Edi Rama: Ekonomia e Shqipërisë është më mirë se çka qenë ndonjëherë, dhe drejtësia po ashtu

13 Mars 2024, 19:26Politika TEMA
Edi Rama: Ekonomia e Shqipërisë është më mirë se

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Pogradec është shprehur se Shqipëria ndodhet në një fazë të re, në një transformim historik, ndaj Partia Socialiste duhet të zgjerohet dhe të fuqizohet.

Rama tha se sot kufijtë politikë janë lehtësisht të kapërcyeshëm, pasi njerëzit kanë kuptuar se interesi i tyre është më i rëndësishëm sesa përkatësia partiake.

“Të gjithë po e kuptojnë se vota nuk është biletë për stadium, për të bërë tifollzëk për skuadrën e zemrës. Vota nuk është çështje zemre me sy mbyllura ndaj realitetit dhe mendjen e fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht për të parë se çfarë të vlen më shumë”, tha shefi i qeverisë.

Ndër të tjera ai u shpreh se ekonomia e Shqipërisë është më mirë se çka qenë ndonjëherë, dhe drejtësia po ashtu.

“Shqipëria është në një fazë të re dhe ky progres kërkon garanci. Për këtë arsye ne na duhet ta fuqizojmë PS, duhet ta hapim dhe që më shumë se çdo herë tjetër, duhet të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale, duke synuar që përmes çdo organizatë në çdo komunitet ne të kapërcejmë kufijtë partiakë, që sot janë më të kapërcyeshëm se ç’ishin para disa vitesh, si rezultat i kthjellimit të njerëzve të zakonshëm mbi rëndësinë e interesit të familjes e komunitet sesa përkatësisë partiake.

Të dhënat e zgjedhjeve të fundit na e kanë vërtetuar dhe po ashtu mënyra sesi po zhvillohen gjërat në Shqipëri janë një arsye më shumë që t’u japim njerëzve më shumë.

Të gjithë po e kuptojnë se vota nuk është biletë për stadium, për të bërë tifollzëk për skuadrën e zemrës. Vota nuk është çështje zemre me sy mbyllura ndaj realitetit dhe mendjen e fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht për të parë se çfarë të vlen më shumë.

Përtej kësaj, ky nuk është një proces se kemi zgjedhje nesër. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm. Ne duam të krijojmë kushte optimale për njerëzit e përfshirë. Kjo na jep neve mundësinë t’i bëjmë gjerat me shumë më tepër fuqi. Pogradeci ku jemi sot është një shembull kuptimplotë, se PS është një garanci për progresin. Në momentin që i beson PS në drejtimin e një komuniteti, ti ke garancinë se do të ketë ndryshime pozitive. Ky është fakt.

Ashtu si e kundërta ka ndodhur. Kur fatet e komunitetit i janë lënë dikujt tjetër, komuniteti vetë ka parë se ka ngecur. Po të shohim në kontekstin e përgjithshëm, Shqipëria është në një fazë transformimi historik, që nëse4 përmbyllet si duhet, nuk ka kthim mbrapa. E mira s’ka fund!

Ekonomia sot është më mirë se çka qenë ndonjëherë, por nuk është aq mirë sat ë konsiderohet i mbyllur ky cikësh qeverisës.

Drejtësia po ashtu është në një tjetër fazë. Edhe për drejtësinë është hapur porta e re, por padyshim se pas asaj porte ka një rrugë për të përshkruar.

Pozicioni i Shqipërisë te ndërkombëtarët është më i mirë se ndonjëherë.

Të gjitha këto janë drejtime ku duhet të institucionalizojmë rezultatet dhe progresin dhe për këtë duhet PS”, tha Rama.

6 Komente

  1. A
    And

    Po cthua o I uruar...kam ceshtje divorci ka nje vit nuk caktohet seanca ....ku jeton o njeri.....o zot

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Ekonomi në Shqipëri?! Di gjë njeri çfarë prodhojmë ne?!????

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropiani nga Shqipëria

        Jo detyrimisht sasia ndikon në cilësinë. Si na mësoi marksizëm-leninizmi shoku Edi. Rritja e PS - së me djem e vajza të reja shumica e të cilëve shpresojnë të kapin ndonjë punë shteti dhe punësim në projektet që menaxhon Linda me OJF dhe të korruptuarit e shumë organizatave ndërkombëtare nuk të mbron nga kritikat dhe pisllëqet që ke bërë dhe po bën. Mund të fitosh zgjedhjet. Por jo shqiptarët.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KJO BOTË ESHTË ME RROTA.

          Pensionistet jane mos me keq . UROJ NGA THELLESIA E SHPIRTIT ZOTI MË DEGJOFTË, QË PLEQERINE E THELL KRYEMINISTRI TA JETOJË VETEM ME 200 MIJË LEK TE VJETRA NE MUAJ . ATY DO TA KUPTOJ VUAJTJEN E PENSIONISTEVE ME TE DISKRIMINUAR TE BOTES.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            O Evropiani nga Shqipëria po si fitohen zgjedhjet mor djalë !? Me votat që japin shqiptarët,jo me ato të grekëve.Bëji të fala nga posht ballkonit sali malok non gratës,mos harro.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Universi shpresa ime

              Po KY zgjedhjet I ka të fituara se ska kush e konkuron. Sikur vetëm administrata dhe familjarët e tyre të votojn e kalon pa lagur fare. Deri edhe Kur zaho të rritet e ka Gati karrigen

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje