Berisha në SPAK, Shehi: Paraqitja me protestues para gjykatës, rruga e gabuar. Opozitës s’i duhen tifozë

7 Janar 2025, 13:55Politika TEMA
Berisha në SPAK, Shehi: Paraqitja me protestues para gjykatës, rruga e

Kreu i LZHK Dashamir Shehi u shpreh se paraqitja e ish-kryeministrit Sali Berisha në gjykatë më protestues nuk ishte rruga e duhur.

Shehi shprehu mbështetjen e tij për SPAK duke thënë se drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj, ndërsa theksoi se opozitës nuk i duhen aspak tifozë dhe shfaqje të tilla, por ka nevojë për mbështetjen e popullit.

“Të shkosh me protestues para dyerve të SPAK nuk është gjë e mirë. Këta letrat i dorëzojnë në SPAK dhe këtë akuzojnë. Tifozët jashtë dyerve, nuk e shoh si diçka pozitive, mendoj që për mua është një rrugë e gabuar.

Sa për paraqitjen e tij në SPAK mund të them që ka reflektuar. Por tashmë po humbin një pjesë të qytetarëve që janë korrekt dhe që ka nevojë opozita, opozita nuk ka nevojë për tifozë, por për popullin.

Muajin tjetër do ta thërresin sërish, çfarë do të bëjnë? Sërish me protesta? Unë them që është e gabuar. Nëse dalin dhe më thërresin mua, çfarë të bëjmë të shkojmë të gjithë me tifozë.

Ne e dimë që nuk është një shtet normal që ka thyer rregullat, por kjo është një strukturë e re që ka mbështetjen ndërkombëtare. Unë e theksoj që drejtësisë së re duhet t’i japim mbështetje, por ne duhet t’i lëmë të qetë të bëjnë punë e tyre”, tha Shehi në një intervistë në “News Line”, në ABC News.

3 Komente

  1. v
    visi

    O Dash vetë shpellarët dalin në mbrojtje të Sali non gratës sepse aq kuptojnë prandaj quhen shpellarë.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Qelbesirat shpellare keto forma reagimi njohin, prandaj ky kriminel mafioso duhet gjykuar nga gjykatat nderkombetare, pasi nuk ka bythe zonja Davidhi te jap vendim per keto ceshtje.

      Përgjigjjuni
      1. y
        ylli

        Ky Shehi ka gjithe jeten ne politike me votat e PD-se..sja mban te dalin vetem se smarin asnje deputet.. Kot edhe PD-ja me keta kryetar fantazma, qe edhe grate e tyre nuk i votojne..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje