Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi motivet që kanë çuarr në thirrjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK të premten për t’u pyetur për ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011. Sipas Zogajt, SPAK do të duhet të hetojë disa aspekte të kësaj ngjarjeje të rëndë, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës, prishjen e provave dhe pastrimin e skenës së krimit.
“Është arritur në konkluzionin se kjo është një krim shtetëror, janë vrasje shtetërore dhe nga kjo pikëpamje Gjykata e Lartë i kërkon SPAK-ut që të hetojë në tre aspekte.
Një është për të hetuar për vrasje në rrethana të cilësuara, sepse nga hetimi i mëparshëm i prokurorisë së Tiranës dhe nga gjykimi i mëparshëm vrasjet janë konsideruar si vrasje nga pakujdesia.
E dyta i kërkon që të hetojë për shpërdorim detyre, sepse dikush ka shpërdorur detyrën, sa kohë që ata e cilësojnë si vrasje shtetërore dhe e treta hetojnë për prishjen e provave, për pastrimin e skenës së krimit. Nga kjo pikëpamje, unë mendoj se SPAK-u ka një hapësirë, ka shumë lëndë, si me thënë, për të hedhur dritë dhe është detyrë e SPAK-ut që të hedhë dritë për të trija këto çështje.
Minimalisht, nja dy-tre gjëra janë flagrante. Flagrant është refuzimi i urdhërit të Prokurores së Përgjithshme për të ndaluar, jo për të arrestuar, oficerët që ishin të pranishëm dhe ishin protagonistë në këtë skenë krimi. Dhe drejtori i policisë së Tiranës në atë kohë, apo i policisë së shtetit, s’e mbaj mend mirë, Burgaj është urdhëruar nga kryeministri i vendit që të refuzojë prokurorinë. Kjo ka bërë bujë të madhe në Shqipëri në atë kohë.
I gjithë trupi diplomatik, vendet, partnerët dhe presidenti i Francës janë habitur se si mund të pengohet zbatimi i një urdhëri të prokurorit për të hetuar rreth një skene krimi ku janë vrarë katër njerëz. E, e dyta ka të bëjë me prishjen e provave, pengimi i prokurorëve për të hetuar në kohë reale në moment. Së paku 48 orë, ndoshta edhe më shumë, autorëve të kësaj masakre që të ndërhyjnë, të prishin prova që i ka zbuluar FBI-ja dhe nuk i ka zbuluar prokuroria jonë.
E para është fshirja e serverit të kryeministrisë, i cili ka filmuar para dhe brenda nuk e di ç’ka filmuar, por ai është prishur sipas FBI-së, duke filluar nga mesnata e 22 janarit deri në orën pesë të mëngjesit.
Ndërhyrja në armën e ish-komandantit të Gardës, Andrea Prendi, FBI-ja ka zbuluar se ai ka ndërruar tytën e armës. Dhe ka dhe elementë tjerë që lidhen me pastrimin e skenës së krimit.
Thelbi i hetimit është të hetohet nga doli kush urdhëroi, pse u qëllua mbi turmë, pse qëlloi garda mbi turmë në një kohë kur demonstrate”- tha Zogaj.
Je I sakte Prec. Te presim cdo gatuaj drejtesia.
Edhe nje gje duhet te hetoje SPAK, pse Preci shkumbezon kut flet studio me studio.SPAK duhet te hetoje ne se kjo eshte pasoje crregullim fizik apo vjen si pasoje e emocionit ngaqe te gjithe e dine se po flet nje ishspiun i sigurimit te shtetit dhe qe e ka pranuar edhe vete ne studio live. Preci dhe gjithe opinioni publik e di se thirrja e Berishes eshte per te zhurmuar superskandalin e fundit te Bela 50 milioneuroshit.