Juristja Brizida Gjikondi,u shpreh se koha e Sali Berishës ka përfunduar. Ndërkohë që komentoi vizitën e Berishës në Bruksel, tha se retorika e tij është thjesht dinake.
Sa i takon kritikave që Berisha bën për reformën në drejtësi, i cilëson si të pabaza dhe jo të mirëqëna, duke marrë parasysh që reforma në drejtësi është një ndër pikat kyçe të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sipas saj kjo formë e Berishës e të bërit politikë, jo vetëm që nuk i jep vota, por në një mënyrë apo një tjetër ai po punon çdo ditë për fitoren e Edi Ramës.
“Dekriminalizimi ka qenë i krahut të Bashës, madje Basha kërkoi edhe ‘vettingun’ e politikanëve, por që nuk u realizua. Mund të duket edhe si çudi apo ironi, por Berisha çdo ditë po punon për fitoren e Edi Ramës.
Fjalimi i Berishës sot duke goditur gjithë gjyqtarët, ‘vettingun’ dhe reformën në drejtësi është komplet një gjë që çon ujë direkt në mullirin e Edi Ramës. Reforma në drejtësi që është një prej formave më të mbrojtura edhe Bashkimi Europian, që e mbështesin ndërkombëtarët dhe është një prej pikave kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian tregon që Berisha është dinak në mënyrën se si trajton tezat e tij dhe politikën që bën.
Është një person që ka kapitulluar. Ai e di shumë mirë që populli mbështet reformat në drejtësi. E gjitha është retorika që atij nuk i çon fare vota. Unë mendoj që Berisha nuk e di se ku e ka pasur Rama me derë, por po punon për Edi Ramën”, tha Gjikondi.
Ndërsa komentoi deklaratat e fundit të Berishës, Gjikondi tha se e ka përdorur policinë gjithmonë si “mashën” e tij për të goditur kundërshtarët politikë.
“Mendoj që kush ka qenë aplikues dhe ka pasur aplikacione jashtë ligjore nuk duhet të bënte pjesë e radhëve të policisë së Shtetit. Kush ka pasur akses në aplikacione jo të ligjshme isha pro edhe për testin që u kërkua atëherë për testin e drogës.
Sa për zotin Berisha, ai e ka pasur policinë si mashën e tij për të goditur kundërshtarët politikë. Shpresoj që tani që po përpiqemi të marrim standardet e BE policia të ketë pavarësinë e saj.
Dhe kam përshtypjen që zoti Rama është i shumë ngjyrave dhe nuk ka komplekse që merr funskionarë, nga një krah apo tjetër. Aktualisht policia është mirë, por mendoj që ka ende punë, por sidomos pjesa e rrogës duhet të jetë më prioritet”, u shpreh ajo.
Lini një Përgjigje