Pjesëmarrja e ulët e votuesve në garën për 5 bashkitë, Kume: Politika i ka demotivuar qytetarët

10 Nëntor 2025, 16:30Politika TEMA
Pjesëmarrja e ulët e votuesve në garën për 5

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara dje në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat, ku u vu re një pjesëmarrje shumë e ulët e qytetarëve në votim.

Kume u shpreh në studion e News24 se mosbesimi i qytetarëve ndaj politikës është bërë një faktor kyç në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje, për shkak të sjelljes së forcave kryesore politike.

“Nuk pritej ndonjë pjesëmarrje që të befasoheshim në këto zgjedhje. Nuk jam befasuar nga ky reagim i qytetarëve. Ishin zgjedhje jashtë radhe dhe u bënë vetëm për kryetarin e bashkisë, ndërsa dihet që një pjesë e mirë e elektoratit nxiten nga kandidatët për këshillin bashkiak.

Një arsye që duhet parë me vëmendje është demotivimi i zgjedhësve për shkak të asaj që bëjnë aktorët kryesorë politikë në vend, mazhoranca dhe opozita, që kanë përgjegjësi të mëdha. Sjellja e tyre gjatë viteve ka shkuar drejt asaj që e bën qytetarin mosbesues”, tha Kume.

Ai kritikoi gjithashtu partitë e reja opozitare, të cilat sipas tij “nuk kishin si objektiv krijimin e sinergjisë për një rezultat pozitiv, por shmangien e përgjegjësisë”.

“Ishte propozimi i tyre që të gjejnë një kandidat jo politik, por pasi u arrit kjo, si duket nuk kishin interes të arrinin rezultat, por të shmangnin mbajtjen e përgjegjësisë,” përfundoi Kume.

3 Komente

  1. S
    Shqiperi e shqiptareve

    Ore si ka mundesi qe ne te gjiths mediat e per te gjitha ceshtjet vetem vllehe dalin?!?! Si puna e ketij me shoke?! Zot shtepie ne shtepi te huaj, i thone kesaj....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Punonjes i Albpeterolit qe nuk Ekziston

      i Nderuar Kume:politika "Post-demokratike"..ka Prodhuar : 1-Zhvendosje Demografike te Shqipetareve pa Kriter,,sipas Sali Berishes me Teorine e Tokave te Lira.. 2-Shkaterrimi i asaj Industrie qe kishim...dhe me SKANDALOZE..Shkaterrimi i Uzinese se Perpunimit te Naftes ne Ballesh..-Mallakaster....(A mendoj dikush nga Qeveria se c´fare do te behet me Popullsine e kesaj Zone???)) 3-Politika Shkaterruese e Fimave Piramidale..i Varferoj Shqipetaret dhe e coj Shqiperine jashte Europes.. 4-Politika me Qeverisjet Disfatiste te Bythelepirjes se Ambasadoreve..dhe Shtetareve te Huaj..ka sjelle vetem EKSOD...te pa-organizuar ku Shqipetaret Paguanin "Vdekjen" me Metorskaf Drejte Italise....dhe se Fundi Anglise... 5-Korrupsjoni Madhore ..per te mos Thene Korrupsjoni-Kriminal i Politikaneve...si dhe Sitemit Gjyesore dhe Shendetesore... 6-Per nje Vende Pune duhet te PAGUASH.....pra sistemi Socjal nuk Ekziston... Shkurt:Fajet i ka ai qe Udheheqe...sepse ne Populli-"Kokepalare" i Monika Kryemadhit dhe Like Floririt e kemi Kuptuar me ne Funde se Politikanet jane shume me Afere Krimit..sesa Ndjenjes per te bere Detyren dhe Sherbyer Popullit.. @@Mjafte eshte Mjaftre:Na keni Vjedhur..Mashtrua..Genjyer...dhe dhene "Thesin e pashprese te Refugjatit" rrugeve te Europes...te ndjekur nga Iliegaiteti i te qenit te Huaj.....atehere :Pyes Perse do te Votoj Berishen??Per Breket e Grua se Zenit???Per Vrasesin Berisha...dhe Basha Fatmir MEDIU QE bLLOKOJNE EDHE iNICJATIVAT qe cojne Shqiperine me afere Europes??

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjosa

        Për komentusin ' Shqipëri e Shqiptarve ; Po të mos jenë Komuniteti vital Vllah ,kësaj nuk i thonë më Shqipëri ,por TURQI ,TURQ ,Mngol, Sirjanë ,Avganë,Talebanë, d.m.th.Sali,Hamdi,Isuf,Sherif,Sherefedin,Muhamet ,Mahmut,Abdul,dhe në fund Nastradin se nuk mund të numurojmë gjithë Azinë .Mbaje gojën Zylyfkar kur të përmëndësh autoktpnët dhe po je shqiptar ndro emrin dhe bëje ZAMIR emër Shqiptar.Ju ngeli bytha përpjetë dhe thoni jemi Shqiptar , JOOOO vetëm Shqiptar nuk jeni...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje