Boçi justifikon mungesën e grupit Bardhi në protestën para SPAK: Kanë angazhime të tjera, shyqyr që nuk erdhën

7 Janar 2025, 10:18Politika TEMA
Boçi justifikon mungesën e grupit Bardhi në protestën para

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shprehet se mungesa e disa deputetëve të PD, përfshirë Gazment Bardhin në protestën para SPAK për Berishën, lidhet me angazhimin e gjithanshëm të PD para zgjedhjeve.

Sipas Boçit deputetët nuk e kanë me detyrim të marrin pjesë në këto angazhime, në një kohë që PD është në fushatë dhe aksion politik.

“Energjitë tona nuk janë të përqendruara vetëm te SPAK, jemi në organizim total dhe në aksion politik dhe nuk jemi të përqendruar me të gjitha forcat te SPAK, nuk jemi në luftë me SPAK.

Në varësi të angazhimit të çdo deputeti në terren, nëse e ka të mundur vjen, nuk është e detyrueshme, është opsionale.

Shyqyr që nuk erdhën të gjithë, kemi shpërndarë forcat, kemi njerëz që merren me terrenin, ka njerëz që merren me programin, kanë qenë në angazhimet e tyre politike, kanë pasur komunikime. Bardhi ka qenë në aktivitetin e tij politik, jemi në një fushatë”, tha Boçi.

4 Komente

  1. M
    Mirë e ka Luçi , s’lihet DASMA per SHKARPA !

    Si mendoni ju , t’e LENË DASMËN DHE T’É SHKOJNË PËR SHKARPA ?!!!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Punokan me turne keta te PD. Gaz Bardhi me disa deputete paska qene turni trete, ishin duke fjetur, prandaj nuk erdhen ne protesten e Saliut para SPAK. Harrojne keta qe Saliu te gjitha i mban ne ate bllokun , dhe ti nxjerr ne momentin e duhur. Pse nuk e di Saliu qe Gaz Bardhi sapo ta kete ne dore Berishen, do ja hedhi qenve ta shqyejne?

      Përgjigjjuni
    2. O
      Opozita e re

      Bobo cfare genjeshtre! Jane dy grupe qe duan ti hane koken njeri tjetrit.Secili ka hallin e listes,ca sikur mbeshtesin e ca sikur jane kunder Spakut.Pune hajdutesh e kriminelesh...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ky vemja Boci eshte fytyre idioteske

        Ky bolja nga Elbasani eshte nje idiot i llojit te vet. Me keta te klonuar nga Saliu PS fiton cdo zgjedhje edhe oer te pakten 20 vite.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje