Analistja Brizida Gjikondi komentoi procesin zgjedhor të 9 nëntorit, për zgjedhjet e pjesshme vendore. Gjiondi u shpreh se PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, ndërsa theksoi se edhe vota e Vlorës, është një mesazh që duhet lexuar mirë nga PS.
“PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, nuk investoi as strukturat e saj në këto bashki, mbështeti formalisht qytetarë që u ofruan për kryetarë bashkish. U tregua më ‘e ndershme’, në kuptimin që nuk mori pjesë dhe nuk mban pasoja.
Ka dalë e dërrmuar nga 11 maji, nuk i ka interesuar të investojë në 9 nëntor, strukturat I ka të shkatërruara. Bëhet fjalë për kryetarë bashkie, jo këshilla bashkiak. Është në krizë për persoanlitete. PS ka pushtet dhe kur ke pushtet je gjithësesi më joshës.
Sa i takon PS i takon të bëjë një reflektim të thellë. Vota e vlonjatëve flet shumë, ai indiferentizëm që ka qenë dje, ka ndikuar. Kandidatura është e disata herë që vjen me urdhër nga lart, nuk zgjidhet nga baza.
PD si parti e lidhur me fatin e Berishës. Nga momenti që ai vetë është I kompleksuar komplkeson edhe PD ndoshta është më mirë që të arrijë pikën e fundit si parti, që të ngrihet më fuqishëm. PD i mungojnë zërat që vënë gishtin në plagë.” -tha Gjikondi në studion e News Hour.
Te gjitha strukturat e foltores se vicidolit jane te shpartalluar nga Konispoli deri ne Vermosh qysh se Vampiri I vicidolit 82vjecar beri sulmin banditesk fashist mbi Shqup dhe nxori me force nga zyra kryetarin legjitim te PDs Lulzim Basha. Qysh ate dite ne tere Republiken foltorja u shkermoq si Kripa ne uje dhe sot ndodhet ne gjendje mjerane taman si strukturat e Hamasit ne Gaza pas pushtimit Israelite.