"Berisha s’ka hall të arrihet negociata, por të faktorizohet", Gjikondi: I demoralizuar, i hapet dosja e “21 Janarit”

14 Mars 2024, 09:31Politika TEMA
"Berisha s’ka hall të arrihet negociata, por të

Juristja Brizida Gjikondi komentoi arritjen e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe “Rithemelimit”, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Ajo u ndal të figura e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se ai e gjeneron ekzistencën përmes kaosit dhe dhunës. Më tej, Gjikondi u shpreh se Berisha është demoralizuar pasi i hapet dosja e “21 Janarit”.

“Berisha është dinak. Ka qenë makiavelizmi i Berishës dhe përdorimi i Bardhit për t’u faktorizuar. Dëgjuam amerikanët, britanikët, gjermanët dhe BE-në për negociatën.

Në gjithë këtë histori Berisha s’ka hall të arrihet negociata, por do të faktorizohet. I pëlqen të jetë kaos dhe rrëmujë, pasi ndryshe ai harrohet.

Berisha e gjeneron ekzistencën vetëm nga konfliktet, nga dhuna dhe nga të qenit ai dirigjent. Edhe heshtjen e Nokës e shoh që po manovron në fushë shahu se si do e drejtojë situatën.

Në fushën e shahut Noka është kali. Njeriu më i ndershëm ishte Tritan Shehu. Berisha ishte i demoralizuar se i hapet dosja e ‘21 Janarit’. Mbylli dosjen ‘Partizani’. Atëherë filloi dhe kaosi në Parlament.”, tha ajo  e ftuar në “Real Story” në ABC News. 

 

Lini një Përgjigje