Braçe nxjerr foton e deputetit të PD-së: Si shkoi samiti i Fierit? Pyetini, ku kanë pirë e ngrënë dje në darkë, do e çojnë çmimin e shalqirit 4 lekë

14 Korrik 2022, 11:46Politika TEMA

Braçe nxjerr foton e deputetit të PD-së: Si shkoi samiti i

Nga Kuvendi në interpelancën me Krifcën, Erjon Braçe ka akuzuar me foto për abuzimet me çmimet. Nga foltorja ai nxori një foto të tre grumbulluesve në zonën e Divjakës të cilët sipas tij janë mbledhur ditën e djeshme në një kafe për të ulur çmimin e shalqirit duke përfituar në kurriz të bujqve.

'Ku e kam atë deputetin e Fierit, atë të PD-së, ku ishe dje? Si shkoi samiti i Fierit dje me Donin, me Ramirin dhe me Tomato.al, do ta çojnë çmimin e shalqirit 4 lekë apo s’do ta çojnë? Këta janë ministre, këta që ju mendoni se po bëjnë bujqësi në këtë vend dhe ndihmojnë bujqit, këta po ndjekin politikën. Ajo që ndodh me çmimin e shalqirit këtë vit është tërësisht politike. Ja ku i keni të tre, shkojini dhe pyetini.

Ku kanë ngrënë dhe ku kanë pirë dje. Jo i madhi fare i Donit, se ai është duke ngrënë peshk në Lushnjë',- tha Braçe

Ai ironizoi edhe ministren e Bujqësisë, duke thënë se shalqiri në zonën e Lushnjës dhe Divjakës nuk shitet përmes inovacionit digjital. 

“Karteli i grumbulluesve nga këtu deri në Kosovë po u bën gjëmën buqëve. Po mor po, e kemi bërë ne, por do të duhet të rregullojmë kontratat me ta. Me gjithë përmirësimet digjitale që ju promovuat, nuk shitet shalqiri ministre me telefon”, tha Braçe.

3 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Braçe ka flejtur gjatë gjithë vitit 2022, ndaj ky vrull në pushime verore.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ASD

      Jo ska fjetur gjate gjithe vitit se 2022 ska mbaruar akoma. Brace punen po ben po ngre zerin po se rru njeri nga qeveria se shtet hesapi. E dime te gjithe si jane buxhetoret ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eva

      Bravo Braces, pergezime per sipermarrjen e tij ne fushen e bujqesise. Te kishim ca me shume si puna e tij edhe ne fushat e tjera dhe gjerat do ishin me mire!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje