21 Janari, ish-kandidati i Berishës: Ngjarja më e zezë e historisë, Mark Nikës i dhashë pamjet

30 Tetor 2025, 22:13Politika TEMA
21 Janari, ish-kandidati i Berishës: Ngjarja më e zezë e

Gazetari Aulon Kalaja e ka cilësuar 21 janarin si ngjarjen më të zezë të historisë së demokracisë shqiptare, teksa komentonte në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, thirrjen në SPAK të ish-kreut të PD, Lulzim Basha.

“Të jemi realist, është një ngjarje që ka gjakuar bulevardin. Domethënë që nga viti pas masakrës së 2 prillit, pa diskutim kjo është ngjarja më e zezë. Unë kam marrë pjesë në protesta, kam organizuar protesta dhe standardi i protestave të gjakohet bulevardi, e kam shprehur dhe atëherë, kam qenë gazetar për një televizion tjetër. Normalisht është ngjarje shumë e rëndë. Unë nuk besoj që duhet të vendoset drejtësi tani. Ka 15 vjet që drejtësia duhet të kishte folur për këtë çështje”, tha Kalaja në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Në vijim ai shtoi se e ka takuar xhaxhain e Aleks Nikës dhe atij i ka dorëzuar pamjet e protestës dhe momentin e të shtënave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Atë zotërinë që ti kishe në lidhje direkte. Unë i kam dhënë pamjet kur kam punuar te televizioni Ora atëherë, për të ndjerin. Zoti Mark po më ka ardhur. I kam marrë nga arkiva dhe ja kam dhënë sepse interesohej për këtë çështje. Nga ana tjetër pa diskutim që ka folur Strasburgu. Strasburgu është gjykata më e rëndësishme, pa diskutim, ka thënë që të hetohet dhe të ndëshkohet i gjithë zinxhiri komandues që ka kryer këtë ngjarje”, u shpreh Kalaja më tej në  “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Por sipas gazetari ka dhe një anë tjetër të protestës së 21 Janarit për të cilën duhet të flitet, ku Kalaja bën me faj Partinë Socialiste, asokohe në opozitë për mënyrën si e organizoi tubimin, të prirur drejt dhunës dhe shkatërrimit të institucioneve.

“Por nga ana tjetër ka pasur një organizim të dhunshëm në datë 21 janar. Unë kam qenë dijeni se si Partia Socialiste ka hedhur shumë para për atë protestë edhe ka paguar autobusë nga të gjitha anët e Shqipërisë. Njerëz të cilët nuk kanë qenë thjesht protestues, por kanë qenë njerëz që paguhen në çdo protestë. Kanë qenë njerëzit më problematikë të qyteteve të caktuara, të cilët kanë qenë të rekrutuar për këtë protestë. Mund të ketë kushtuar diku te 300.000 euro. Mirë ajo lloj proteste që është zhvilluar më 21 janar, sepse janë marrë gjithë njerëzit që kanë qenë problematikë nëpër protesta dhe u janë dhënë hunj, pra kanë qenë të pajisur me hunj dhe me sende të tjera. Dhe nuk ka qenë protestë, ka qenë demonstratë. Dallimi midis protestës dhe demonstratës është shumë i madh. Pra, demonstratë do të thotë të demonstrosh dhunë. Dhe ka qenë një protestë me skenar, e cila ne e kemi parë disa ditë më përpara se si shprehej lideri i opozitës së asaj kohe sot kryeministri Edi Rama se çfarë do përfaqësonte kjo lloj proteste”, deklaroi Kalaja.

5 Komente

  1. I
    I pagabueshmi

    Cdo krim civil apo shteteror duhet te investigohet dhe jepet drejtesi! Se kuptoj kur thua eshte vone! Nese nuk do ishte ndalur me dhune hetimi ndoshta do te kishim patur drejtesi! Kusha dha urdher per te shtene??!! Kaq thjesht dhe ne burg! Demostruesit u qelluan jashte ambjenteve te nje institucioni! Njeri nga viktimat ishte me duar ne xhepa!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti i Fush-Krujes

      Po te ishte vetem me te degjuar kete palacon e Saliut mendon se ky njeri meriton te jete mu ne maje te atyre qe drejtojne shtetin . Por kur e sheh ne televizion me figure e ze e ku e ben jeten politike , duhet ti besh mutin me ne maje te kokes . Te hiqesh kaq parimor gjate dites e ne darke te shkosh ti lepish bythen e fishkur e te kallaisur me mut SALIUT prej frike nga tere ato krime qe ka bere kjo nuk gjej fjale per tu shprehur . O njeri me dy faqe e i pacipe i pranojme te gjitha qe thua qe megjithse duken fantazi te Saliut se jane harxhuar 300 mije Euro po protesta behej per vetem nje rast 700 mije Euro . Te thashe fantazi e Saliut se ai i sjell me lek njerzit ne protesta kjo eshte e provuar jo vetem njehere . Po e pranojme qe ishte ishte e dhuneshme sepse i provokoj Sali qeni protestuesit qe tek ura u nxorri makinat shihedhese qe te mos afroheshin . Po dhuna nuk i justifikon vrasjet o te vrafshin me buke ne goje ty e ku te dhemb me shume , pa lere qe te katert u vrane jashte oborrit , asnje duke ushtuar dhune e asnje duke hyre ne deren e kryeministrise apo duke djegur ate sikurse benit juve nen udheheqjen e Yllit ne ngitje Lulezim SALI BASHA , kujtohu . Sa mund te kishte vrare qeni Sali ne nje rast te tille 3 - 400 e deklaroj menjehere pasi i vrau keta te katert .

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ne e dinim me 22 janar kush ishte autori i krimit.Ishit ju zagarët dha bashkëpuntorët e NON GRATËS që thonit të kundërtën.Njerëz të degraduar dhe oportunistë.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iso

          Ti je nje putane e vogel aulon,pse gjithe ato protesta edhe me te dhuneshme qe ka organizuar pd haleja duhej te vriteshin protestuesit.Ne qofte se ps paska patur faj per organizimin,ju jeni te dhjere ne faje per te gjithe organizimet e protestave kriminale.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Vata

            Kjo vemje e pështime , jo Kala që nuk aësht po dhe gazetar asht turp me e qujt . Sipas tij , të gjithë gazetarët e tjerë kanë ba sehir në atë miting , vetëm ky ka dhanë kontribut për zbardhjen e problemit . E bukura e kësaj meseleje asht se ky ka punue gazetkar në një televizion anonim që as emni nuk i mbahet mend . Pas 14 viteve kujtohet të tregojë për kontributin “themelor” që ka dhanë për zbardhjen e ngjarjes . Ky , jo deputet që nuk duhet ba , po as në rrugicën e parlamentit nuk duhet lanë me u afru . Dhe me që nuk u ba dot deputet , dhe u ba shumë mirë , duhet me marrë belin e me punue baçen që i ka dhanë reforma agrare e Sal efendiut dhe të mos na çajë dërrasa me budallalliqet e tij .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje