Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

11 Nëntor 2025, 08:30Politika TEMA
Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë

Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar thirrjen e Sali Berishës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për 21 janarin, u shpreh se ish-kryeministri duhet të thotë përpara drejtësinë të vërtetën e vet për këtë ngjarje kaq të rëndë.

“Dy momente duhen evidentuar, mendoj unë, që në lidhje me zotin Berisha, SPAK-u po lëviz në dy çështje. Një çështje është çështja e privatizimit të klubit “Partizani”, në të cilin përgjegjësia e tij ngjan domethënë kryesisht e tipit favorizues, por që është vështirësisht e mbrojtshme, po flasim pikëpamjet e vërtetimit të përgjegjësisë drejtpërdrejt.

Zoti Berisha, në qoftë se ka ndodhur favorizim, ka ndodhur nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, ajo çështje u hap.

21 janari është një nga çështjet më tragjike që e ka njollosur demokracinë shqiptare.

Ne, në emër të pajtimit kombëtar kemi tejkaluar një ngjarje të madhe përgjegjësitë e atyre që bënë 1997-ën, të cilët mund të kenë qenë dy krahëve.

Por ama, ngjarja e 21 janarit duhet zbuluar, dhe këtë kuptim zoti Berisha e ka shumë të vështirë. Duhet ta kapërcejë edhe atë që thotë, që po thotë se është zoti Rama që e ka penguar drejtësinë, se unë kam kërkuar hetim ndërkombëtar. Çfarë hetimi ndërkombëtar ka kërkuar zoti Berisha? Zoti Berisha duhet ta thotë përpara drejtësisë atë që është e vërteta e vet. Edhe nëse ai s’ka qenë urdhëruesi që qëlloni apo zbatoni ligjin në këtë formë të tillë, prapë se prapë ai ngarkohet me përgjegjësi të rënda për një ngjarje si kjo”- tha Nazarko.

3 Komente

  1. M
    Munika

    Ky kriminel gjakftohte asnhehere a'ka thene te verteten, te cilen kete radhe duher ta thote drejtesia

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

      aman. me ne funt po na gezon nje drejtesi per kriminelin sali po sali berisha. nuk ka vetem 21 janarin. saliu. ka 97 98. ka gerdecin ka. partizanin. po ku numerohen krimet e kermes sali berish shpellarit. ai duhet varur ne mes te tiranes

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Vata

        Vemendje ka dale nje nga vllezerit Naz - arko emri Mentor nuk te jep mend ti ke lindur LLOZ o M. Nazarko ; kurse vellahu tjeter Shpetim nga marangoz u be kavanoz per....!!!!!! Shume vemje nxorren koken ne kete.................... " pluralizem " te kontrolluar nga strukturat okulte te sigurimit te shtetit sipas platformes se Ramiz Alise......!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje