Berisha paralajmëron: Kjo pranverë duhet të jetë e protestave të mëdha

24 Mars 2022, 13:03Politika TEMA

Berisha paralajmëron: Kjo pranverë duhet të jetë e

Sali Berisha nga foltorja e parlamentit, ku po zhvillohet një mocion me debat për rritjen e çmimeve ka bërë fajtore qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi aktualisht  në mes të një krize energjitike, rritje çmimesh dhe një epidemie të gripit të shpendëve.

Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen të protestojnë dhe që kjo të jetë siç e quajti ai, pranvera e protestave të mëdha.

“Kjo vdekshmëri ka në bazë vetëm vjedhjen. Sepse Kosova, Maqedonia shtronte tre herë më shumë në spitale ndërsa këtu tregoheshin filma me kodra me të vdekur. Hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjes. Nuk ka ndjenja. Vijmë pak te energjia.

Lajmëtari i parë i rritjes së çmimit të energjisë është vetë kreu i qeverisë. Nuk ndodh në botë të bëhesh aksioni i çmimeve të naftës pa pasur vetë aksione. Jam dakord që tregu ka pësuar goditje nga lufta në Ukrainë. Por në Shqipëri si në asnjë vend tjetër paguhen 4 taksa dhe tre tarifa.

KESH nuk publikon çmimet me të cilat ka eksportuar energjitë. Ka zbrazur kaskadën në kundërshtim me ligjet e vendit. 29 metër nga thellësitë ka zbrazur kaskadën e ujit. Çfarë lidhja ka energjia elektrike me naftën. Është energji ujore me koston më të ulët. Le të vijmë më tutje. Ushqimet. Çfarë ndodh me ushqimet. Çdo shtet ka rezervën strategjike. Unë nuk kam asnjë xhelozi për lidhjet e kryeministrit. Nuk mund të pranoj që importuesi numër një i grurit të mos jetë garantues të paktën edhe për dy muaj. Si ka Kosova. Nuk po them si ka Gjermania apo Franca.

Inspektorët që dalin nëpër dyqane kanë zemër vetëm paranë. Nuk kanë asgjë tjetër. Na sollën edhe gripin e pulave. Duke shkelur çdo ligj. Mbahej secret qeveritar një sëmundje që duhet të deklarohet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Po bëhet problem jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.  Kjo pranverë duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha”, deklaroi Berisha.

11 Komente

  1. K
    Kapedani

    Askush nuk do dali ne protesta te nxitura nga ty o kriminel , do te ndjekin vetem nje tufe shpellaresh dhe disa kriminele qe te ngjajne ty.Ti je aq maskara sa e di mire qe çdo figure tjeter e paperlyer ne poshtersite e tua do ta trondiste Ramen por ti o kriminel se ke hallin tek populli por tek shpetimi familjes tende.Por nje gje e di mire si ti si Ilir Meta qe nje dite do i paguani te gjitha.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapedani

      Askush nuk do dali ne protesta te nxitura nga ty o kriminel , do te ndjekin vetem nje tufe shpellaresh dhe disa kriminele qe te ngjajne ty.Ti je aq maskara sa e di mire qe çdo figure tjeter e paperlyer ne poshtersite e tua do ta trondiste Ramen por ti o kriminel se ke hallin tek populli por tek shpetimi familjes tende.Por nje gje e di mire si ti si Ilir Meta qe nje dite do i paguani te gjitha.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Denis

        rrot kari ke qene gjithe jeten dhe rrot kari do vdesesh o malok i ndyre

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denis

          rrot kari ke qene gjithe jeten dhe rrot kari do vdesesh o malok i ndyre

          Përgjigjjuni
          1. e
            eli

            Te lumte doktr mortja.Gjithe gazin lotsjelles keni per te ngrene.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              O Sali, o Hero, gjith' Shqipria n'burg te do!

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Rrofte Platoni që na ka formuluar dhe shpjeguar mitin e shpellës.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesia

                  Kjo pranvere do jete e fundit per ty dhe familjaret e tu,ne rresht drejt burgut te lezhes!

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    po te jene budallenj shqiptaret te besojne ty

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      john

                      Po more, te dhjefsha Sheqeren qe te ka pjelle.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Po mire, dilni e bjerini legenit sic i bini, kujt po i plas.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje