Bllokimi i Komisionit të Reformës, Alibeaj: Shfaqje të shëmtuara! PS dhe segmente të opozitës, të interesuar të mbajnë peng procesin

19 Janar 2024, 13:33Politika TEMA
Bllokimi i Komisionit të Reformës, Alibeaj: Shfaqje të

Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Enklejd Alibeaj e ka cilësuar si teatër të shëmtuar bllokimin e mbledhjes nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe dhe Sali Berishës. Sipas Alibeajt ata po përdoren nga Edi Rama.

Në fjalën e tij pas bllokimit të komisionit të Reformës Zgjedhore, Alibeaj u shpreh se PS dhe segmente të opozitës janë të interesuara të mbajnë peng procesin.

“Jemi të bindur të vazhdojmë rrugën tonë për ti siguruar shqiptareve një reforme zgjedhore, me lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës.

Sikundër e shohim qartë edhe ne bashkë me shqiptarët se PS dhe segmente te opozitës janë të interesuar ta mbajnë peng këtë proces. Të parët për të siguruar zgjatjen e pushtetit dhe të dytët duke bërë  lojëra qe lidhen me interesa personale.

Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarëvajtjen e procesit. E dimë shumë mire që shfaqje të tilla të shëmtuara janë në  funksion të pushtetit dhe kryeministrit. Por është po kaq e qarte qe për këtë  funksion Edi Rama përdor një palë që me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgjë përveç të shtoje arrogancën dhe pushtetin e Edi Ramës.

Në jemi të vendosur për të bërë reformën, nese palet e gjejnë veten komode në pengmarrjen që i bëjnë shqiptareve në këtë teatër të shëmtuar e kanë gabim. Sepse nuk mund të gënjejnë me askënd me manovra te tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kane vetëm një qellim. Mbajtjen sa me gjate te pushtetit te Rames dhe pandshkueshmerise se tij.

Mos harroni: kjo është loja e tyre. Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shume kollaj i jepet mundësinë e t’a serviri sikur këtë po e bllokon opozita.

Proceset demokratike te vendit nuk mund te mbesin peng disa njerëzve qe vendosin interesat e tyre mbi ato te shqiptareve”-tha ai.

5 Komente

  1. Z
    Ziguri.Guri I Zi

    Oh cfare legeni edhe nuk merr pjese dhe akuzon ata qe duan te punojne

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati me mend ne koke

      Po i nderuar patronazhist. Te shikojme kur ti bjeri telefoni nga Washingtoni.

      Përgjigjjuni
    2. a
      accidentally_genius

      ja dhe ky i semuri psiqik,,, ky mendon se do udheheqe nese ,,, ky eshte per spital psikitrik,,, neveri kur ja hedh syte ,, phu fare e keqe

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spartaku

        Me kujtohen nje thenie e Rames ne parlament ,ku tha ju jeni me keq se Berisha ,iu drejtua deputeve te Bashes

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Zorzop i ndyre.Mazhoranca iu thote "ejani ne komision te zgjidhim problemet",Ju ,mire qe fshiheni pas foltores e cila ben rremujen,por as nuk shkoni te uleni ne tryeze.Dhe fajin iu a paska PS qe Ka zene pushtet.Te ishte keshtu sot gjysma juaj do te ishte pa' imunitet dhe nen hetim nga prokuroret. PS iu mbron ,Duke iu denuar nga 10 dite perjashtim,ndersa krimet tuaja antikushtetuese te tipit nazista duhet tiu conin para SPAK-ut.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje