Krasniqi: Po krijohet precedent i rrezikshëm me shkarkimin e Veliajt, mund të ndodhë në çdo bashki

31 Tetor 2025, 09:00Politika TEMA
Krasniqi: Po krijohet precedent i rrezikshëm me shkarkimin e Veliajt, mund

Analisti Afrim Krasniqi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se me shkarkimin e Erion Veliajt pas kërkesës së këshillit bashkiak të Tiranës, po krijohet një precedent i rrezikshëm në vend, ku mazhoranca shkel Kushtetutën, e cila i mbron drejtuesit e zgjedhur vendorë.

“Vendimi më i keq i mundshëm që mund të marrësh mos me marr vendim siç ka ndodhur të paktën në disa raste vitin e kaluar, raste shumë të njohura dhe nuk arrihet dot të bëhet pesçja dhe ky do ishte zgjidhja më e keqe që mund të na japë Gjykata Kushtuese. Vendimi më i mirë për mua - unë personalisht nuk e pranoj idenë që një ekzekutiv ose një këshill bashkiak mund t' ndërpres mandatin një të zgjedhuri publik, për pretekste të ndryshme. Se po ta donte për ta bërë, pse s’e bëri pas tre muajsh po e bëri pas shumë muajsh që ke munguar tre muaj. Kështu që do krijoj një precedent që çdo mazhorancë në Shqipëri me një lëvizje këshilltarësh do shkarkonte të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë dhe Kushtetuta jonë është ndërtuar në mënyrë të tillë që t'i japë imunitet mbrojtës kryetarëve të bashkive në ushtrimin e funksioneve si një pushtet tjetër”, tha Krasniqi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN

Në vazhdën e këtij argumenti, Krasniqi nënvizoi se ai pret që Gjykata Kushtetuese, ku do të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, t'i vërë fre këtyre vendimeve të ekzekutivit që prekin autonominë e qeverisjes vendore.

“Ndaj unë mendoj që në aspektin profesional personalisht do mirëprisja një vendim që të sanksionojë këtë lloj parimi, që i zgjedhuri nuk mund të shkarkohet me makinacione që vijnë qoftë nga lëvizje politike apo qoftë nga vendime të këshillit bashkiak apo qoftë edhe nga ndërhyrje të ekzekutivit”, theksoi Krasniqi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. 

4 Komente

  1. n
    nga shiu ne bresher

    Ketu vazhdon sundimi i kolere-shallvare ziut, rethuar nga cingije dhe dylbera, pa goje, por qe ngrohin mullaqet ne postiqet e ngrohte.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Daja

      Po le të krijohet precedenti,deri sa të mbarojnë hajdutët ose të pranojmë që jemi të gjithë si popull hajdutë

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        Te jap te drejte per keto qe thua ,por nuk je thelluar pse ndodhin pikerishte keto shkelje . Nuk po vazhdoje, te komentoje se ne cdo rast i kam shprehur ,ku strehoen lepujt qe kane ngrene karrota pas shpines se popullit .

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Kur jep mend dhe nje deficent dhe katunar si Karsniqi ai vend ka marre fund.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje