Negociata me Rithemelimin, Rama: Idiotët po thonë se kemi gëlltitur ç’kemi thënë, s'e kuptuan kurrë që PS është 3 hapa para! Pazari me ‘non gratën’ nuk ekziston

13 Mars 2024, 11:54Politika TEMA
Negociata me Rithemelimin, Rama: Idiotët po thonë se kemi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dakordësinë e arritur mes maxhorancës dhe deputetëve të Rithemelimit për ngritjen e komisioneve hetimore dhe rikthimin e jetës parlamentare në normalitet.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se “pazari me Non Gratën” nuk ekziston, pasi e kanë thënë më herët se pse janë dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojnë komisionet hetimore.

Reagimi i plotë:

Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!

Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!

Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston?

Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.

Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?!

Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.

Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh.

31 Komente

  1. P
    Pandeliu

    Ti je nje bq qe gelltit cdo gje per pushtet!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saleh Kari

      Deri në 2041 në 100 vjetorin e Partise Komuniste te Saliut socialistet do rrijne në pushtet. Pastaj do shohim në se trapi Edit do jete akoma ngrefur te vazhdoje pallimin

      Përgjigjjuni
      1. s
        spata

        Per ke e ke fjalen qe i cileson idiot.Sot po flasin te medhenje e te vegjel.I lexon komentet qe behen ne gazetat on-line .Jane te shumta e te pa pelqyera negocjatat me nje parti qe udhehiqet e frymezohet nga Non Grata . Ne idiotet te keshillojme ,te ruash qetesine dhe gojen e shthurur.Hodhe hapin e pare e ju ule ne gjunje Saliut se te prishi ikonen e "K/M me te mire qe ka njohur Shqiperija" .Dihej se sa te jete Saliu dhe kelyshet e tij, parlamenti shqiptare nuk gjen qetesi. Po vazhdove te ofendosh, nepermjet shtypit e ekranit TV, do te ta kendojm edhe ty kengen sic ja kenduam Saliut ne 97.Kot s'thon shqiptaret .Boll me ken shokdrian se te tana gjanat i ban .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arseni

          Ej gjigand ky krapi ,SPATA, po te udhezon qe te qendrosh si komunist i vendosur dhe i paepur , me mesimet e shokut Enver dhe te mos dorezohesh…, O ZOT, po si mund te jete njeriu kaq idiot. Po nuk shikon si sillet sekti i Rames me pronat me bizneset e vogla , me pensionistet , me studentet, me tokat e rinine e ktij vendi , me kundershtaret e tij, me drejtesine e tij, me gazetaret qe shprehen kunder tij, me … me …. Po nese nuk thith direkt qumeshtin nga palla e qeverise , se atyre ju lejohet , por si mundet qe te tjeret te mbeshtesin akoma partine e Enverit te uzurpuar nga nje skizo narcist qe sillet edhe me keq se themeluesi i partise se tij?

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Ju shkodranet ja bete Saliut ne 97? Cfare dokrrash po keput? Saliu prape doli pa lagur, i vuri flaken vendit, ndau veriun me jugun, ja futi sa krahu UCK-se dhe ja ku eshte, akoma gjalle, akoma livadhis. Ti dhe shoket e tu rrini komentoni online se c'keni per t'i bere njerit e tjetrit.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheJ.eN.Bi

              O spata që ke ngelur pa bisht .Ai quan idjotë Mulin me shokë që e trumbetojnë si fitore të tyre,po nuk fituan asgjë ,përveç se ju lëpinë Ramës.Po brënda tyre je edhe ti që nuk kupton asgje ,mjafton të bërtas Muli " fitore" .

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rabid Left

              Shum shpejt ene ti aty non -grata, mashtues ektraordineri, lol....., USA/UK e ka dyfish dosjen tate...dilerantmafjoz Globali, lol, = TE FALA Kalec Dega

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gazeta

                Po vete thate dje qe keni bere marreveshje.. per te miren tone kuptohet. Ky do ti marre njerezit per idiote me duket. Perse ka nevoj te behen bisedime e te arrihen marreveshje kur ata kane ndryshuar mendje? Bardhi eshte njeriu i Saliut ashtu si Spiropali eshte njeriu yt. Per ca bisedojne ata, per faktet e reja mbi gjuhen shqipe 8 mij vjecare?

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ard

                  Korigjo pazarin e 2008 qe te besojme.

                  Përgjigjjuni
                  1. “Hani se gjak e dhjame ju behet “

                    Per ty e ka epitetin ( Idiot ) or ( spata ) si dhe shume qe nuk kuptojne ,por degjojne llapaqenet e Non Grates , te Lul Bashes , te Ilir Floririt , te Qorit , te Llapaqenit ,

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rezari

                      Po nuk ben pazar me non graten por me te derguarin e tij,jo Ali Hoxha po Hoxhe Aliu.Keta plehra per karrigen bejne cdo gje.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Idioti

                        Po ndjek rrugen e Nanos ku mbasi amnistoi Berishën në Mars të 1997 iku nga politika dhe deri më sot po bën jetë të qetë me paret e korupsionit pa i hyre asnë gjëmb në këmbë, këtë rrugë po ndjek dhe ky , padi të amnistoi Berishen do te largohet nga politika

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gallata

                          Spata! M.N. cuditi Dynjan kur tha se maxhoranca njohu Dok. Nongratn Krytar te PD. Idiot apo i I zgjuar? Si mendon per Mulin? Prish pune apo te ha m.n?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Skraparliu

                            O zoti Rama bolle nuk jane me dele e kuptojne se cfare kurdisni ju per reformen ne drejtesi,per te bere amnisti per te falur Berishen,Ilirin,Salianjin e ministrat e drejtoret e tu qe kane vjedhur kete vende nuk e more vesh ci beri Sala ketij vendi bashke me liken ne 1997,1998,Gerdecin,21 janarin u amistuan nje here nga XHEPJA ME MAJKON kete pune do beni sa here vepron drejtesia per bythen tuaj,komisionet jane sebepi bolle me llafe se jemi ngopur ju beni gjithcka ne kuriz te Shqiptareve per te ricikluar njeri tjetrin ushofte e mos ngelte ne kembe keta sojsez politikan.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shkodra tash po ta fut prap o shkerdhat

                              Mos u tall me elektoratin o i pafytyr, jet ti qe po i ban pislleqet e nuk don te hetohet gerdeci, 21 janari, nuk kan kuj tja japin voten se as ty bythqir nuk ta japin.

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mirel

                                Zagaret SHQUP-isa ndyresira le te lehin, asnje leshim per Salikufomen nuk do te behet. Ec aty...

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Akrepi ju helmofte

                                  A eshte rithemelinie parti Si Mund te negociohet kur s’eshte? Cudira pa fund!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Luli

                                    Vazhdo fli gjume ti me BASHEN se e paske kuptuar mire .

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Akrepi ju helmofte

                                    A eshte rithemelinie parti Si Mund te negociohet kur s’eshte? Cudira pa fund!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Idioti

                                      Kjo është mënyra më e mirë që bën Rama për të amnistuar dhe rikthyer në pushtet Berishën….

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiperi moj e mjere...

                                        Te ka djegur keq bytha,nga ato te verteta te jetuara, qe thone per ty,ata qe ti i fyen si ´´idiote´´ti nje karrierist i semure i llojit te zhargonit vulgar,kur ndesh me te verteten,apo kur i lepihesh interesave te tua karrieriste.Keshtu per ti pelqyer presidentit me te dobet ne historine e SHBA-as,Obames u shprehe ahere me fjalet me te ndyra te nje rrugaci,ndaj kandidatit per president Trump,po me kete zhargon te felliqur rrugesh i u versule ikones se ndjere,dr.Rugoves,per tju dukur i pelqyer ahere pushtetarit aktual te Kosoves,Thacit,qe tani ndodhet i izoluar prej kohesh ne Hage.Po me kete fjalor ju versule dhe kesaj gjykate te respektuar,qe ka denuar shume udheheqes nga Serbia;kroacia,Bosnja,si kriminele lufte.Vazhdon te besh kollutumba te neveriteshme,here veshur me shallvare,here veshur me kollare,sa here ne krahet e islamistit terrorist Erdogan,aq dhe ne oborret perendimore,si ´´demokrat i thekur´.Neveria e veprimeve te tua,ja ku vjen dhe vazhdon,qe pranon non graten,te ulet dhe te bisedoni,duke u bere alter egua e tij dhe ne dritat e skenes(mbasi mbas kulisave taboret tuaja kane bashkepunuar gjithmone,per intersa te vogla personale),pra ja ku dhe ti e ekspozove veten si nongrata,qe mbasi e konsiderove te vdekur dikur i ben tani nje ringjallje spektakolare. Keshtu qe jo duhej prej kohesh te kishe ikur,por nuk duhej te kishje ardhur,ku ate kryeministri e ke kthyer ne nje teqe dhe ne nje atelje private te nje piktori medioker.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Idioti

                                          ….. duke dhënë sinjale me anën e miratimit të disa ligjeve që i hapin rrugë korupsionit të pushtetit të tij dhe si përfundim do i largohet elektoriati dhe pushtetin do ja dorëzojë Berishës dhe së fundi është bashkëpunimi me Rithemelimin e kryesuar nga Berisha . Ngritja e komisioneve hetimore bëhet qe të nxjeri sa me shumë në pah korrupsionin e pushtetit të tij dhe si rrjedhojë pushteti i dorëzohet Berishës dhe vet jep dorëheqjen dhe shkon në pension duke gezuar pasurinë e vjedhur ashtu sic e gëzon Nano sot se nuk do ti hyje asnjë gjëmb në këmbe se do kete mbrojtjen e Berishës

                                          Përgjigjjuni
                                          1. f
                                            fcb

                                            Kete rradhe o boss je nje hap prapa , gati 60 mije vota nga 20 mije familjet qe i ke pasur te sigurta i ke kundra , jane votat e atyre te te majteve qe i ke lene ne meshire te fatit per Rindertimin nga Termeti i kushedi sa viteve me pare , ishin nga keta edhe ne Protesten e fundit .Ta ka mbledhur Non Grata ket rradhe o boss.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                                              Te besuam o idioti i Lindes te besuam.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. p
                                                petro

                                                Kujt i plasi kari cmendon ti dhe kurva Kim apo ai djali i adoptuar i Sorosit(Blinken), Ne Shqiperi votojne demokratet dhe jo Soros.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dani USA

                                                  Po mor Edi po vetem ti je i mencur pse perdridhesh ashtu,bejkodin zgjedhor demokratik dhe mos mba ate kode 2 partiak se i ka kalur koha dhe me kodin demokratik une jame i bindur zhduken vemiet nga politika si Sali mul noka paloka lulushi preshi bylibashi meta baxhella etj dhe keshtu lol vien normalitet Parlamenti dhe Demokracia Mos ki frike se fitoren e ke ne xhepe,eshte turpe te kesh deputet ne parlament vetem ushtare si pico vasili me 287 vota.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Thirrje Mero Bazes

                                                    Zoti Mero na e ka mbushur faqen kryesore te temes plot reklama dhe sidomos reklama qe ke vendosur mbi ate pjese siper ne jrahun e majte ku shenohen titujt kryesir te gazetes eshte bere nje tmerr i vertete. Te lutem mos na e veshtireso, mis na e zbeh deshiren per te lexuar te vetmen gazete serioze te Shqiperi. Mos na largo se edhe ne duhet te na respektosh siç te respektojme ne. Faleminderit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tes

                                                      Mark Twain thote qe DEMOKRACIA eshte nje sistem politik ku 2injoranta vlejne me shume se nje i mënçur,prandaj Edi Rama duke pare se sa idiota dhe injoranta ka Shqiperia po bën keto marifete politike përfshi ketu edhe manipulimin e zgjedhjeve(nese e ka bere) dhe i jap te drejte pasi perndryshe do ngelte Shqiperia ne dore te dias komentuesave te mesiperm.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. U
                                                        Urime

                                                        Edi eshte i sakte dhe i sinqerte kur thote se jane TRE HAPA PERPARA. Shembulli me i fresket eshte Beleri. Edi kur e shante si rrigaç ishte ekzakt TRE HAPA PARA. 1- ARRESTIMI 2- BURGOSJA 3- DENIMI. Pra skenari ishte bere PERPARA dhe tre hapat u ekzekutuan ekzakt siç i kishte “ parashikuar “ orakulli RAMA

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Rama eshte i frikesuar, jep doreheqje

                                                          Tre hapa leshi - te gjithe po ikin dhe nuk do e votojne me kete palaco. Pse del kaq shpesh, ndjehet i trembur, i ka vene rreshtore ushtaret e vet, nuk punojne diten, pasdite i thote dilni neper kafene mbledhin 10 veta duke i genjyer, pastaj nxirreni fotot ne rrjetet sociale, si te genjejme popullin se i duam. Ky eshte i trembur nga imazhi i propagandes i ka rene pertoke dhe nuk do e votojne. Populli eshte i irrituar ka shkaterruar cdo gje me keq se Saliu dikur. Ky eshte katastrofa e vendit

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. p
                                                            pesimisti

                                                            Edi vazhdo punen sikurse e ke planifikuar,pjesa derrrmuese e popullit ka besim absolut ne vemdimet qe merr dhe veprimet qe kryen.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje