Ulsi Manja zhvishet në mes të Kuvendit: Hajt të shohim kostumi i kujt kushton më shumë

30 Tetor 2025, 19:58Politika TEMA
Ulsi Manja zhvishet në mes të Kuvendit: Hajt të shohim kostumi i

Ulsi Manja është përfshirë në disa replika me Sali Berishën në Kuvend.

Kjo, pasi Berisha iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë se ka një regjistrim të tij.

Berisha akuzoi Manjën se ka paguar kreun e SPAK, Altin Dumani, që të mos dalë ai regjistrim, por e paralajmëroi se “nuk ka shpresë” për të.

“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi, edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh,” por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë”, tha Berisha.

Deputeti i PS-së i ndërhyri nga vendi, ndërsa Berisha e akuzoi si të “inkriminuar” dhe vazhdoi:

“Ku i ke kostumet? I ke fshehur apo i ke hequr?”

Në një moment, Manja hoqi xhaketën në shenjë reagimi dhe u shpreh:

“Hajt t’i nxjerrim kostumet dhe të shohim sa kushtojnë, i imi dhe i joti.”

Berisha vazhdoi me çantat luksoze:

“500 mijë euro janë veç nga çanta, i ke me regjistrim? I ke kërkuar një çantë Louis Vuitton dhe të kanë pyetur për kë e do? “Ti sjell unë bashkë me dosjen dhe fashikullin, përveç se ke marrë 500 mijë euro, i ke kërkuar dhe një çantë Louis Vuitton dhe të kanë pyetur për kë e do, pastaj pjesën tjetër s’po ta them.”

Ish-ministri Manja iu përgjigj:

“E kam pyetur ChatGPT a ka çantë 500 mijë euro Louis Vuitton, më ka thënë jo. Sa për kostumet, jam gati ti bëjmë eksperimentim, se vetëm copa e kostumit që ke ti bën dy mijë euro.”

5 Komente

  1. K
    Koli

    Lol , deputet ky?!

    Përgjigjjuni
    1. n
      nope

      nje robqir qe merret me nje tjeter robqir.....

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        I "forte" plaku Mere i nxjerr nga binaret koqet e pastaj tallet me ta se ka rregjistrime.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z

          Bir Selmani nenes ke te qime me pare.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar

            Nivel i larte debati.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje