Sali Berisha, ka shkaktuar të qeshura në sallën e parlamentit përpara se të dilte në foltore. Ai vendosi në vendin e Edi Ramës një foto të kryeministrit me Charles McGonigal.
Në këtë moment, kryeparlamentari Niko Peleshi i tha Berishës se nuk lejohen posterat, ndërsa ky i fundit vendosi ta marrë me vete në foltore.
Berisha tha se mediat kanë interes për këtë, por në një moment kur ai shikon në galerinë e parlamentit, nuk kishte kamera dhe gazetarë.
Në këtë moment, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Peleshit dhe qeverisë duke thënë se i kanë hequr gazetarët sepse i kanë tmerr.
Niko Peleshi: Sikur kemi thënë që nuk lejohen prezantimet me postera, analog apo digital.
Sali Berisha: Ma jep mua këtu ma jep. E vendos këtu se mediat e duan këtë. Shoh gazetarët... Nuk qenkan këtu fare. I paske hequr ë? Ah ça jeni ju, haha, a çfarë jeni. Keni frikë dhe tmerr nga mediat ju po hajde.
Po te vjen fundi Sali krimineli.