
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili ka shpallur dhe kandidaturën e tij në primaret e PD në Elbasan, duket se do të jetë kandidati i vetëm në zgjedhjet lokale për opozitën në zgjedhjet e 14 majit të vitit të ardhshëm.
I ftuar në studion e “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Boçi tha se e merr këtë mision për tu shërbyer qytetarëve.
Arsyet se përse askush tjetër nuk do të kandidojë përballë tij në primare, Boçi i lidhi me besnikërinë që kanë anëtarët e PD me njëri-tjetrin.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si do të bëjë fushatë në Elbasan pasi përballë nuk do të ketë vetëm kandidatin socialist por edhe atë të grupimit të “Alibeajt”, Boçi u shpreh i bindur se ai do të jetë i vetmi kandidat i PD-së.
Boçi gjithashtu bëri të ditur se një nga telefonatat e para që mori dhe e uroi erdhi pikërisht nga Dashnor Sula, i cili njihet si deputet që mbështet grupimin e Alibeajt.
Xhokaxhi: Do keni kundërshtarin e PS përballë, dhe një kundërshat5r nga radhët tuaja. Ai kundërshtari do marrë ca vota, si do ta orientoni ju fushatën që të mos thellohet beteja e brendshme në PD?
Boçi: Ju folët me siguri të plotë, unë po flas me jo siguri të plotë pasi një mënyrën se si funksionon Elbasani. Nuk kanë dëshirë të ketë një kandidat tjetër, për shkak të lidhjeve të ngushta me anëtarët e PD. Unë kam qenë kryetarë i PD dhe deputet, dhe vetë anëtarët e partisë kanë kërkuar që PD të jetë e bashkuar.
Xhokaxhi: Por Gaz Bardhi dhe Dash Sula mendojnë ndryshe?
Boçi: Telefonata më e hershme ka qenë nga deputeti Sula, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe mbështetjen pa kushte të kandidimit tim. Unë nuk dua të bëjë supozime.
Nuk është se ka ndonjë tutje se do ketë ndonjë kandidat. Kandidimi im është dhe sfidë bashkimi, kam pranuar me dëshirën e mirë që të bashkoj në PD të gjithë faktorët.
Një faktorë pa të gjithë faktorët do të ishte një fitore e gërvishtur. Ju thon se do ta bëni se janë sfida dyfishe, por kam bindjen se përtej deklarata të shkruara në tavolinë ndodh edhe në mënyrë natyrale, është instikt i bazës.
Baza nuk e shet sinqeritetin e vet për shkak se dikush nga lart do të nxjerrë gozhdën.
Paninen ne b…..do marresh
Sigurisht qe ky “trimi” i Elbasanit do fitoje pasi rrjedh nga familja me komuniste ne Elbasan,nga babai,nena,sidomos dajat,teze,halla dhe tere fare e fisi.Si Berisha. Madje dhe leke ka bere duke rruajtur mire studentet etj,etj per te mos thene te tjera.
Ik o fytyra me e qelbur qe ka pare Elbasanit , familja me komuniste dhe me Spiune urrejtja per kete Familje ne radhet e Qytetarve te Elbasanit eshte e tejskajshme cfare s'ju kane bere njerzve ne Elbasan babai i ketij kellires Dhimiteri @ xhaxhai Veniemini..po i gjithi fisi fid Spiunash Sigurimi. Vete kellira Lucija ka bere namin me studentet ne provime me pagese 150-200 Euro per cdo provim. Kellira do kelliren Saliu i fort per Zemer Spiunat e Sigurimit. Per 32 vjet i beri Deputete , Minista, Prefekte, Ambasadore Prokurore Gjygjtare . Si skane turp kjo fare e poshter....