Presidenti Begaj dekreton emërimin e Ermal Dredhës si ambasador në Zvicër

10 Nëntor 2025, 17:26Politika TEMA
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Ermal Dredhës si ambasador

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi ditën e sotme emërimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Më herët për emrin e Dredhës si ambasador u arrit dakordësia e plotë mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Jashtëm parlamentar.

Deputetët e vlerësuan vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një diplomat të këtij niveli, duke e cilësuar Dredhën si një nga emrat më të përgatitur në shërbimin e jashtëm shqiptar.

Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet.

Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. 

4 Komente

  1. S
    San Gjyzepe

    Presidenti me pall kari

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Kriter qe te emerohesh ambasador eshte te behesh rezil nga KM! Pra, vjen si kurorezim i deshtimit dhe shuplakave te bosit!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salih

        Bravo Bamkè...!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Këno koqia

          I thanë Lomit ha mut o shoki. E haj tha Lomi, por me kusht të mos ketë qime

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje