VIDEO/ Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj tregon si do të funksionojë: Do punojmë me ekspertë vendas e të huaj

28 Tetor 2024, 12:20Politika TEMA
VIDEO/ Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj tregon si do të funksionojë:

Kreu i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj në një konferencë për shtyp, bëri një përmbledhje të punës së komisionit dhe shpalosi planet për hapat e ardhshëm në luftën kundër korrupsionit.

Xhafaj tha se pavarësisht kritikave të kohëve të fundit, komisioni është në fazën e parë të punës, duke përpiluar një dokument analitik për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Ai theksoi rëndësinë e një procesi të gjerë konsultimi, ku janë planifikuar 12 tryeza diskutimi me përfaqësues nga grupe të interesit, biznesi dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Po ashtu, do të zhvillohen forume të dialogut qytetar në nivel vendor dhe në universitete, duke përfshirë komunitetin e gjerë për të sjellë një pasqyrim më të mirë të shqetësimeve të qytetarëve.

“Përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.


Sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit jemi në fazën e 1, përpilimi i dokumentit analitik. Draft për mirëqeverisje, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.


Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi. 12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj.

Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete. Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet.

Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.

Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për ti pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim.

Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj. Ekspert i nivelit të lartë që do funksionojë si i pavarur. Aktualisht 670 ekspertë të propozuara nga institucionet e pavarura, universitetet, shoqëria civile dhe biznesi”, tha ai.

7 Komente

  1. T
    Trojan

    Ore po ke do hetoni o te korruptuar veten tuaj ,rasti me konkret Xhacka bundra , s pyetet me as kushtetuese,Po ate Krficen do e hetoni qe ka vjedhe fondet e Be-se,ja tek jane leket e pensionisteve , i hani ju kurvat e rilindjes dhe pd-se 200- 400 mije per cdo person ne komision ,si mundet ti rise Rahmut haleja pensionet

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Nderkohe, do zgjidhet edhe kjo puna e korrupsionit te rehjimit mafjoz qe udheheq lideri global. =============================================================================== Ne krye te antikorrupsionit, nje bandit me lidhje komuniste e kriminale me boten e krimit. Shok koleg i Tahirit apo Arben Ahmetaj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lali Eri

        Po ik o komunist i karit se do vdesesh para se te arrish te shpetosh ate dhendrin tat bythqire te bashkise se bythqirava.

        Përgjigjjuni
        1. b
          beni

          Po ju si komision ke do hetoni? pensionistet? Se veten tuaj e mbroni. Shiko si po beheni gardh per Xhacken

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Kryeson komisionin për luftën kundër korrupsionit një i korruptuar qe ka qene në hetim për korrupsion dhe vjedhje të pasurisë publike. Çështjen e tij e mbylli Prokuroria e plepave dhe kush e di sa para janë paguar nën dorë. Tani del ki gazhgauni dhe thotë ku është ariu që ta perdhunoj. Nuk e mbaj mend por ka qenë një politikan që ka thënë: Do qe te mos mbarosh asnjë gjë, ngre një komision hetimor. Por ky trimi ka udhëzime të tjera, pale që na është bërë si Kiu-fiu nga njëri komision në tjetrin, duke ndërruar 100 kostume. Por sa do lëkurë të ndërrosh prapë do të ngelesh çakall. O zotëri i dashur kur qenke kaq i zellshëm për të tilla gjera (gjë që dyshoj se edhe familja jote është shumë e lakuar) përse nuk certifikohesh përpara një komisioni sigurie e pastertie, apo të mjafton vula e ndyre partiake. Siç shihet ju nuklear ndryshoni as në formë e as në përmbajtje nga dumbabistet e Sali malokut, që i kanë nxjerrë ujin e zi këtij vendi. Kot mundohesh o Xhafa i korrupsionit, ju dhe komisioni yt i partisë janë të deshtuar. Për mua si person je njeri shumë i dyshimtë që duhet të hetohesh personalisht bashkë me axhenden tende për ti shërbyer padronit tend.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leonardi

              Jemi shumë të mahnitur nga delikatesa e kriekarit me falni krietarit, nga mënyra e funksionimit, brilante. Ki katunari enverist dhe bithlepiresi i liderit global na mahnit me katunarizmat e tij. Ki kujton se çdo gjë që nxjerr nga goja e tij është xhevahir. Në fakt ki është një hale burrë, bithqim.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Ky ka ikur per lesh ka…. Te gjithe e kane bojkotuar, por ky vazhdon me budallalekun e tije

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje