Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër.
Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme.
Sipas burimeve nuk është arritur më pas dakordësia për objektin e këtyre komisioneve dhe prandaj mbledhja e sotme është shtyrë.
Një ditë më herët, në mbledhje u arrit marrëveshja se do të ngriheshin dy Komisione Hetimore për sterilizimin dhe sistemin TIMS. Rithemelimi u ul në tryezë me mazhorancën pas 5 muajve kaos në parlament.
Këto bisedime mes mazhorancës dhe opozitës u përshëndetën edhe nga komuniteti ndërkombëtar në Tiranë, si përpjekje për normalizimin e situatës në Kuvend. Po ashtu ditën e djeshme u arrit marrëveshja që të ngrihet një nënkomision për reformat që do të përfaqësohet nga katër anëtarë (2 të caktuar nga Blendi Çuçi dhe 2 nga Gazment Bardhi).
Deputeti Gazment Bardhi nuk ka pranuar të japë arsye pse u shty mbledhja e sotme, teksa po hynte në selinë e Rithemelimit pak më herët.
Gazmendja theriste dje ( fitore fitore fitore ) por kishte te drejte se e ariti fitoren ,ngaqe Rama i futi preshin ne sume .