Fituesja e zgjedhjeve për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini ia dedikon fitoren Partisë Socialiste dhe njerëzve që e besuan. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se të gjitha vendimet që do të marrë kur të jetë në krye të këtij institucioni do të udhëhiqen nga forca dhe dashuria e këtij qyteti.
“Faleminderit nga zemra, Vlorë. Siç e thashë edhe në orët e para të mëngjesit të kësaj dite, fitoren time ia dedikoj së pari Partisë Socialiste dhe padyshim, të gjithë njerëzve që më besuan dhe atyre me të cilët e për të cilët do punoj në këtë sfidë të rëndësishme!
Të gjithë hapat që do të hedh dhe vendimet që do të marr, do të udhëhiqen nga forca, dashuria dhe përkrahja që më dhuroi ky qytet, për ta bërë jetën e të gjithëve ne, më të mirë!
Ju jam shumë mirënjohëse!”, shkruan Mersini në rrjetet sociale.
Ajo fitoi me mbi 78% të votave kundrejt rivalëve të saj në garë Dionis Sota dhe Gjergji Nika.
Reagon kandidati i mbështetur nga PD
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, ka reaguar pas humbjes së thellë përballë kandidates socialiste Brunilda Mersini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sota ka falënderuar të gjithë ata që e votuan dhe mbështetën gjatë kësaj fushate,.
Sota thotë po ashtu se në 9 nëntor doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar, duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë.
Ai thotë gjithashtu se kjo nuk është rruga e duhur për të shkuar në Europë, por është rruga e duhur për të shkuar para dyerve të SPAK.
Reagimi i Sotës:
Ju falenderoj nga zemra tẽ gjithë ju që besuat tek unẽ dhe tek vizioni qẽ shpalosa: Njẽ Vlorẽ Evropiane pẽr tẽ gjithẽ!
2333 zemra tẽ sinqerta,tẽ lira dhe plot shpresẽ pẽr qytetin tonẽ tẽ dashur. Ndjesẽ qẽ ndoshta nuk ishte koha e nevojshme për ta shpalosur edhe më gjerẽ programin tek tẽ gjithë bashkëqytetarët. Ndjesë edhe për ata të cilët nuk arrita ti bindja për pastërtinë,sinqeritetin dhe dashamirësinë e vërtetë që kam për Vlorën.
Gjithashtu u drejtohem të gjithë vlonjatëve:
Më 9 Nëntor ra miti i kështjellave, doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë pa përjashtim me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë më të madhe,duke më telefonuar edhe mua,kandidatin rival. I telefonuar 2 herë nga shtabi socialist pa e ditur aspak se kë po telefononin! Drejtues administratash që organizuan takime elektorale vetëm për kandidatin e PS. Të verbuar dhe totalisht në mosrespektim të barazizë zgjedhore duke deklaruar hapur si drejtues institucional se punon e lufton për PS. Kjo nuk është të punosh për popullin,kjo është të mbash peng popullin.
Nuk është kjo rruga për të hyrë në Evropë dhe për tu kthyer ně Evropianë, kjo është rruga për të emigruar në Evropë dhe është rruga më e sigurtë për të shkuar drejt dyerve të SPAK.
Unë e dua Vlorën me shpirt sepse kur linda u frymova me këtë ajër dhe energji,u rrita mes miqsh e shokësh me vlera të vërteta besnikërie e korrektësie. U rrita nga një familje e devotshme me parime të pathyeshme dhe këto parime,këtë energji dhe këtë karakter do të vazhdoj ti çoj përpara dhe sa të mundem ti trashëgoj brezave që vijnë!
Ky është vetëm fillimi!
Zoti e bekoftë Vlorën dhe vlonjatët
kryebashkiake me 7% te votave - tallni rakun tallni
E fillove se prapthi. Dedikoja fillimisht qytetareve qe te votuan dhe atyre qe nuk te votuan se do t’i perfaqesosh te gjithe.
MOJ TURI DERE, SIÇ KE TURINJT KE DHE TRURIN. DUHET TE THUASH JU FALENDEROJ TE GJITHE POPULLIN E VLORES TE MAJTE DHE TE DJATHTE TA BEJME VLOREN ME MIRE SEÇ E GJETA. VLORA NUK KA NEVOJE PER NGJYRA POLITIKE POR PER NDRYSHIM