VIDEO/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike

7 Janar 2025, 12:55Politika TEMA
VIDEO/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Sauk të Tiranës, për të ndjekur nga afër punimet në kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare ku do të akomodohen me zyra disa agjensi që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike.

Në këtë kompleks do të akomodohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike(ACESK) si dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF).

Gjatë inspektimit Rama vlerësoi standardin e këtij investimi që po kryhet, për shkak edhe të aktivitetit të sigurisë që do ushtrohet aty.

"Kompania është shalqi me provë. E rëndësishme për ne kjo godinë. Është një godinë e standardit të sigurisë së lartë për vetë aktivitetin që kryhet, qoftë nga Agjencia e Mbrojtjes Kibernetike që ka marrë një rëndësi të veçantë dhe ka bërë përparim të konsiderueshëm dhe është pajisur me teknologji të fjalës së fundit që na vë në vendet e lartë të sofistikimit për mbrojtjen, qoftë për inteligjencën financiare që ka një punë të ndjeshme, një agjenci kyç qoftë për sa i përket daljes së Shqipërisë nga lista gri, qoftë si përpjekje për të luftuar evazionin dhe paratë që vijnë nga veprimtaritë kriminale, godinë me rëndësi", tha kryeministri.

 

4 Komente

  1. S
    Skrapar

    Boll ua dhe parat tona hajdutve oligark të ndërtimit por bëji rrugët e lëna rrugëve që lidhin skraparin me përmetin dhe korçën!!. Harram ta kesh votën që të ka dhënë populli i skraparit!.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Soni

      Ktheji pergjigje Shehajt per 20 km rruge...1.6 miliard

      Përgjigjjuni
      1. t
        tallava vazhdon gjithandej

        Shtro or bythet, ne pune dhe mos u zuzareps neper gjithe vendin, sapo zbret nga avioni,me kete sancon tende ballukun, sikur jeni inspektore ndertimi. Le qe cfare pune do te bej mendja tende e cunguar prej piktori, kur njohurit per shkencat e tjera, i ke te nderprera, mbas klases 8. Vilajeti jone ka mbetur te drejtohet, nga haneme e ekonomise linda.

        Përgjigjjuni
        1. l
          landi

          Po ne mos e ke gjetur edhe kete zevendesen o Cari....je kryeministri me i peshtire ne historine e shtetit shqiptar ! e ke kthyer ne llum qeverine dhe PS...o i pacipe

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje