Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se serverat e Kryeministrisë më 21 janar 2011 shfaqën “Berishën me armë në dorë”.
Duke diskutuar për kalimin e dosjes së “21 janarit” për rihetim nga SPAK, Ngjela tha se serverat u prishën nga Berisha por ata u çuan në laboratorët e huaj, ku ekspertët amerikane nxorën të gjitha provat dhe urdhrat e dhëna nga Sali Berisha, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë.
Ngjela tha se SPAK do të vendos drejtësinë në vend, ndërsa shtoi se pjesë e provave janë pikërisht pamjet e dala nga serverat e Kryeministrisë.
“Koha solli që Shqipëria të hyjë në rrugën e drejtësisë. Mungesa e drejtësisë ka filluar në 19945 dhe që nga 1192 deri më sot është nëpërkëmbur nga pushteti absolut. 21 janari është një nga krimet me të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe është i gjithi i dokumentuar.
Kryeministri i atëhershëm Berisha prishi serverat e kryeministrisë dhe kjo është provë e plotë,. Ishim naiv dhe injorantë pasi serverat nuk prishen, por zbardhen me teknologjinë e lartë. Ata i zbardhi ekspertiza amerikane dhe doli Berisha me automatik në dorë që ia hoqën nga duart.
Kjo është e zbardhur nga ekspertë dhe laboratorë të huaj. Kështu më kanë thënë. Janë vrarë 4 persona dhe duhet të kuptoni se janë implikuar prokurorë që anë marrë me këtë dhe duhet të shkojnë në proces penal. Nuk ka më asnjë gjë, pasi kjo ka një vit e ca që është zbardhur. Shumë mirë Gjykata e Lartë që e ktheu në SPAK dhe tani do të shikojnë provat kundër të pandehurve që do merren për këtë çështje.
SPAK është i pakorruptuar dhe drejtohet nga SHBA, ai ka paguar për reformën dhe patjetër që do të jap drejtësi. Nuk do të jenë të pakët ata që do të arrestohen. Serverat e Kryeministrisë i kanë regjistruar të gjitha se çfarë ka ndodhur atë ditë. Po të mos ishin këto prova nuk rihapej çështja. SPAK nuk trembet fare pasi e ka çuar Gjykata e Lartë dhe tashëm SPAK është i detyruar që ta hetojë”, tha Ngjela për RTSH.
Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që dosja e “21 janarit” të kalojë për hetim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Kanë qenë familjarët e protestuesit të vrarë Aleks Nika, të cilët kërkuan që kjo dosje të hetohet nga SPAK. Familjarët e Aleks Nikës kanë paditur Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ndrea Prendin dhe Agim Llupo për vrasjet e “21 janarit”, ku tashmë SPAK do të regjistrojë kallëzimet ndaj tyre.
Ky felliqesire qe derdellit,ehte ai qe bente thirrje per 10 000 te vrare, eshte ai pisi qe syte i erresoheshin per pushtet e donte gjak bulevardid.ne fakt ,keta jane vrasesit e vertete,Ky dhe ai qe e shikonte katrauren qe gatiti nga kati i dhjete.
Gjywi duhet te filloje me prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar qe u morren me kete krim shteteror para SPAK-ut. Keshtu do mendohen mire edhe ata qe do hetohen dhe gjykojne kete krim madhor te nongrates me zagaret e tij.
sa shprese ka avukati ne kete bordello albanistan e rrumpallizuar nga krimineli sali...
Po he nxitoni se mos i pushon zemra Kryekriminelit me kryesore ! dhe ngelen vetem peshqit spiune sherbetore per tu denuar ! Feste te madhe do te Festoje e gjithe shqiperia ! kure ta plasin brenda Kryekriminelin kryesore !
Nuk ka shqiptar që nuk e di se ai që dha urdhër të qëllohej me fishek luftarak mbi protestuesit ishte kryekrimineli sali maloku.Ishte po saliu që kundërshtoi urdhrin e kreyeprokurores për arrestimin e atyre që zbatuan urdhërin e sali malokut për të vrarë kur protesta kish mbaruar.Po me urdhër të saliut u fshin nga serveri i kryeministrisë pamjet filmike që kompromentonin po saliun si urdhërdhënës se masakrës me 4 të vrarë.Me gjakftohtësinë e një krimineli ai deklaroi se do të kish vrarë me snajper edhe kryetarin e opozitës.Pa pikë turpi deklaroi se protestuesit janë vrarë me çadra pistoletë.Edhe doktorët e spitalit ushtarak në mënyrë të turpëshme deklaruan se në trupat e të vrarëve janë gjetur predha të kalibrit të vogël,kur në të vërtet ishin nga armët luftarake të gardistëve.saliu ky qenbirqeni duhet të përgjigjet për masakrën e 21 Janarit 2011.