“Budalla je ti, ke dhënë para për të blerë mandate” - Degradon debati mes Shehajt dhe gazetarit: Kush të paguan? Kam ngrënë atë që s’thuhet

31 Tetor 2025, 09:21Politika TEMA
“Budalla je ti, ke dhënë para për të blerë

Një debat i ashpër në “Top Story” mes gazetarit Flogert Muça dhe kreut të partisë “Mundësia”, ka degraduar në akuza e ofendime.

Ata kanë debatuar me tone të ashpra, teksa Muça e akuzoi Shehajn se ka paguar për të marrë mandatin e deputetit.

Debati

Flogert Muça: Një opozitë e koncentruar dhe vetëm një parti politike në opozitë, bllok, apo më mirë e hallakatur si zogjtë e korbit që jeni bërë ju që përjetësoni Ramën në pushtet? Unë kësaj historie, kam disa lek, bëj një parti marr 2-3 deputetë

Agron Shehaj: Është fatkeqësi që njerëz të veshur me kostumin e analistit vijnë këtu, pa kapelën e militantit dhe flet.

Flogert Muça: E ke për mua?

Agron Shehaj: Po për ty e kam, absolutisht.

Flogert Muça: Jam militant?

Agron Shehaj: Jo, jo, t’i s’je militant, je më keq.

Flogert Muça: Unë nuk kam paguar ndonjëherë për t’u bërë deputet.

Agron Shehaj: Nga kush paguhesh ti, më thuaj?

Flogert Muça: Nga kush mendon ti. Kam kontratat e mia, kam punët e mia.

Agron Shehaj: Ke një portal ti? Si e financon?

Flogert Muça: Do të të jap llogari ty?!

Agron Shehaj: Shpjegoja qytetarëve jo mua.

Flogert Muça: Qytetarët mua më lexojnë.

Agron Shehaj: Sa gazetarë ke ti në atë portal, që mbështet nga mëngjesi në darkë Ramën?

Flogert Muça: Unë jam problemi, nuk është Edi Rama, jam unë tani? Nëse unë marr lek ndokujt bravo më qoftë, por unë nuk kam dhënë lek për t’u bërë deputet.

Agron Shehaj: Si i merr lekët?

Flogert Muça: Unë nuk kam paguar asnjëherë për t’u bërë deputet. Portali im ka ngrënë atë që nuk thuhet, duke të mbështetur ty dhe Erald Kaprin. Ti nuk më ke dhënë lek dhe të kam mbështetur në fushatë.

Agron Shehaj: Nga mua nuk merr para për atë punë.

Flogert Muça: Nuk marr pra nuk marr, se ti nuk jep tek unë, jep në vend tjetër. Unë për tu bërë deputet nuk kam dhënë para dhe as nuk do të jap. As për të blerë deputetë as nuk kam dhënë as nuk do të jap.

Agron Shehaj: Ti bën moralistin, na bën moralin këtu. Tregon ku i gjen lekët. A ke portal apo jo? Ku i gjen lekët?

Flogert Muça: Kam reklama, mo vlla. Shife në portal, budalla je ti.

Agron Shehaj: Ti i shërben Ramës dhe bredh studio më studio dhe thua që problemi janë partitë e vogla.

Flogert Muça: Ore ju jeni problemi. Unë nuk jap para për tu bërë deputet, unë nuk blej mandate deputeti.

Agron Shehaj: Kudo ku shkoj unë kam këtë përballë.

11 Komente

  1. L
    Ludoviku

    Ky Muca duket ftyr e keqe. Kot e mohon, sepse ne cdo studio qe shkon i sherben Rames.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrat Socialist

      Po ke te drejte, por edhe Shehaj i shërben Berishes, por duket qe sikur nuk eshte me te, më mirë si Flogerti qe eshte me Ramën, jo si zoti Agron Shehaj qe fshihet pas gishtit te Salës

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grida suma e top qenefit

        Por me fytyr e keqe dhe budalla eshte ky fshatari shehaj goni qe ngatrrohej me fjalet e veta,mek mek e nuk dinte cfare thoshte,dhe i dyti per budalla vinte gjeli i peqinit qe edhe gurmazi i dukej si gjel deti,jo vetem i shemtuar,por fliste kot me kot sa nuk durohej.... Grida e salianjit i dukej vetja si cuperline dhe ajo gusha gjithe rrudha si fishkaraqe,mjer lopcar salianji me ke shkon,dhe kjo e pavarura e top qenefit ishte dakord me senatin e sali kriminelit per tu strehuar servilet besnike te kryetareve dhe te mos votohen e te na rjepin derisa te vdesin

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lodi

          Zoti Lodovik! Po Bushati, Shkërllaku, kandidati spiun për President Artan Hoxha, Lubonja, e shum e shum byth lëpirësat që krimineli Berisha i paguan .

          Përgjigjjuni
        2. d
          doriani tirane

          ky maloku nga bulçiza ben si analist dhe gazetar shikoni ku arriti Tirona jone. vjen kokrra malokut dhe te ben kakardhi keci mes Tirones.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi

            Ah , o xerxebil I Laberise qe na turperove krahinen . Tall menderen me ty KY leifeni I E. Rames dhe mire ta Ben ! Labi I mencur , I mekuar me flladin e atyre cike vendeve , e refuzon me neveri frymen e skllavit ndaj ketij estabilshmenti mizori , ndaj kesaj kucedres me tre Koka : Berisha, Rama , Meta . T'i vazhdon te vegjetosh ne sqetullen e nje krimineli si Sali Berisha ...! Ik , more shelek I purthosur !

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Vetem analistet a Sales jane burra te mire dhe ketij Gjonit nuk ja mban trapi t'u flase si ketij qe e shajne se anon nga e majta,se nuk duhet te kete analistet e majta por vetem Çima,Shkullaku,Fushata,Lala,e shume te tjere qe e kane trajnerin tek Syri dhe nuk e njohin pluralizmin politik,se edhe vete Berisha e kundershtoi ne 1990 kur i tha Ramizi

              Përgjigjjuni
              1. v
                velo

                Krye hajduti Shehaj bëhet deputet....!!!! Kjo është e tmershme...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazetari i kazanit

                  Flogerti armën me të fortë ka argumentin nuk flet rroma përtoma panvarësisht se b..lëpirësve nuk u pëlqen,ndërsa ky që blen mandate me lekë është një hiç dhe b...lëpirës i Saliut.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lela nga Vlora

                    Përse e shani z. Muça? Përse nuk vrisni mendjen e të irritoheni me deputwtët e kanë blerë deputetllëkun? Pra Agron Shehaj bërtet për të mos kthyer përgjigjen për pyetjen e Florian Muçës, kjo tregon se ai vërtet e paska bler të qënët deputet në vitin 2021, ai jepte lekë që të blente votat. Turp kush bërtet kundër Edi Ramës një njeri për turpin e Shqipëris si Agron Shehaj. A prisni tju mbaroj punë deputeti i partis “Muundësia”? Këta janë Agron Shehaj dhe Adriatik Llalla dhr Florian Binaj. E çfarë e ka gjetur Shqipëtinë me këta lëpirësa të vjetër që e mbajnë vehten për të rinj!

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      lali qelia

                      Verej se Shehaj ne asnje moment nuk e mohon te kete blere karrigen e deputetit. Edhe partine e ka bere qe te kape ndonje leje ndertimi nen shembullin e Tom Doshit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje