Rama: Në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro

10 Prill 2025, 09:09Politika TEMA
Rama: Në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve në një lidhje direkte në rubrikën “Sy m’sy”, ku tha se gjatë qeverisjes së tij, paga mesatare në Shqipëri është rritur dy herë.

Ai tha se në vitin 2024, sipas INSTAT-it, paga mesatare në Shqipëri është 1000 euro, ndërsa në 2030 paga mesatare në Shqipëri do të jetë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar.

“Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithshme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë.

Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht është se kur unë i them gjërat që janë në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve, i kanë të prekshme.

Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas.

Apo kur them se ne në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro, ata që i marrin këto paga e dinë se ky është thelbi i gjësë, që na jep mbështetjen që ne kemi”, theksoi ai.

6 Komente

  1. v
    v

    O Rameeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee Jane zgjedhjet se kush do jete ne pushtet nga viti2025-2029, per se kush do jete ne 2030 jane zgjedhje te tjera Rameeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee A e kuptoveeeeeeeeeeeeee

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi Berisha

      Vetem nje buf kenete nuk e kupton Gjigandin Global!

      Përgjigjjuni
    2. m
      mekopartizani

      O Rameee, bjeru kokes se ky popull ashtu e do, futi dhe nga nje rrene dhe ju lezetohet po he.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al

        Po cmimet o rame sa do jene sna ke thene gje akoma..

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fitore

          Me ritjen inflacion , normale qe shkone dhe me shume. Gjigand je ne nje moment ku hyne ne histoire si demokrat modern dhe autokrat , eshte zgjedhja juaj . Fito zgjedhjet dhe fill mbas fitores theritet kongresin per zgjedhje te kryetarit te ri dhe kryeminister , ne te kundert .,....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fuck you!

            Me votoni mua! Ne 2050 rroga 5000 euro! Edhe cfare jane burra mbi 80 vjec, do kene 2 te dashura me te drejte nderrimi cdo 6 muaj...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje