
Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit.
Bordi i saj Drejtues, që u mblodh në Elbasan, vendosi që, në kushtet e një konflikti të paprinciptë brenda forcave kryesore të opozitēs, i cili ka pamundësuar krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, Bindja Demokratike të garojë e vetme në këto zgjedhje.
Nevoja e shoqërisë shoqërisë shqiptare për një alternativë të re opozitare si identitet politik i Bindjes Demokratike u përcaktua si lajmotivi i fushatës së çdo kandidati, në çdo bashki të Shqipërisë.
Mbledhja vendosi gjithashtu të komandojë Fabian Topollajn si koordinator të partisë, deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore.
Pergjithesisht ne skenen e politkes demokratike boterore partite e vogla hyjne ne koalicione me partite e medha, ne kete rast, po te xhvishemi nga mentalitetet fshatareske, Bindja Demokratike duhet te hyje ne koalicion me PS.
E vetmja gje qe jam dakord me Kullurin.Kellici eshte i zhytur ne bashkepunim me pushtetin me familjaret e afert.Afera milioneshe.
Partite e reja si psh BD, nuk duhet te bien ne gracken e koalicioneve me partite tradicionale qe jane dhe ato qe mbartin kusuret e tranzicionit, por edhe trashegime e te kaoluares komuniste. Ato, pra partite e reja, jo vetem BD, duhet te rezistojne ne rrugen e gjate dhe te veshtire politike. Rasti i Melonit ne Itali, provoi se vetem bindjet e djathta konservatore, mos perzjerja me partite e vjetra te konsumuara dhe te diskredituara, e çoi në nje fitore historike, se pari si grua dhe së dyti si nje parti konservatore të vertete dhe jo si ajo qe aspiron komunisti antikomunist 'non grata' nga njera ane dhe spiuni Mutaj ne anen tjeter. Bindaj demokratike si parti pa mekate, mos ece ne rugen e partise qe ndoqi ajo qe drejtojeh nga Bamir Topi, Oketa e co, te cilet u lodhen pa e fituar betejen dhe ne fund u dorezuan. Kjo parti e re, duhet te therrese dhe te grumbulloje rreth vetes te gjithe demokratet e zhgenjyer nga PD e tranzicionit, qe tergoi se ishte nje deshtim i plote dhe vazhdon ende sot per inerci. Gjithsesi fundi i saj nuk do jete i larget, por ky fund do te afrohet nese ca parti si Bindja Demokratike te mos dorezohen. Ka shume shqiptarë, por edhe demokrate te zhgenjyer nga PD, PS dhe LSI, qe refuzojne t'i votojne (ajo qe quhet rendom elektorati gri), te duan ta votojne. Shume demokrate aty si Fabjan Topallajn, Arben Skenderi etj te mund te udheheqin fushaten, si fillim ate te 2023 dhe te vazhdojne punen per ato te vitit 2025. Kjo kerkon te therriten sa me shume figura te spikatura te shoqerise civile deri me sot te paperfolura si shtojca apo vegla te partive tradicionale si ato qe permendem me siper.