
Nëse do të jetë Ilir Meta apo Monika Kryemadhi në krye të LSI-së këtë do ta përcaktojnë strukturat e kësaj force politike, pavarësisht padurimit për rikthimin e ish-liderit. Erisa Xhixho shpjegoi në studion e Debatit në A2 CNN, qëndrimin e saj përsa i përket zhvillimeve në parti dhe konventën e pritshme të 25 korrikut, duke besuar në rikthimin e Metës.
“Do të jetë vendimmarrje e strukturave të LSI, nuk di ta them, nuk di as vizonin e Metës, as qasjen e tij. Ai është ende president në detyrë duhet të jetë ai që vendos. LSI ka padurimin e saj për rikthimin e Metës si faktor i rëndësishëm. Presidenca e tij nuk ka qenë e lehtë, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ishte i vetëm kundrejt regjimit dhe të gjitha sfidat i ka fituar.
Çdo faktor, çdo qytetar i shërben vendit sidomos në këtë moment kur mazhoranca ka kapur çdo gjë. Uroj shumë që ajo konventë dhe vendimmarrja e saj të shënojë shumë për LSI e të ardhmen e saj dhe besoj që ridimensionimi, hapja dhe rikthimi i Metës do të japë një opozitë të fortë LSI-së”, tha ajo.
Duke e konsideruar të rëndësishme konventën e 25 korrikut të LSI-së, Xhixho theksoi se kjo forcë politike ka nevojë të hapet më shumë për të qenë një opozitë e fortë.
“Duhet të hapet më shumë, të vazhdojë të përkrahë të rinjtë vajzat e gratë të çojë deri në fund kauzat dhe të jetë e vërtetë deri në fund. Në këtë moment që ndodhet vendi, Shqipërisë i nevojitet një opozitë e fortë. Hapje drejt akademikëve dhe figurave të mira. Zgjedhjet vendore do të jenë mundësi shumë e mirë për të kthyer legjitimitetin lokal”, u shpreh Xhixho.
Sipas Xhixhos, ndryshimi i elitave dhe forcave politike është i pamundur në Shqipëri me ndryshimet kushtetuese në 2008, prandaj thekson se rikthimi i çdo faktori opozitar është vlerë për opozitën:
“Besoj që rikthimi i çdo faktori opozitar në terrenin e sotëm është vlerë e shtuar për opozitën. Do të kishim dashur ndryshim elitash por partia e Veliajt dhe PD bënë ndryshimet kushtetuese që favorizon partitë e mëdha dhe debati që do të bëhet për ndryshimin e elitave janë të pamundura të çajnë përpara. Ne kemi 107 mijë vota dhe përfaqësohemi me 4 deputetë dhe forca të tjera me më pak përfaqësohen nga 3 deputetë ky është thelbi i debatit”.
Sa i takon protestës së opozitës, Xhixho thekson se opozita duhet të jetë përtej emrave, që është rikthimi i shpresës dhe ndërgjegjësimi qytetar:
“Unë shkoj përtej emrave të zotit Meta e Berisha pasja e një opozite e rikthimit të shpresës e alternativës si mund të kthejmë shpresën dhe kjo është sfida tjetër e opozitës që kjo të pjesë edhe pjesën gri. Për mua është e rëndësishme sa qytetarë ndërgjegjësohen për të protestuar e reaguar dhe besoj sa më e vërtetë e realiste është opozita”.
kulmi shmetimit te Njerezimit
A MOJ zj.XHIXHO…. PO NA TREGON FUNDIN E NJE FILMI, QE E KEMI PARE DHJETRA HERE… LSI, PARTIA FAMILJARE E NJEREZVE ME TE URRYER PER SHQIPTARET, CIFTIT ME TE DEGJENERUAR, DHE HAJDUT….
Mire qe Ilirin po e pret te kthehet ne Lsi po babin tend po e pret te kthehet ne shtepi?
Çje ftohur në prapanicë moj çupë.Ilir meta nuk ështi vite më parë.Ai është në reth të kuq dhe pak po lëvizi nga vëndi do arestohet.Nuk janë vitet kur ai bënte çtë doj.Çfarë bëri si presidnt?Ja dhjenë gjithë bota.Sot ai as vjeth dot as bëhet si i marë sepse aq duan prokurorët të bëjë ndënjë gafë dhe të shkojë me Monën në Reç.
Jo vetem kjo por tere shqipot mezi po e presin Ilir Meten, njesoj si mezi kane pritur dikur Esat Pashen, Zogun e te tjere vampire. Prandaj jemi keta qe jemi si popull, se nder shekuj kemi dashuruar vapire te tille si Ilir Meta. Jepini shqipo, votojeni prape 100,000 vota Meten, se fundja ky popull jemi... shpellar, injorante dhe njerez me bisht si na kane quajtur me te drejte te huajt ne histori
Topoxhixho pret kthimin e miut te madh
Libreza punës ka përfunduar në Qershor të 2022 për Ilir Metën, ta gëzoj pensionin.
O firma e themeluesve te karit 1991 , e mori motra provimin ore ??
Ne menyre te vecante me shume se te gjithe sharebajgat e haremit erotiko naziskin te Jales kjo hundpinokja Xhixho po e pret me gezim kthimin e Agushit ne lesheli se nga hici e beri depute. Ik moj shore se leshilikes ka vdekur politikisht dhe zoti te zbrese ne toke nuk ngrihet me nga varri particka me e korruptuar e planetit, harrove oferen 700 mije euro moj hunderre qe i doli per hundesh te ndjerit Dritan Prifti apo kujtoni se populli ha bar.
Po Metën atje e keni patur me çupë , me kohë të plotë , bile kur s’kishte mundësi të vinte në LSI , vinte LSI në presidencë , kur e harrove popullin e 2 Marsit , dhe LESHKON e LSI-sē me TORBËN me lekē ?!!
populli shqiptar vuan nga sindroma e stokholmit .......cfare mjerimi ,cfare tmerri .....
Sa e uritur per ...pune .....per shptimin e Shqipnise.!