Deputetja e PD-së Flutura Açka, duke komentuar dialogun ndërmjet PS-së dhe Rithemelimit për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe kthimin e jetës normale parlamentare, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.
Postimi:
Me gjuhën e tij kanalhanshe, kryeministri ynë i nderuar iu sul sot çdo shqiptari që dyshon se çdo marrëveshje e tij politike me Foltoren, është e dyshimtë dhe se është vetëm përsëritje e marrëveshjes famëkeqe e vitit 2008, mes tij dhe Berishës. Aty po e nis edhe qartësimin për shqiptarët:
Ju, zoti Kryeministër, jeni njeriu që keni humbur çdo besueshmëri për të bërë rolin e atij që ka ndonjë dije për rolin e tij në postin e tij. Ju jeni sjellë gjithë kohën tuaj në pushtet si kryetari i PS-së, një herë si “rilindas”, një herë si shofer me timon, një herë si dajrexhi, dhe herë-herë edhe si politikan. Dhe në konceptin shqiptar të politikanit, ju jeni një politikan, përderisa po i jepni një kockë edhe manovristëve, po të flas me terminologjinë e përdorur dje nga shpura e “idiotëve” që jua paskan prishur rehatinë.
Ju, zoti Kryeministër, nuk doni zgjedhje të ndershme në këtë Shqipërinë tonë, ju keni luftur me gjithçka ju kanë dhënë shqiptarët si privilegj, që të mos e sillni vullnetin e tyre në Parlamentin e tyre. Ju nuk do t’i hapni listat, me qëllimin të sillni po këtë konstelacion butakësh pesimistë dhe perfidësh manovristë, vetëm për pushtetin tuaj. Që t’i zgjidhni ju deputetët dhe vetëm për pushtetin tuaj.
Ju, zoti Kryeministër, nuk do të sillni vullnetin e Diasporës shqiptare në politikën tonë, sepse i trembeni si djalli temjanit asaj, sepse ajo është Opozite prej vërteti dhe do ta ndryshojë Shqipërinë për kah Europa, jo Europa e ekraneve luksoze dhe e fjalimeve tuaja, por për kah Europa e vërtetë ku ajo, Diaspora Shqiptare, plot sa gjysma e jonë, jeton dhe meriton të respektohet nga kjo gjysma brenda vendit. Ju do të dilni edhe kundër Gjykatës Kushtetuese për këtë, pra kundër shqiptarëve, vullnetin dhe fatin e të cilëve ajo mbron.
Ju, zoti Kryeministër, nuk i doni shqiptarët të ndihen të barabartë para votës, sepse talleni me ta, dhe nëse ka një gjë që do të mbetet prej jush vërtet, janë përtalljet gjatë shëtitjeve tuaja zgjedhore që iu bëni shqiptarëve, duke u hargalisur me ta, ngaqë ia dilni t’i fyeni dhe madje t’u rrëmbeni edhe buzëqeshje kënaqësie nga fyerja që iu bëni. Kjo më është dukur përherë ana juaj antinjerëzore, e tillë, që nuk do të kisha dashur ta shihja nga kryeministri im. Batutat tuaja janë kthyer tani në fjalorin urban të qyeteteve dhe periferive dhe me ç’shoh kjo ju pëlqen, fundja kohë tallavash po jetojmë. Për ju një vlonjati vlen sa gjysma e një kuksiani, përderisa në Kukës duhen 13 mijë vota, dhe në Vlorë 7500 vota për një deputet.
Ju, zoti Kryeministër, krijuat sistemin e patronazhistëve, një rrjet të frikshëm që i tejkaloi madje edhe ata të ngritura nga Sigurimi i Shtetit. Jo vetëm që nuk ndiet ndonjë pikë turpi, por i duartrokitët, përgëzuat dhe i sponsorizuat, duke grabitur të dhënat e të njëjtit sistem që na e shitët si fitore të digjitalizmit kombëtar. Madje shkuat deri në dokëndisjen e madhe të kontrollit me satëlitet tuaj me emrin e madh Albania1 e Albania2, që do t’ua bënin rrup-sup shqiptarëve. Ju jeni nëna e cerimangës marrafrymëse të shqiptarëve. Ju, bashkë me shpurën tuaj, nuk po lini shkollë, institucion, klinikë, universitet pa e anëtarësuar në partinë tuaj mavi, që po iu shkaton mavijosje edhe lëkurës së shqiptarëve, dhe lirisë së tyre.
Ju, zoti Kryeministër, bashkë me manekinët, buratinot, marijonetat, kukullat, maskat, xholët tuaj, të cilëve iu jepni formën e statuetave tuaja larushane, krijuat për shqiptarët totemin e buratinos së Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, me të cilin keni negociuar dikur, sikurse me manovristët e sotëm. Madje që ta shtrini përdhe për vdekje, jeni ndihmuar me një dorë të fuqishme edhe nga Foltorja jonë, edhe nga manovristët tanë, që të jetë më i helmët plumbi. A thua se ai nuk është Ata politikisht. Në fakt, ju nuk e keni me Lulzim Bashën, por me një frymë te re që mund të pështillet rreth tij, me njerëz që duan një Shqipëri normale, një politikë me erë njeriu dhe politikanë me integritet. Ju e dini se Luli është shënjestra juaj më e dobët, dhe ju fuqi deri aty nuk keni dhe e bëni shembull të fletë-rrufeve tuaja socialisto-foltoristo-manovriste.
Kur flet dhe ti ,qe le femine ne spital te semure deri sa vdiq ,e vajte te dashnori ,eshte krim ate qe i bere femijes tendē ,nuk ke surat te dalesh neper TV e te besh moralin ndeshmerine ,je dhe ti nje nga ato ( idiote ) qe thote Rama .
Ti Flutura pa krahe ja ke fut kot. Je llodhur dhe ke harxhuar kohen,energji kot qe ke shkruar gjthe keto gjera te paqena per Edi Ramen. Urrejtja jote dhe e disave si puna jote tregon se sa shume po vuan nga sukseset e punes se Edi Rames si kryminister., Persa i perket besueshmerise qe thua zotrote,Rama ka shume besim te popull dhe popull ka besim te ai se asnjehere nuk i ka zhgenjyer,ka punuar mire,po bene gjera te mira mbi te gjitha sigurine dhe qetesine e njerzeve. Kujtoni njehere kohen e eger te Sali Berishes qe, nje socialist nuk mund te thoshte nje fjale se e vdisnin me te rrahur policete e tij.Demokracine jo e jo qe nuk e njiihte Saliu por drejtoi me nje grushte te hekurt sa edhe drejtesia ishte ne duaret e tij dhe te bente gjemen,te nxinte jeten. Epo sot ato nuk jane se PS-te me Edi Ramen i zhduku dhe solli demokracone e vertete.Prandaj para se te flasesh keq per Edi Ramen,beje nje analize se kaluares se zeze kur drejtonte idhulli yt Sali Berisha.Jepi tjetrit ate qe i takon.
Fytyra pasqyra e shpirtit.
...dhe shqiptaret i do acka pa placka...dhe pa tru ne finale.
Z.Acka! Kujt ja thua.Tani eshte teper vone . Asnje nuk i ndal marveshjet Berisha - Rama.Gjysma e popullsis kullot nga favoret e Berishes dhe gjysma tjeter nga te Rames . Emigrantet qe ju mendoni se dota ndryshojne Shqiperine jane dhe ata te ndar si populli shqiptare. Per te hyre ne brendesi, te kesaj gjendje politke ,duhen marr ne konsiderat, disa ngjarje para se te shpallnim demokracine e te nderronim sistemin .Shkermoqja politke e vendit filloje me Hoxhen.Nuk ndalem ketu se, jane thene e sterthene, ato qe beri Hoxha me fshenen kunder brezit qe cliroje e ndryshoje vendin, nga mizerja e varferija e tejskajshme, qe trasheguam nga malsori Zogu. Mbas viteve 1972, agjenturat e huaja, nepermjet agjentve te saj, qe kishin depertuar nga Veriu e Jugu , filluan te demontonin ,ate fryme partiotike ,qe mbizoteronte, si tradite, tek populli shqiptare .Pakenaqsite u rriten aq shume sa politka e humbi autoritetin tek shqiptaret . Vrasjet e bujshme dhe spastrimet per te sjell R .Alian ne pushtet, ishin planet e agjenturve te huaja .Vendi mbeti pa heronje ,pa burra patriot e me e keqja me nje inteligjence frikacake, qe sguxonin te nxirrnin konkluzjonet ,se ku po shkojme.Pa e kuptuar ,se cfare ndryshimi do sillte politka e re e Ramizit ,shume intelektual,pa u hapur vendi ,gjeten rruge e forma per tu emigruar .Menderrimin e sistemit krahu i Ramizit ,kryesisht Verior u frocua dhe pretendonin te merrnin frenat ne dore ,tashme pa Ramizin .Ai qe u be potent mbi te gjithe intelektualet shqiptare qe Sali Berish krimineli . Ju zonja Acka kritikoni nje adoleshent ,sic qe Rama ,pse ju fut rrugve te marveshjeve qe te dy palet te ken pushtetin dhe fitimet qe dalin prej tij .Ju ,perfaqsues te Pd nga e gjithe Shqiperija ,si dhe shume debila te tjere te Ps ,i dhate pushtet apsolut Berishes dhe tani Rames. Ke fajson tani Berishen qe vodhi e shkaterroje Shqiperine, apo Ramen qe ngriti struktura te perbashketa hajdutesh per te vjedhur e pervetsuar pasurite strategjike te vendit ? Tani eshte vone dhe do beni mire ta braktisni kete lloje politke e te cliroheni nga marazi qe ju ka zene juve dhe gjithe shqiptaret .C'mendon ti se Luli juaj eshte ndryshe nga dy te paret? Gabohesh dhe mos u konsumo per ato qe si arrin dote me kete formacjon politke qe eshte sot. Sic thone te mencurit :Me llogje Kavaje se kalon kanalin.Ne keto kushte vetem bojkoti total ,sc po bene rinija ,mund ta ndryshoje gjendjen dhe politken e sotme.
Gollja bane moral,pse erdhe nga Hollanda,pensioni social ashte ma teper se rroge e deputetit,pasi ta futen nga prapa u ktheve per te gjetur perpare dhe jep mend
Flutura Acka njenga deputetet me te mira negjithe parlamentet e Shqiperise Eshte nder per kombin
O Flutura, pse nuk shklon ne Holande, ti do e besh politiken e shqiptareve? Me njerez si ju Shqiperia mbaron perfundimisht. Ik ne Holande se atje te sherbejne me mire