Deputeti demokrat, Ervin Salinaji gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit tha se marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit ul besimin e opozitës tek demokratët dhe qytetarët.
"Nëse ne kthehemi në normalitet, ne rikthehemi për shkak të vendimarrjes sonë nëse i shërben interesit publik. Sot të drejtat e opozitës janë më të kufizuara. Jemi në kushte kur ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit. Jemi në kushte të papranueshme të ligjit të Komisioneve Hetimore që kufizon të drejtën e Hetimit Parlamentar.
A ka nja dy tre muaj që Rama thotë me ligjin e ri merrini 8 komisionet hetimore. Nuk mund të bërtas për fitore kur Rama thotë merr 8 dhe ne marrim 2. Kufizimi që bëhet me dy anëtar është prapë një hap prapa. Nëse komisioni kishte gjithë përfshirje tani janë vetëm dy palët.
Nëse themi se ndjekim rruga radikale, ne nuk bëhem lavjerrës siç është bërë gjithnjë. Koha do të na konfirmojë që me Ramën asgjë nuk ndodh. I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizimin. Nuk mund t’ja japim si bonus. Ne e kemi patur të drejtën dhe e kemi refuzuar. Çfarë kemi fituar? Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe ndikon negativisht në perceptimin e opozitës në shoqëri.
Këtu nuk ka asnjë krisje. Bashkimi i grupit ka tjetër ndikim. Bashkimi i demokratëve solli një protestë. Gjithçka që ka të bëjë me lëvizje në parlament. Ka patur diskutim që ky komision do të jetë për reformat", tha Salianji.
Mbaro gjyqin Babale!!!
Grida ka besim tek ty.....mbeturinat e PD janë mbledh te top hale
Lozhani kryeqytet,Shpresa mbretereshe!
Pse s'me qan moj Shege kur pret atdheu nga doktor profesor Babale.
Se me pare I kishit te larte besueshmerine. Trap