"Më mirë vonë se kurrë", Rama: Mbështes vendimin e qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

13 Mars 2024, 13:54Politika TEMA
"Më mirë vonë se kurrë", Rama: Mbështes

Kryeministri Edi Rama është shprehur se mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Kushtetueses në lidhje me pronën rreth Manastirit të Deçanit.

Në një postim në X, kreu i qeverisë inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët kyç për të demonstruar se Kosova është një partner i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik.

"Unë mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, më mirë vonë se kurrë.

E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik", - shkruan Rama.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Qeveria e tij, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

6 Komente

  1. s
    serveti

    Tani qe e kq mbeshtetur Edi kete vendim te qeverise Kosovare shiko kur ta anuloje fondamentalisti Kurti,nga inati!Rama eshte diplomat i shquar e per rrjedhoje ,inateciu fondamentalist Kurti deklaraten e tij do ta lexoje mbrasht ,duke arsyetuar se ky ka nje prapaskene mbas kesaj deklarate dhe besoj se do te konsultohet me B.Haxhiun se ,ku ashte qellimi i Rames!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Albin Kurvi do zbatoje cdo gje dhe e di mire dhe e ka ditur qe cdo gje do te zbatohet pike per pike, por per te manipuluar delet qe te votojne per te ben si ato kurvat e veshtira.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Rama mbeshtet cdo vendim ne favor te Serbise....kaq

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleko

          Une di qe Manastiri i Decanit ka qene i kosoves jo i serbise.Po i lejuam qe kishat dhe manastiret ne kosove te quhet serbe, kosova ne te arthmen kercenohet serjozisht

          Përgjigjjuni
          1. I
            Idjoti

            A di ti Ton se ne kapitalizem, pronat jane private dhe feja eshte e shkeputur nga shteti????

            Përgjigjjuni
            1. C
              CEO i krimit dhe i mashtrimit shok i McGonigal dhe

              Po i "qan" syri per toket e Kosoves se me ato te Shqiperise ka kohe qe i ka shkerdhyer dhe ka mbaruar pune ky lider Boteror qe do te na behet shef i NATO-s dhe do t'i tregoj vendin Putinit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje