
Në një nga intervistat e shumta që jep vend e pavend, dje prof Fuga i bënte pak a shume këtë shpjegim situatës politike në Shqipëri: nuk do mend e kalem të shikosh e kuptosh që ka pakënaqësi popullore dhe zhgulm antiqeveritar sot në Shqipëri.
Për ta vërtetuar këtë përfundim profesori me bindje dhe naivitet sillte një argumentim që sipas tij është gozhdues dhe që nuk ha fare diskutim: në zgjedhjet e përgjithshme politike të vitit të kaluar(25 prill), 50% e zgjedhësve nuk morrën pjesë. Qeveria mori 25% të votave (po i lemë mënjanë pasaktësitë dhe rigorozitetin shkencor të nëpërkëmbur nga ana e profesorit në këtë rast), pra, shkurt e drejt, sipas Fugës, kjo qeveri ka kundër 75% të popullsisë.
Ky ishte “zbulimi” naiv i profesorit. Epiteti naiv është shumë dashamirës sepse profesori as që merr mundimin t’i hedhë një sy (duhen vetem 3 minuta kërkim empirik, jo ndonjë shkencë e madhe) shifrave të zgjedhjeve politike ndër vite dhe thjesht t’i krahasojë.
Po ta kishte bërë këtë, profesor Fuga do kishte parë të zezën mbi të bardhë: Pjesëmarrja në vitin 2005 (vit rrotacion pushteti) ka qenë 49,2%, pjesëmarrja në vitin 2007 ka qenë 46.4%, pjesëmarrja në vitin 2009 ka qenë 50.8%, pjesëmarrja në vitin 2013 (vit rrotacion pushteti) ka qenë 53.4%... sa për të sjellë ca shembuj domethënës.
Pra, zyrtarisht, gjithnjë pjesëmarrja është vërtitur tek shifra 50%. Ndërkohë që e di edhe bufi se pjesëmarrja reale ka qenë rrotull 70% e zgjedhësve që jetojnë në vend. Shifrat e ulëta, do vazhdonte me arsyetim edhe bufi, shpjegohen me faktin se në lista zgjedhore e ka emrin pothuaj cdo shtetas që jeton në diasporë/emigracion e që nuk vjen të votojë prej dekadash tashmë.
Tani, “të zbulosh” në vitin 2022 se pakënaqësia popullore dhe zhgulmi antiqeveri shpjegohet me pjesëmarrjen e “ulët” në zgjedhjet e 25 prillit, është thjesht(në rastin më dashamirës) të flasësh si e ëma e Zeqos në majë të thanës.
Ashtu si në fakt ka jo pak kohë që flet profesor Fuga kur bën sikur përpiqet të kuptojë dhe shpjegojë politikën në Shqipëri.
Nuk e kuptoj pse i thoni profesor ketij idiotit!
"Profesori" tjerr çdo dite llafe n Facebook. Tani ka filluar te beje çorap edhe numrat. Nga 3.6 milione zgjedhes n lista 1.5 milione jane n emigracion. Nga 2.1 milione ketu, 1.66 milione votuan vjet. Vetem 440 mije svotuan as PS, as PD, as LSI e asnje parti tjeter.
Mire Fuga qe eshte i rjedhur komplet, po jeni dhe ju me te rjedhur qe i beni analize nje te rjedhuri.
Nuk eshte vetem Basha me 7×7 = 77 ....po mire mo rrote karri 50 % nuk votojne , tani per Ramen kane votuar 25 % dhe 25 % pjesa tjeter ta quajme opotite po si ka mundesi qe Rama ka shumicen o debile ?
Eshte per te ardhur keq,se eshte dhe "profesor".....ne gjendjen civile (pra votues potenciale) familja ime eshte me kater persona,por vetem dy jemi ne Shqiperi ! Po ky "profesori" valle ku ti kete ? Edhe njerezit me te thjeshte e llogjikojne kete "statistike"..... Kaqol komplet ! Tironci
Jo si "e ema e Zeqos ne maje te thanes" por si Ard Daullxhiu (rahmet paste) i A.Canit; per fatin e tij te keq eshte media qe po e masakron -duke i kerkuar prononcime dhe intervista; kur del ne pension ky qyqar se po le nam me studentet.
Kaq injorant të jenë këta lloj profesorësh?! Të vësh duart më kokë!
Kështu të ndodh kur bën plazh në bllokun e Durrësit, pa mbrojtje në kaptinë.Dhe ato të pakta që kishte ja ka tharë dielli.
Kinemaja kryeqitetit millénium, jep filma Amerikan dhe asnjë film shqip. Kinema bizarre.
Vetë Albert Einstein (gjeniu i Fizikës dhe Matematikës), në një intervistë të viteve të fundit të jetës, ka thënë: EDHE MIDIS NESH SHKENCËTARËVE DHE PROFESORËVE TË DEGËVE TË NDRYSHME KA SHUMË TË ÇMENDUR, PRANDAJ QËNDROINI LARG DHE MJEKËSIA TË MERRET SERIOZISHT ME TA, SEPSE ÇDO DITË QË KALON PA U MJEKUAR NJË I ÇMENDUR, AQ MË KEQ INFLUENCON AI TEK E GJITHË SHOQËRIA. Besoj se edhe në Shqipëri ka një numër të frikshëm të çmendurish me tituj Prof./ Akademik/Doktor Shkencash, por dhe Konspiracionistë që ndyjnë çdo ditë a javë TV dhe Gazetat e Portalet. Mjekësia mendore duhet të hyjë në veprim se mos na ikin njëri pas tjetrit në "drejtim të paditur" nga çmenduria.