Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se procesi i integrimit në Bashkimin Europian është për qytetarët, jo për politikën. Sipas saj, për këtë arsye, çdo gjë sigurisht duhet bërë në funksion të këtij procesi.
Tabaku thekson se në qendër të ndryshimit duhen vendosur njerëzit dhe jo politika. Më tej ajo shton se për këtë ndryshim nevojitet një demokraci funksionale dhe një sistem anti-korrupsion.
Mesazhi i plotë i Tabakut:
Procesi integrimit është për ju! Për qytetarët! Nuk është proces për politikën! Prandaj, çdo gjë sigurisht duhet bërë në funksion të këtij procesi. çfarë përfitojnë qytetarët nga ky proces? Së pari duhen vendosur njerëzit dhe jo politika në qendër të ndryshimit.
Së dyti duhet ndryshuar ekonomia dhe duhet të bëhen reforma për integrimin e tregut, për integrimin e njerëzve, për integrimin e diplomave, duke pasur parasysh qytetarin dhe jo politikën në qendër.
Së treti duhet siguruar që kjo ndodh në një demokraci funksionale. Në një parlament që ka fuqinë e tij për të kontrolluar dhe mbikëqyrur dhe nga ana tjetër që ka fuqinë për të ndërtuar reforma që lidhen në përfitim të njerëzve. Dhe këtu dua të veçoj së pari anti-korrupsionin.
Çfarë e pengon qeverinë, parlamentin të ngrejë një sistem ndryshe nga ai që është sot. Një sistem ku fryma antikorrupsionit është në çdo ligj, në çdo reformë. Duke nisur nga ligjet e prokurimeve publike e duke vazhduar tek doganat, tek ligjet që lidhen me tregun dhe duke vazhduar tek ligjet që lidhen me koncesionet.
Çdo gjë duhet të jetë në të vendosjes së lidhjes së procesit të integrimit me njerëzit. Prandaj, kjo fjalë që është vendosur vend a pavend dhe që shpeshherë edhe për njerëzit nuk ka pasur asgjë të prekshme duhet ndryshuar dhe duhet bërë në funksion të asaj që përfitojnë qytetarët. Për të vendosur njerëzit dhe jo politikën në qendër.
Kur flet kjo zuske per qytetaret (jo per fshataret) qytetareve ju vjen per te pjerdhur.
Se ci duhet vendit e di populli e jo bordellot e politikes.
Ti dhe shokët e tu jeni dezertorë. Prandaj nuk keni gojë apo hale për të hapur dhe për të dhënë mend. Ju që u "zgjodhët" nga populli për popullin u larguat nga llogorja dhe e latë Ramën të bëjë çfarë i do k.... Kur të tregoni se dini të bëni opozitë për popullin, sepse pushtetin nuk e merrni kurrë, atëherë dilni nëpër ekrane.
Kjo ashte njesh se ka kohe pa u lage
Fjalë me vënd ka thënë ,në fakt i(e) , KORRUPTUARI gjen , zbulon dhe lufton KORRUPSIONIN , ja si Zj Jorida që tek shkolla “Sami Frashëri” zbuloi korripsionin , pastaj e Ç’ZBULOI tek Gjiri i Lalzit .