VIDEO/ Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

7 Janar 2025, 09:13Politika TEMA
VIDEO/ Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim

Kryeministri Edi Rama ka pritur në qytetin e Vlorës rabinin Yosiyahu Yosef Pinto.

Në një postim në rrjetin e tij social Rama shprehet se ishte ‘një privilegj që të vizitoja bashkë me të Vlorën, ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre’.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thekson se së shpejti në atë zonë do të nisë puna për ndërtimin e një muzeu Hebraik.

“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

5 Komente

  1. ?
    ?

    Yoshiyahu Yosef Pinto, një figurë fetare e njohur ndërkombëtarisht. Rabini Pinto ka qenë subjekt i hetimeve ndërkombëtare për pastrim parash dhe është dënuar në Izrael për korrupsion. Akuzat dhe dënimet ndaj rabinit Yoshiyahu Yosef Pinto: - Mitmarrje dhe korrupsion: Në vitin 2014, rabini Pinto pranoi fajësinë për përpjekjen për të korruptuar një oficer të lartë të policisë izraelite, duke i ofruar ryshfet në këmbim të informacioneve mbi një hetim që po zhvillohej ndaj tij. - Dënimi në Izrael: Për këto akuza, ai u dënua me një vit burg dhe një gjobë prej 1 milion shekelësh (rreth 250,000 dollarë amerikanë). Ai filloi vuajtjen e dënimit në shkurt të vitit 2016 dhe u lirua në janar të vitit 2017, pas përfundimit të dënimit. - Hetime për pastrim parash: Organizata e tij “Mosdot Shuva Israel” është përfshirë në hetime për pastrim parash dhe aktivitete të tjera financiare të dyshimta, duke ngritur shqetësime mbi transparencën dhe ligjshmërinë e veprimtarive të tij financiare.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Sa turp, nje kryeminister per takim koke me koke me nje Raba/in....... kur ndodhi kjo, a nuk eshte rruges per Kukes per te marre avionin ky si semure bythlepirs....ne vend qe te rregulloj dritat, hekurudhat e lulishtet e parqet qe nuk egzistojne me..etj..apo mendon ta bej Rabinin Minister te Jashtem.....lol

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Rabini ka detyre te larte ne hierarkine Cifute, nuk ka ardhur si njeri privat. nese eshte apo jo i korruptuar, kete e gjykon shteti Izraelit. Sa here qe Edi Rama kerkon te beje nje investim te mire per Shqiperine, hidhen talibanet e Saliut ne sulm, te sabotojne cdo investim, nuk e shikojne dot Shqiperine te rregulluar. Edi Rama ka vizion, kerkon ta beje Shqiperine shtet me rregulla, dhe po ja arrin.

        Përgjigjjuni
    2. d
      dritan

      Në fakt një muze i tillë na mungon sepse çifutët e kanë rrujt shumë për Shqipërinë..

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Pa çifutet,Kosova do te ishte akoma nen Serbi,nuk me duket pak,madje me gjithe problemet we kane ne shtepine e tyre,nuk hezituan te njohin Kosoven,ku aktualisht kane edhe perfaqesine ne Jerusalem!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje