Çuçi zbardh arsyet pse nuk duhet ngritur komision hetimor parlamentar për "çështjen McGonigal"

30 Tetor 2025, 21:11Politika TEMA
Çuçi zbardh arsyet pse nuk duhet ngritur komision hetimor

Bledi Çuçi foli në emër të shumicës në Kuvend pse duhet rrëzuar kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për të ashtuquajturën "çështja McGonigal". Mes arsyeve që renditi, Çuçi tha:

"Nuk ka objekt hetimor të përcaktuar ligjërisht sipas parashikimeve të nenit 5 të ligjit për komisionet hetimore, ku pika 3 e këtij neni parashikon: ngritjen e komisionit hetimor kur ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme që dëshmojnë për ekzistencën e një çështjeje, për të cilën është i nevojshëm hetimi;

Cënon seriozitetin dhe reputacionin e institucionit parlamentar", deklaroi Çuçi në Kuvend.

Sipas tij hetimi në SHBA është kryer, vendimi është dhënë dhe përgjegjësit janë dënuar.

"Asnjë zyrtar shqiptar nuk është përfshirë, dhe çdo pretendim i opozitës është rrëzuar nga faktet dhe dokumentet zyrtare.Prandaj, me votën tuaj ju ftoj të qëndroni në lartësinë e misionit që keni për të mbrojtur Kushtetutën, t’i jepni peshën e duhur", deklaroi Çuçi.

1 Komente

  1. R
    Real

    Pse vertete besoni se mazhoranca do lejoje qe te krijohet komision parlamentare per hetimin e lidhjes se palloshes me Gonin e FBI ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje