Bledion Nallbati goditi Vullnet Sinën në parlament, GJKKO pushon hetimet

28 Tetor 2024, 13:05Politika TEMA
Bledion Nallbati goditi Vullnet Sinën në parlament, GJKKO pushon

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve në lidhje me konfrontimin fizik mes deputetëve Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj gjatë një seance parlamentare në tetor të vitit të kaluar.

Konfrontimi fizik mes deputetit Nallbati dhe kolegut të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ndodhi në nisje të seancës plenare të datës 30 tetor 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.

Teksa Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.

Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.


Më pas të dy deputetët iu drejtuan SPAK-ut me dy padi respektive kundrejt njëri-tjetrit, të cilat u pushuan sot me vendim të gjykatës.

6 Komente

  1. V
    Vala

    Pse??? Ne kushtet kur rrugaceria dhe fashizmi opozitar s' ka te ndalur, gjykata hiqet menjane

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp oer GjKKO

      Ka fjetur keq GjKKO?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        E pasta duhej te denohej me gjobe

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po nuk ka ndonje peshe ky Sina ne hierarkine e sektit te ripjelljes. Prandaj tevecelet e SPAKUT kane marre urdher ta braktisin.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real oabus i Sali qenit

            Ja nje tjeter alien me emrin Real. E hengri corben me krimba edhe sot.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Poseidon

            HE MO SE JA RREGULLON VETE LABI,MOS KI MERAK NALLBAT SHURRA......

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje