Deputeti socialist: Opozita ka zgjedhur të vetëdënohet si Sizifi, duke rrotulluar gurin e fatit personal të Sali Berishës dhe familjes së tij

13 Mars 2024, 15:25Politika TEMA
Deputeti socialist: Opozita ka zgjedhur të vetëdënohet si Sizifi,

Deputeti Ilir Metaj ka komentuar bisedimet dhe marrëveshjen për rikthimin e normalitetit në parlament. 

“Sic dihet tashmë, situata e jetës parlamentare nuk është normale prej disa kohësh. Parlamenti po shkon tek publiku jo përmes arsyetimeve apo debateve mbi vendimet dhe efektin e tyre në jetën e vendit, por përmes skupeve të natyrës sa shtyu e kë shtyu, cili e ndezi tymuesin,apo cila e kishte zhurmuesin në çantë.

Ne si maxhorancë, shkojmë në parlament me përgjegjësinë e propozimit të ligjeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve, që rritin mirëqënien ekonomike e sociale, që garantojnë barazi e drejtësi dhe që hedhin hapa të sigurtë drejt integrimit europian.

Ndërsa opozita, në vend të ishte aty, si një kor harmonik që jep alternativat e saj për ligjet e propozuar, është në fakt një grumbullim grupesh instrumentistësh që luajnë partitura të ndryshme, me instrumente dhe tonalitete të ndryshme, madje ka mes tyre edhe nga ata që nuk kanë partitura fare dhe instrumentat  e vetëm, kanë bilbilat apo zhurmuesit.

Ata kanë zgjedhur të kërkojnë racionalen nëpër labirinthet e absurdit, apo të mishërojnë Sizifin duke zgjedhur të vetëdënohen e të rrotullojnë drejt majës së malit, gurin e rëndë të fatit personal të Sali Berishës dhe familjes së tij”, tha Metaj i ftuar te A2Cnn me gazetaren Denisa Pasholli. 

I pyetur pse u ulën për bisedime me non gratën, Metaj u përgjigj: “Gazmend Bardhi nuk është “person non grata”, të paktën jo për momentin.

Në respekt të parlamentarizmit dhe të kryerjes së reformave aq të nevojshme për shqiptarët, ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë të gatshëm të japim çdo hapësirë që është në dorën tonë, gjithmonë brenda kornizës ligjore e kushtetuese, për të rikthyer normalitetin e jetës parlamentare. 

Në këtë aspekt ne patjetër që bisedojmë me përfaqësuesit e opozitës në parlament, sepse opozitën nuk e zgjedhim ne. Ne respektojmë zgjedhjen a asaj pjese, qoftë edhe të vogël të shqiptarëve që i kanë votuar.

Dhe sigurisht kemi detyrimin ndaj standardeve europiane, që të kemi një jetë parlamentare normale, sikurse kemi edhe detyrimin jo vetëm ndaj aleatëve tanë strategjikë, por edhe ndaj shqiptarëve, që personat “non grata”,ti lëmë të izoluar në llogaritë e tyre me drejtësinë.”

8 Komente

  1. A
    Arbeni

    E paske emrin dhe mbiemrin të njëjtë ma atë të ilirit të monikës apo like floririt.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eduart

      Ky adashi like floririt m pelqe

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        qelbesirate e Tiranes zyrtare. Mbi 100 vite shtet dhe ende luftojne armiqesisht njeritjterin me metodat e esat toptabnite te ahmet zogut. Qe te "fitojne" ndaj njeri tjetrit keta legena lidhen me greqiret e Athines dhe Shkijet e Beogradit. Kaq qelbesira e kaq njerz te gjakpriishur.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yp Xhixhi

          Adashit te Likes ja qethen cullufet (ishte flokgjate si grate) kur e futen ne parlament e duket bashke me to ja kane qethur dhe trute...

          Përgjigjjuni
          1. l
            lindia

            I paska prere floket deputeti "Er ne Floket e Tije"?

            Përgjigjjuni
            1. Gazetare idiote! Ku e sheh qe po behet marreveshje me non graten? Ne radhe te pare keto jane bisedime midis grupeve parlamentare,ndersa mareveshjet behen midis partishë që pastaj eshte parlamenti qe aprovon ose jo. Di gje kjo gazetare a moderatore ç’fare është,non grata ç’fare partie ka,si e ka emrin?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sonila H.

                Nga te paktet deputete qe flet bukur dhe i ka fjala peshe.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nimet beqiri

                  Ky labi esht edhe i penes se flet e di ca thot po esht edhe i pushkes se vetem ky ia ka ber rupsup mul legenit aty. Ata te tjeret jan si qull.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje