Analisti Preç Zogaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për thirrjen në SPAK të ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, për hetimet mbi 21 janarit, u shpreh se ai ka patur rol figuranti dhe se pas tij do të thirren me radhë, deri te Berisha.
“Është një ngjarje. Basha ka qenë Ministër i Brendshëm, ka qenë i pranishëm vetë. Basha ka patur atje një rol figuranti, aktori kryesor që e ka përfaqësuar, për të prishur provat, për të avancuar një narrativë sikur kanë vrarë njëri-tjetrin, publikisht i ka marrë përsipër kryeministri Berisha. Madje edhe përpjekjen për të akuzuar protestuesit që kanë kryer vrasjet me çadra pistoletë, thika me helm...
Thirrja e Bashës është e pashmangshme. Për mua përbën një zhvillim thirrja e tij. Hetimet për 21 janarin po zhvillohen. Edhe thirrja e Ministrit të Brendshëm. Do të thotë kanë për t’u thirrur me radhë, edhe Berisha. Ai i ka dalë zot vetë publikisht.
Është shumë e rëndësishme që ky hetim po zhvillohet. Është mbajtur për shumë gjatë”- tha Zogaj.
Prec Zogaj bohet edhe karagjoz tash. Po si more Prec spiuni thua qe Basha ka qene figurant ne 21 janar? Ai ishte Minister i Brendshem, mos e bente si figurant ate detyre?! Saliu, Basha, dhe grupi i tyre i zjarrit me Kulicaj e kriminele te tjere duhet te ulen ne banken e te akuzuarve si vrases. Te tjere do akuzohen per prishje te provave te krimit, keta jane ata qe fshine kompiuterat dhe doktoret maskarenj te Saliut si ata mjekoligjoret.