
Nga Ylli Pata
Kaloi pa ndonjë bujë të madhe njoftimi që dha dje ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. E cila ka diskutuar me ambasadorin e OSBE-së në Vincenzo del Monaco, në mënyrë që kjo organizatë të merret posaçërisht me problemin e votës së diasporës.
“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.
SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruajti ambasadorja Kim.
Pikërisht ai njoftim ka rritur në një stad të ri këtë çështje, duke bërë të ditur se në këtë problem ka hyrësi qeveria e SHBA dhe OSBE për të ndihmuar që shqiptarët të cilët jetojnë jashte vendit, të votojnë atje ku janë.
E si për ta përforcuar këtë angazhim, një emision televiziv investigative që financon SHBA në Shqipëri, emisioni “31” minuta publikoi një dokumentar me dy pjesë në lidhje me çështjen e votës së diasporës.
Një dokumentar i plotë, i cili bënte të ditur se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po diskutonte dy variante të llogaritjes së votës së diasporës; ose llogaritja e tyre në qarkun e Tiranës, ose në qarqet ku ata ndodhen në listën aktuale të zgjedhësve.
Ndërkaq në lidhje me debatin politik mbi këtë çështje, e vetmja forcë politike që ishte e gatshme të implementonte votën e emigrantëve ishte PS-ja, në emër të të cilit foli Damian Gjiknuri, i cili foli edhe konkretisht për këtë process. Enkelejd Alibeaj, kreu i komanduar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar ka mbajtur një fjalë në tryezën që ka zhvilluar OSBE për këtë çështje, ku ka propozuar krijimin e një qarku të veçantë për votën e diasporës. Por më tej, nuk pati një shpjegim nga ana e PD, përfaqësuesit e së cilës nuk kishin pranuar të flisnin për emisionin “31” minuta. Për të cilin kishte folur Oerd Bylykbashi, eksperti zgjedhor i Foltores, i cili ishte mjaft skeptik për procesin e implementimit të votës së diasporës, madje në fund tha se nuk ka gjasa që ky sistem të implementohet aktualisht.
E pikërisht, pasi është publikuar dokumentari në A2-CNN, ka reaguar ambasadorja Yuri Kim, e cila ka takuar posaçërisht kolegun e saj të OSBE-së për ta shtyrë procesin, duke i bërë presion klasës politike, e cila heziton të lejojë diasporën të votojë. Në momentin që kjo çështje do të dalë në tryezë, atëherë do të shikohet më qartë se kush dhe si do ta mbështesë.
Fakt është që klasa politike aktuale nuk se e ka shumë qejf implementimin e votës së diasporës/ Kjo pasi ky është një “sport i paparashikueshëm”, ndryshe nga sistemi spanjoll i 12 qarqeve, ku pak a shumë partitë kryesore e dijnë se sa vota marrin, e luftojnë për një numër votash shtesë duke gjetur edhe pikat nevralgjike.
Aktualisht në listën e votuesve të Shqipërisë, e cila ka 3,588,869 zgjedhës. Nga këto gjithmonë votojnë rreth 1 milionë e gjysëm, pra fiks gjysma e votuesve ndodhen jashtë vendit. Kështu që aktivizimi i këtij numri të madh njerezish në zhvillimet politike në vend, do të sillte një tërmet të fortë politik, ngaqë është krejt e pamundur të kontrollohet apo të njohet tendenca e diasporës.
Mirëpo si gjithmonë “djalli fshihet” në detaje, e gjithçka varet se sa politika shqiptare do të bjerë dakord për një reformë që krijon akses të madh për shqiptarët jashtë vendit dhe jo një manovër false.
Në Maqedoninë e Veriut, ligjërisht lejohet votimi i diasporës në selitë diplomatike, porn ë dy zgjedhjet e fundit, regjistrimi i zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit ka qenë aq i vogël sa ka dështuar ky process.
Në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ato të vitit 2020, ndërsa u regjistruan rreth 6 mijë emigrant, votuan vetëm 1100. Ndërkaq, në Kosovë, për të cilën u fol shumë gjatë zgjedhje të 14 korrikut 2021, u arrit të votojnë 50 mijë emigrantë, nga 100 mijë që ishin regjistruar.
Një shifër që ndikoi që Vetëvendosje të rriste numrin e deputetëve, por jot ë ndikonte aq shumë, pasi mazhorancën absolute e kishte arritur më parë.
50 mijë votues në sistemin tonë politik janë të rëndësishëm pasi arrijnë të zgjedhin 5-6 deputetë, çka është edhe numri me të cilat mazhorancat në Shqipëri rrijnë në këmbë.
Por çështja shtrohet mjaft delikate nëse siç ndodh në procesin zgjedhor në Shqipëri-politizohet. Hyrja e politikës në proces, siç ndodh me komisionet e votiimit dhe numërimin e votave, padyshim që do ta shkatërrojë procesin, e sipas gjasave, emigrantët që do të regjistrohen për të votuar, do të jenë kryesisht celulat fanatike dhe radikale që partitë e mëdha shqiptare apo politikanët me më shumë lekë, të aktivizojnë nga vendet e ndryshme të Europës apo SHBA, Kanada dhe Australi.
Nëse këtë e merr realisht në dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE, siç u duk në njoftimin e djeshëm të ambasadores, atëherë realisht që kasta e vjetër politike shqiptare është në telash të madh. Ndaj edhe Bylykbashi, thuajse e tha që nuk duhet të implementohet në zgjedhjet e vitit 2025. Po nëse hyn në lojë SHBA, nuk duket se ka rrugë zgjedhjeje….
Kasta politiqe shqipk are ne telash nga Kimetja....lol
Ylli kaloi pa vemendje se se deri sot ambasadorja Kim ka dhene aq shume deklarime bomb sa jane bo boz. Sikur fare pak prej tyre te ishin bo realitet vemendja per deklaraten e djeshme do kish marr goxha vemendje . Mire kjo ska ndodh. Shqiptaret popull ndihen te zhgenjym nga shba. Potikaneve sja ndje fare se ja kam pi lengun Jurit, Lus e para ardhsve te tyne. Njerezit dun veprim Yll jane nginj me fjale.
Ambasadorja Yuri Kim e ka ne dore qe te detyroje Edi ramen dhe Ali Beun te bien dakort per nje nen dekriminalizimi qe kush shpallet Nongrata nga SHBA dhe BE t'i hiqet mandati i deputetit. Se dyti, votimi i diaspores mund te behet fare lehte me poste elektronike ...
Po ta ket than Kimetja, u ba....
Ambasadorja Po Po ajo Zonje e sistemone si gjithmone ne favore te rilindjes.
Per ty do te thote qe edhe diaspora voton rilindjen pra hahaha. Po perse perpelitet kot foltorja kur nuk e duan as jashte as brenda???
Pamvaresisht se Z.Sali Berisha nuk deshiron ta takoje zonjen Kim per arsye qe dihen , kjo e fundit duhet te angazhohet me te gjitha forcat qe te gjendet nje mundesi per te thyer akullin, ndryshe nuk behet !
Perbindeshi i Vicidolit Doktor Sali Mortja e ka vendin ne burg dhe jo ne takime me perfaqesues te SHBA-se, apo keni marre porosi nga Perbindeshi i Vicodlit te shkruani neper portale e FB?!
cereeeeee hamuti i shpelles ? haaaaaaaaaaahahahahaahahahah - Dmth kjo duhet te shkoj e trazoj Mutin e shpelles me Shkop qe te qelbi ere
Vota diasporës i takon! Por në Shqipëri do jetë faktor negativ! Komunistëve që me një tas mut përpara,diskutojnë sesi ja bëri forra Rama në Belgjikë,do t'u shtohen në votim viktimat e propagandës të kuqe që jetojnë jashtë vendit! Këto amerikanët kërkojnë të bëjnë demokraci me komunistët!! Budallenj nuk janë,po qenkan kokrra e maskarenjve,kanë 30 vjet që sponsorizojnë në Shqipëri një bordello demokratike filluar me kryekomunistin ekstremist Sali Berisha që papritmas na u gdhi demokrat,e duke përfunduar me nipat e çmëndur të Birosë, Ermalër,Edwinër,Bushatër,Ngjelër,Çuçër etj.. Të rrofsha bythën me xham moj Amerikë!
I dashur Balo!Une ju Siguroj Juuuuu se askush nuk me influencon(ndikon) ne voten time!Sa per propagande mund t'iu garantoj Juuuuu qe te gjithe emigrantet kane sy ne balle dhe i shohin ndryshimet cdo periudhe pushimesh(per fat te keq vijme vetem 1 here ne vit).Eshte shume e veshtire te bindesh me fjale e dokrra nje Shqipo qe jeton jashte.NE DUAM FAKTE.TUNG
Per mendimin tim te drejten e vemdimarrjes per administrimin ne Shqiperi (pra votimin) duhet ta kene vetem persona qe kane mjaftueshem kontakt fizik me vendin. Kriter mund te ishte psh nje kohe qendrimi ne vend jo me pak se 6-8 jave ne nje vit (jo thjeshte plazhin).
Jam plotesisht dakord. Emigrantet qe nuk jetojne ne Shqiperi jane thjesht tifoze. Lajmet i marrin nga gazetat on-line ose nuk marrin lajme hic. Pra nje pjese e madhe e emigranteve nuk kane ndonje ndikim nga politika shqiptare. Perse duan te futin hundet aty? Vota e emigranteve mund te zgjedhe politiqene te padeshirueshem dhe per vete nuk vuajne politikat e keqija. Jane vendasit qe vuajne. Pra, mendoj se vota e emigranteve eshte e pamoralshme.
U bene kaq bajate keto deklarata te ambasadores aq sa nuk e rruan as legeni me ordiner ne kete vend. Perfundimisht politika usa ne Shqiperi u dhje fare. Yuri: o fol e mba o dhit e ha. Mesoje mire kete se nuk perfaqeson estraden e Kavajes por Dash.
Me voten e brendshme, kasta politike do vegjetoje deri sa te japin shpirt. Duhet nje nderhyrje drastike, por parimisht nuk mendoj se diaspora duhet te votoje perderisa nuk jeton ne Shqiperi. Vota nuk duhet thjesht dhe vetem per te ndryshuar kush qeveris vendin, voten duhet ta kene ata qe jetojne aty sepse politikat ekonomike, taksat, etj. do te ndikojne me shume ne jeten e tyre sesa tonen qe jemi jashte Shqiperise. Ajo cfare mund te ishte me efektive do te ishte limiti i mandateve. Kushdo qe zgjidhet deputet, nuk ka te drejte me Kushtetute te jete ne politike me shume se 6 apo 8 vjet. Gjithashtu te behet me vote te drejtperdrejte jo me percaktim nga pronari i partise se kush do jete deputet. Kush te doje te kandidoje, duhet ta nxjerre vete qimen nga qulli, shko bej fushata fushata vete, me pak mbeshtetje nga partia, por kryesisht vete, dhe nese ja del, bravo te qofte, shko perfaqeso zgjedhesit qe te zgjodhen. Por ne vende si Shqiperia ky koncept eshte i papranueshem se jane mesuar te hane me te dyja bulcite dhe te hedhin rrenje ne karrige. 65 parti per 1.5 milione zgjedhes, ec e gjeji fillin se c'bejne ato 60 partite e vogla pervec marrjes se rroges nga buxheti i shtetit.
Gjermania ka ligjin me te sakte nga te gjithe. Nuk i lejon shtetasit e saje te votojne nqs banojne jashte shtetit. Kush nuk paguan taksa ne ate vend nuk ka pse te votoje dhe te vendose per jeten e njerezve qe jetojne aty. Amerika e bene, por amerikanet edhe ne shqiperi ose europe te punojne duhet te paguajne taksa kudo per ameriken. Po qe se duhet te votojne te gjithe, atehere le ti bejne edhe qe zgjedhjet lokale nji nga Tirona te shkoje e te votoje ne Kukes dhe anasjelltas. Nuk banon aty po vendos per fatin e atyre qe banojne diku tjeter. Dhe mos na sillni si argument qe kontrobojne ata qe jane ne emigracion. Se i bie tju japim te drejten edhe atyre te huajve qe kane blere shpi neper bregdet ose kane investuar ne firma se kane kontribu shume per vendin.
Kjo qe shkruan zotri Emil nuk eshte krejt e sakte. Shtetas gjermane qe nuk kane patur vendbanim asnjehere ne gjermani kane te drejte te votojne per zgjedhjet parlamentare dhe Europiane, por nuk lejohet SI RREGULL te votojne ne zgjedhjet vendore!
Me duket se edhe komenti ytenuk eshte i sakte. Mund te keshe shtetesine Gjermane dhe nuk ke jetuar ne gjermani nuk ke te drejte dhe shance qe te votosh (pjesa me e madhe e shqiptareve jane te lindur jashte si ata gjermane). Eshte kufizimi qe po qe se ke ikur prej 25 vjetesh ske te drejte fare (prape pjesa me e madhe si shqiptaret). Nuk mund te thuash qe ka ligj per pjesemarje kur i perjashton me 700 rregulla. Deri ne 2013 ishte e pamundur per cdo qytetar. Prej 2013 behet fjale vetem per ata persona qe kane patur nje adrese ne Gjermani atje dhe nuk hyne ne grupet qe fila me pare. Ligji ka aq shume kufizime sa nuk votojne as 100.000 nga 1.4 milion (ka qe thone se jane 9 milion). Ne Gjermani kur largohesh nuk eshte e detyruar qe te japesh adresen se ku ke shkuar e ku banon (si ne shqiperi). Votimi eshte i kufizuar dhe duhet te behesh aktiv vete.
Qe politika ne Shqiperi nuk e me shume qejf voten e qytetareve qe jetojne dhe punojne jashte vendit,nuk eshte ndonje gje e re,por nese vertete duan ka vetem nje menyre. Kete e them nga eksprienca personale. Çdo qytetar te regjistrohet ne e-Albania duke dhene emer mbiemer dhe adresen ku banon. Çdo konsullate informohet per listen dhe pregatitet zarfi me fletet e votimit e shoqruar me dy zarfe,ku njeri zarf eshte i para paguar me adresen e konsullates respektive. Mire eshte qe komisioni zgjedhore te marre informacion nga komisioni zgjedhor qe per mendimin tim eshte me miri. Ndersa regjistrimi dhe votimi ne Konsullate eshte sa per te lare gojen,qe jau kemi dhene te drejten. Votimi ne Konsullate le shteg edhe per te abuzuar,i njohim mire mangesite tona ne drejtim te respektimit te rregullave administrative.
mire po naivitet i madh.....emigrant
Boll i kemi te perdrequna votimet,ti shtojsh edhe nje telash tjeter ,eshte cmenduri.Njerez qe nuk e Caine kohen char ndodh ne Atdhe ,te vendosin si do qeveriset vendi.Kriminale.
Shiko moj Sorre, nuk ke mend as per vehte e do mesosh dynjane. Eshte nje parim themelor ne kapitalizem : "ska taksim pa përfaqësim", per rrjedhim "s'ka perfaqesim pa taksim". Ose rrofte shoku Enver. Dy rruge jane. Shteti mbahet me taksa e nuk mund ta vendosin fatin e zgjedhjeve njerez qe nuk paguajne kokerr leku, apo e kemi te vogel numrin e emigranteve.Lere Kimeten se ajo zbaton porosite e Departamentit.
Per mendimin tim, problemi me i madh eshte shqipja, shume probleme ne te shkruar.
Qiqra në hell. Të shtojmë dhe një telash tjetër, kur ende nuk kemi stabilizuar votimet për ne që jemi brenda. Jam i një mendjeje me komentuesit që nuk e shohin të drejtë krijimin e kushteve të veçanta për votuesit që jetojnë jashtë. Ata që kanë shtetësi të vendeve të tjera ose leje qëndrimi të përhershme as nuk duhet të afrohen te kutitë e votimit. Të tjerët le të vijnë të votojnë me harxhet e veta, po të duan.
Nuk e kuptoj pse fjala ‘implementoj’ përdoret kaq shpesh në media kur ne kemi fjalën shqipe ‘zbatoj’ - apo mos ndoshta për tu dukur më i ditur?
Zonje e nderuar per Shqiperine dhe Shqiptaret e diaspores ambasadoria Kim .90 perqind e tyre do te votojne gjithmone Edi Ramen pa diskutim se kane mare kulture dhe e dine mire kush eshte ai ne krahesim me Sali Rame rrempallen ,qe i shkojne nga mbrapa gjithe injorantet,hajdutet dhe alabastro.
Emigrantet s'paguajne taksa vertet, por sa para dergojne ata ne Shqiperi qe s' është shumë e paperfillshme...
te gjitha deklaratat jane thjeshte absurde ,qe s'kan asnji vler brenda tyre ,dhe kerkojn shmangjen e vemendjes nga problemet kryesore te vendit e qeverrise , ecila eshte Banda e Lalzit ,dhe mosfunxionimi i Drejtesise dhe Spak Fakut te Miqve ,grepit prej letre ,qe do kapte peshkaqener e shpelles dhe ate te cepanit ! - Pra qellimi eshte thjeshte coroditja e shqiptareve me prrallisjet e ksaj qe i duket vetja se po tall bythan me shqiptaret . - Ju a pame Surratin aq mire se cfar jeni dhe cfar i bete ktij vendi ,ku e degraduat me politikat tuaja te percarjes ,mbjelljes se pasigurise ,mosfunksionimit te shtetit ,me metodat shkaterro e perveteso mos e le te ngrihet ne kembe se pastaj merr Kompetencat ne dore dhe vec Carit ne goje s'te afron gjo tjeter . Pra , boll na shkaterruat Jeten o Satanik !!!!!!!!!!!!
Pse duhet te votoje nje qe jeton jashte shtetit me vite ? Jam shume dakort, me mendimin e disave ketu kur thone qe ata nuk paguajne asnje takse ketu, nuk kane shlyer asnje detyrim ! Ligji me i sakte qenka ai Gjerman ( si gjithmone Gjermania shquhet per korrektesi ne te gjitha fushat ) !! Çfare fsheh ky propozim i Kimit, kete rradhe ?? Mos na ngjet si ajo qemania e Nastradinit, qe avazi do ti degjohet me vone.......
Askush nuk ja ka hequr Diaspores te drejten e Votes deri me sot, per me teper qe e ka dhe kushtetuta kete te drejte, por Diaspora duhet te vij e te Votoje aty ku e ka emrin, ne qytetin perkates te lidjes dhe banimit te meparshem, dhe JO me elektronike ose Poste ose neper Ambasada apo Konsullata. Rreziku i manipulimit te Votes duke ardhur "Rruges" nga Jashte Shtetit, eshte i padiskutueshem per nje vend si i Yni, qe vetem tek manipulimi Votes e ka mendjen qe nga Votimet e 26-Majit 1996. Kush do te Votoje nga shqiptaret e Diaspores le te vij e te Votoje ne Shqiperi, duke vertetuar se Vota eshte e vertete dhe e drejteperdrejte, pa rruget e mundshme te manipulimit sic jane E-mail, Posta, Ambasada, Konsullata.!
Po si mundet qe te vendosin fatin e Drejtimit te vendit, Shqiperise, diaspora shqiptare kudo qofte, kur nuk jeton e punon ne Memedhe (Shqiperi). Kjo eshte e tepert te deformohet Vota e pjeses qe jeton ne Shqiperi nga Ata qe jetojne e punojne neper Bote. Jo, kjo eshte anti-Demokratike, sepse Ata (vllezerit e motrat, familjaret tane neper Bote) e kane bere zgjedhjen e Tyre me ikjen me cdo forme nga vendi amë, per te jetuar e punuar ne nje vend tjeter neper Bote, per nje jete me te mire sipas zgjedhjes se tyre personale. Te Votosh ne distance per fatin e pjeses se Popullit qe jeton ne Shqiperi, eshte tallje dhe aspak atdhedashuri. Eja dhe voto aty ku e ke emrin ne Liste dhe je OK, por JO nga distanca neper Bote, sepse eshte tallje dhe aspak pjesmarrje ne vendimmarrje.
Un jam diaspora Un kam pasuri ne shqiperi shum me teper se 95% i atyre qe jetojne atje dhe paguaj taksa per kete pasuri Un nuk votoj se shpresoj nje cep ne administrate qe te siguroj kafshaten un nuk shes vote Un nuk manipulohem me propagande bajate Un e njoh makinerine e fushates atje sesi luhen fijet dhe ju siguroj qe nuk mund te quhen zgjedhje Kur krahasoj politikberjen e perditshme ne perendim dhe llogaridhenjen perpara sovranit me ata politiqener ne shqiperi eshte per te shkulur floket Ketu nuk po flasim per nje diaspore italie apo gjermania Ketu po flasim per shqiperine ku diaspora eshte shumica dhe jo e kunderta jan te pakten 1.8 milion vota jashte Dhe ti mohosh voten shumices dmth qe nuk jetojme ne sistem pluralist 800 mij votat e rames jane 20% e totalit dhe atij i duket vetja fitues E kam thene dhe her tjeter eshte faji i shba qe diaspora nuk voton gabuan qe te vetmin kusht qe i kishin vene politikaneve tane ishte qetsia e mbrendshme dhe heqja dore nga ceshtjet kombtare Sot ata jan para faktit qe shteti u be pushtet Ne maqedoni nuk funksionon per arsye se diaspora atje eshte krejtsisht shqiptare 6000 votues i ka vetem nje fshat i tetoves ne mergim imagjino krejt maqedonia
me vote pa vote ai vend ka shkuar per mut ......
Kush do të Votojë le të vij e të Votojë, emrin në Listë e ka dhe ska pse e komplikon Votën e Tij me Email apo Postë, në Ambasadë apo Konsullatë. Vota e vlefshme është Vota që del nga kutia e votimit, ndaj kujt në Diasporë i dhimbset ATDHEU se kush duhet të jetë në krye për ta qeverisur, le të vij e të Votojë. Votë me "ndërmjetës" Email apo Postë, Ambasadë apo Konsullatë, nuk duhet të pranohet edhe për disa breza, kur Ne shqiptarët të bëhemi pjesë e BE dhe me mentalitet si popujt e Europës Perëndimore, SHBA, Japonisë, etj.