“Rikthim në skenën e krimit” - Berisha në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

6 Janar 2025, 21:00Politika TEMA
“Rikthim në skenën e krimit” - Berisha në SPAK,

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej aty, Berisha shfaqi vesin e vjetër duke sulmuar sërish drejtësinë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Kjo sjelljeje e ish-kryeministrit, i cili është nën hetim nga SPAK, u komentua nga analisti i njohur Frrok Çupi, i cili tha se sa më shumë që Berisha lufton drejtësinë, aq më shumë fajtor është për veprat që ka kryer.

“Sa më shumë lufton kundër SPAK, kundër mazhorancës, kundër drejtësisë, kundër viktimave që i ka shkaktuar vetë, do të thotë se aq shumë fajtor është. Shfaqja e tij para SPAK, para publikut, të cilin e ka rrënuar, është shenja e kthimit në skenën e krimit”, tha ai.

Më tej, analisti Çupi pohoi në “Tirana Live” se:

“Sulmet që i bën Dumanit, sulmi që i bën SPAK, është një fjalor me vetveten. Sali Berisha ka qenë njeri me probleme të mëdha me veten e tij dhe ai tani ka ikur në drejtim të paditur. Fakti që lufton drejtësinë, një institucion, që është i pacenueshëm, ai tenton që të barazojë veten me një objekt tjetër, i cili është duke e hetuar. Ai e ka sulmuar SPAK me njerëz, me turma, edhe në kohën kur kanë nxjerr njerëzit për të bllokuar rrugët”, shtoi ai.

2 Komente

  1. u
    une

    Ky ka shkuar per lesh. Ska faj ,mosha, "lufta" e gjate anti-Berishe, vaksinat, ilacet e skaduara bejne punen e vet. Tani ka filluar edhe te ngaterroj konceptet. Ja c'thote me lart: Ai( Berisha) tenton te barazoje veten me nje objekt tjeter i cili eshte duke e hetuar. Pra sipas analistit , z.Berisha po hetohet nga nje objekt sic eshte psh ndertesa apo zyrat e SPAK apo ndoshta makinat, tavolinat , kompjuterat apo objekte te tjera te punes . Te ngaterrosh konceptin e nje objekti ku kryejne veprimtarine organi i hetimit me organin e hetimit, nuk eshte nje lapsus por nje shkarje logjike qe tregon shume se derrasat kane filluar te kalben dhe logjika e luftetarit anti-berishe ka shkuar ne drejtim te paditur

    Përgjigjjuni
    1. T
      TIRONA

      une nqs kruhesh me Frokun je ti corbellupites i skizofrenit te deklaruar karaxhic!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje