonin ne krye. Tash qe Saliut po i mblidhet litar, ka drite ne fund te tynelit.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Ketij soj juristi i mbyllet goja vetem duke i paraqitur opinionin e Gjykatës se Venecian per shkarkimin e Ilir Metës si president.Veprimi i Metes ishte shume i rende ne ate kohe,por Venecia nuk e quajti shkelje qe shkarkon nje president

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje