
Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, theksoi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.
Spiropali u shpreh se “në Shqipëri nuk ka të paprekshëm”, duke e cilësuar këtë si dallimin kryesor mes qasjes së mazhorancës dhe “politikës së vjetër, që me akuza penale ndaj kundërshtarëve bën politikën e ditës.” Ajo shtoi se “secili mban përgjegjësi para ligjit, para vetes dhe para elektoratit.”
"Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjyaktës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë. Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndermarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet.
Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë." - tha, mes të tjerash, Spiropali.
Pas Belindes e ke rradhen ti.
Ne shqiperi nuk ka te paprekshem? Kriminelin Sali Berisha e keni cdo dite ne parlament, pra do te thote qe eshte i paprekshem, prandaj shko e tregoi tek militantet keto perralla. Ne Shqiperi merren neper kembe te drejtat e individit, ndersa te forteve nuk iu preket as qimja e flokut, turp t'ju vije, jeni te pafytyre!
Mashkull bajat eshte kjo.
Skeni cfare ti beni USA ju se e di se si veproni!
Me e mira