Rrëzohet në Komisionin e Ligjeve kërkesa e PD për shkarkimin e Presidentit Begaj

31 Tetor 2025, 12:13Politika TEMA
Rrëzohet në Komisionin e Ligjeve kërkesa e PD për shkarkimin

Rrëzohet në Komisiomin e Ligjeve kërkesa e paraqitur nga opozita për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër. 

7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë:  

Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës 

Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë 

Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore 

Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’ 

S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025 

Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve 

I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private. 

1 Komente

  1. G
    Gjergji

    Nuk eshte nevoja, Rama e shkarkon vete me te vetet kur ti doje trapi a ti kerkohet...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje