Një përgjigje për mashtruesin dhe komunistin Sali Berisha

12 Korrik 2022, 20:52Politika TEMA

Një përgjigje për mashtruesin dhe komunistin Sali Berisha

Nga Agron Kapllanaj

Mbrëmë Sali Berisha ishte ftuar tek Eni Vasili, por ngaqë personalisht kam kohë që nuk e ndjek më Sali Berishën , si në takimet qe ai bën, por dhe në studiot televizive, dhe arsyeja pse nuk e ndjek është sepse ai gjithë axhendën politike të tij e ka për hallin e vet dhe të familjes së vet dhe nuk ka asnjë interes për demokratët dhe për shqiptarët, por vetëm mashtron në emër të tyre, kështu që ndërrova kanalin televiziv duke ndjekur dicka më interesante se sa të ndiqja mashtrimet e tij.

Ai kishte shkuar me demek për të folur për protestën e 7 korrikut dhe se si do bashkonte demokratët për të rrëzuar qeverinë e korruptuar, Rama…

Në mëngjes duke shfletuar shtypin online, pashë emrin tim në një nga portalet dhe u ndala te lexoja kush ishte shpifja e radhës ndaj meje. Kur gjeta kohën e lirë , ndoqa intervistën e tij. Dëgjova të fliste për Blinken, për të cilin u betua se nuk do ta falë deri në vdekje, dëgjova të fliste për Edi Ramën me të cilin mbylli pazaret në 2008 pas sikletit të Gërdecit, por që në shtator pas pushimeve në supervilën e Lalzit, “nuk do të gjejë vrimë ku të futet”!

Foli edhe për Fatos Nanon të cilit në vitin 2005 ia kishte falur burgun për korrupsion, se u tregua burrë i mirë dhe i mundësoi rikthimin në pushtet. Sa herë përmendte këta “armiq”, dukej si një njeri dhe politikan normal. Kishte hedhur lëkurën e qengjit. Por më pas nga fundi i intervistës, papritur ishte shpërfytyruar. Doli i vërteti, ai që ka qenë gjithmonë; ujk për të gjithë ata që i tregojnë të vërtetën.

Ju kujtova unë dhe nisi të tjerrë shpifje, që vetëm një mendje e ligë dhe e destabilizuar si e tij mund ti prodhojë e të guxojë ti bëjë live në TV.

Në fakt i plasi sheshit makthi që e mundon, për ata mijëra demokratë që tashmë e njohin mirë dhe refuzojnë ta ndjekin në hallin që ka familjarisht me SHBA. E filloi me “AliBashën” dhe e vazhdoi me sulme të ndyra kundër meje. Kur nisi të derdhte përroin e shpifjeve të zakonshme, sytë iu zgurdulluan, dhëmbët e hollë e të konsumuar nga viktimat e shumta që ka shqyer në këto 30 vite, i dolën jashtë gati për të kafshuar sërish. Pas çdo shpifjeje thoshte: “Kapllanaj, ai që organizon ato takimet në Fier, Lushnje e Mallakastër…”.

Mund t’i përgjigjesha me tjetër gjuhë një monstre të tillë që ka 30 vite që mban nën thundër Partinë Demokratike dhe Shqipërinë bashkë me Edi Ramën, por jam i qartë se nuk e ka me mua personalisht. E di që po më shënjestron për t’i dhënë mesazh frike, mijëra demokratëve në bazë të cilët janë aq të kthjellët sa ta kuptojnë që lufta e Sali Berishës, nuk është as rrëzimi i Ramës dhe as risjellja në pushtet e PD.

Makthi i tij janë ata demokratë që e dinë të vërtetën, se ai edhe PD-në, edhe pushtetin, i do për të shpëtuar lëkurën. Gjithashtu e di se ka hall që të mbajë sa më gjatë rreth vetes ata miq e vëllezër të shumtë demokratë, që po e ndjekin pas të dëshpëruar dhe të lodhur nga qëndrimi kaq i gjatë në opozitë. I kuptoj dhe nuk i gjykoj, por një ditë, shumë shpejt, do ta njohin përfundimisht edhe ata. Do kuptojnë dhe mësojnë se nëse ka një faktor kryesor që e mban ende në këmbë Ramën, është pikërisht përçarja dhe pengmarrja që Berisha me një tufë ish- ministrash dhe zyrtarësh të korruptuar, po i bëjnë Partisë Demokratike.

Gjithsesi, dëgjo këtu Sali Berisha!

Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!

Pas kësaj , pleqëri të mbarë dhe suksese në luftën që ke me SHBA! Kurse për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë. Ndaj sa për imagjinatën e thasëve me lekë që unë paskam përfituar nga inceneratorët, nuk të vë faj , sepse ti me thasë e ke pasur njësinë matëse tënde!

Prandaj, Sali Berisha, të këshilloj se kur më përmend mua dhe familjarët e mi për afera korruptive në bashkëpunim me Ramën laj gojën, pasi cdo qindarkë e përfituar nga familjarët e mi është me djersën e ballit, madje dhe një pjesë të asaj djerse e kanë shpenzuar për të mbështetur ty dhe ata sojsësët që të rrethojnë ty, pa kërkuar dhe pa marrë asgjë në shkëmbim, sepse kemi besuar verbërisht tek mashtrimet e tua për një qeverisje , ku interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve do të prevalonte mbi cdo interes tjetër.

Sali Berisha, të bëj edhe njëherë thirrje që të provosh çdo akuzë që bënë ndaj meje apo familjarëve të mi dhe t’i çosh ato në organet ligjzbatuese para se të të padis unë për shpifje! Nuk mundesh ti dhe askush në këtë botë të shpifë publikisht dhe të hedhë baltë mbi Agron Kapllanaj, vetëm e vetëm se ke ngecur në lakun e atyre gjëmave që ke bërë vetë dhe ti ka numëruar SHBA.

Sa për merakun që ke për takimet që bëj në bazë, nuk të ndihmoj dot; veçse do ti njëqind-fishojmë për të mbyllur sa të mundemi, plagën e ligë të përçarjes që na ke mbjellë ti – Sali komunisti!

37 Komente

  1. B
    Bravo

    Te lumte goja

    Përgjigjjuni
    1. n
      njoni

      Po nje gje nuk eshte e qarte... Keta qe i dalin malokut si kondrapedal tani ku e fshihnin bythen e palare kur shperthente Gerdeci, kur masakroheshin me video live njerez te pafajshem nga maloku??? tani dalin si minj dhe bejne si heronj..... pedeja nuk eshte asgje vecse nje organizate kriminale

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        I lumte goja? Sikur eshte ca si i vonuar... Salih Berisha i ka treguar "vetite" e tija me te cilesuarat vite me pare, qe fillojne me shpifjet dhe mbarojne me vrasjet mbrapa shpine. Zoti Kapllanaj do te bente me mire qe te kishte folur shume kohe me pare dhe jo sot, kur u be tabela e qitjes se rradhes prej maskarait Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vdekje fashisteve

          Sali katunari nuk eshte komunist, por antikomunist! Mjaft na cate trapin ...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demetrio

            Sali ndyresira esht nona e te gjitha te keqija te ketyre 32 viteve.Lus qe ta pagujn femijet dhe nipat e mbesat e tu o far e neveritshme

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bureto

            Dhe per veçse nje bravo per Kapllanajnn, keshtu duhet te vazhdoje cdo dite dhe nga kushdo qe eshte i brendshem ne ate parti, njerez me integritet dhe me vokacion me peshe. Per monstren Saleh, ka më shume rendesi fjala dhe mendimi i tyre. Ai duhet diskredituar pa pushim, deri ne largimin me ceremoni nga PD, e cila pastaj te mendoje qete dhe te filloje rrugen e reformimit ngadalte, por te mencur dhe te sigurt. Se pari aty duhet nje qilizme e thelle, dhe per kete nuk duhet pasur as frike dhe as hezitim. Çdo krasitje e shëndosh pemën, i shton frutet dhe ia rrit cilesine atyre. Populli ka nevoje per nje Parti qe te jete nje alternative e re dhe e besueshme pushteti. Ndoshta per në zgjedhjet lokale (2023) do te jete pak heret, por per ato te vitit 2025, nese nuk e nisin duke filluar nga shtatori, do jete shume vone, bile ka te ngjare se nuk do te kete fare PD. Kete, ne variantin e vete dhe per arsyet e veta, ne emisionin ne fjale (Open), e pohoi me gojen e tij, vete MONSTRA Saleh. Gjithe kapllanajve te PD, u behet thirrje: Mos e leni kete njeri te mbrapshte, t'ju marre perpara apo t'u terheqe zvarre. Kur i ra rrufeja e "non grata-as", por sidomos pas 9 shtatorit kur Basha "e ngriu", deklaroi i llahtarisur per fundin qe e priste, se "per dinjitetin tim dhe te familjes time", nuk dua t'ia di as per Antony Blinken dhe as per PD. Hapni arkivat se e gjeni. Mos u kompleksioni nga fakti se Salehut i shkojne mbrapa ca snonambul, (ka patur dhe do te kete gjithmone haxhiqamiliste); keta nuk kane faj, por kujdes sidomos nga disa arriviste dhe te pafytyre qe per arsye te mosarsyes i shkojne mbrapa ende ketij kopuku. Çudi se si nuk i'a kuptojne lojen, kur ai vete e di me mire se kushdo se ku do te arrije (te mbijetoje politikisht me çdo kusht dhe me çdo çmim). Çudia qendron se ku, nga ana e tyre, duan te mberrijne keta, duke i shkuar mbrapa nje njeriu qe e ka te stamposur në balle, fundin e tij të turpshem, vetem se keshtu vonohen proceset e demokratizimit te PD dhe me tej demtohen qellimet e pluralizmit demokratik.

            Përgjigjjuni
          3. G
            Grant

            Demokratet te thjeshte ndergjegjesohuni! Behuni heronje ne familjet tuaj, per krenarin e femijeve tuaj. Mesoni se djersa e ballit per Shqiperi dhe demokraci do I ngrej ata larte dhe do t'ju mundesojne Ju nje jete dhe pleqeri te mbare. Nese nuk doni jepini si shembulli femijet Nongrata te Nongrates se Plakur dhe te madhe SB. Shpetoni Shqiperine dhe PD! Degjojeni Kapllanaj. Edhe Lulin e Alibeg me rezerva. Se Jane bythmuta! Zot bekoje Shqiperine si USA!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ethem Lalaj

              Ok.A.Kapllanaj.Hidhe në gjyq Sali Gërdallën.Është një përbindësh më i madhi në planet për shpifje Intriga,Hakmarrje,Gjakmarrje Vjedhje Vrasje.. Non grata Amerikane e ka çorietuar sëtepërmi dhe nuk po gjën vrim të futet.Ndaj shpifja është refren ditor i punës së tij ditore. -Fatkeqësisht veç militantëve të paguar,ka blerë edhe medjet 98 % që në 2005.Si dhe drejtësinë që në 1992. -PD,pjesa e tij do vuaj gjatë.Besoi Apeli do kthej L.Bashën në krye të PD.Pasi Basha ka zbatuar vetëm urdhrat e tij 100 % në PD.E keqa e Lulit është se nuk po flet troç çka bërë nën urdhrat e tij.Të paktën për 21 janarin..! -Përjashtimin e Sb nga PD Luli e bëri me urdhër të DASH.Dhe Amerika duhet të mbaj qëndrim ndaj Sb dhe Jo Lb..Sb duhej të ishte në burg me kohë..për 101 krimet e tij 1991-2013. -SPAK nuk mund të arrestoi Sb nga frika.Sb vret natën dhe as të qan ditën..Sb është fstkeqsi Kombëtare..

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toke e xanun,parti e xanun

                Sa vone e keni njoht vampirin komunist

                Përgjigjjuni
                1. b
                  ben

                  sakte

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mal Cori

                  Tani po e kuptoni se kush ka hyrë në shtëpinë e Enver Hoxhës, është komunist, kush ka ngrënë darka e shkon për peshk me çunat e Enverit është komunist...... . Epo shyqyr më në fund.....

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardan

                    Bravo Agron Kapllanaj, Doktor Sali Mortja eshte i lidhur me Edvin Ramen qysh kur futen duart ne Kushtetuten e Shqiperise, duke e pershtatur me interesat e tyre diktatoriale. Kurre shqiptaret nuk do te clirohen nga prirjet diktatoriale te politikaneve te tyre, nese nuk e demokratizojne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ne radhe te pare duke demokratizuar Partite Politike.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Coli

                      Sali Berisha eshte kokrra e bythqirit dhe kjo dihet nga te gjithe pervec legenave te paguar qe i shkojne mbrapa

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Coli

                        Sali Berisha eshte kokrra e bythqirit dhe kjo dihet nga te gjithe pervec legenave te paguar qe i shkojne mbrapa

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Leshteriku

                          Je pak me vones duhet te kishte fole me perpara apo tani qe te doli emri se te gjithe e njohin kush eshte sali m,,,,,i

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ardi

                            O kapllanaj. Ty të njeh i tërë ballshi çfarë mafiozi je. Dhe si ke çare ne jete. Uutt rrace e keqe

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shqiptar tirone

                              Z. Kapllanaj! Nuk ju njoh dhe nuk kam asnje te drejte qe t'ju gjykoj. E vetmja gje qe dua t'ju pyes eshte: Perse e paralajmeroni se do ta hidhni ne gjyq per shpifje, nqs ai nuk i verteton akuzat qe leshoi ndaj jush? Ne shkrimin e mesiperm ju i hidhni poshte te gjitha akuzat e tij per korrupsionin tuaj. Atehere, çfare prisni? Nqs ju jeni i paster (siç thoni) atehere dergojeni menjehere padine per shpifje ndaj jush ne gjyq. Do te shikoni se do te perballeni me gjykates qe ende kane frike prej tij, po ashtu edhe me avokate te tille, etj. Por do te shikoni se do te keni me vete shumicen e opionionit publik. Do te keni me vete edhen pjesen e medias qe ka sensin pozitiv. Ne te kundert do te rroni me kete njolle qe ky njeri ju a vuri ne ndergjegjen tuaj. Me kete "pergenjeshtrim" qe ju beni ne gazete, kjo njolle nuk do t'ju hiqet kurre. Per komentuesin Et'hem Lalaj: SHBA ka ndihmuar mjaft me ate deklarate qe beri per "non grata", porse nuk mund te zevendesoje organet kompetente te Republikes se Shqiperise, sepse eshte jashte ç'do norme. Pra, i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Respekte!

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Booo

                                Jam shum dakord me ty Vetem se Eskobar premtoi se do ja sillte drejtesise Shqiptare dosjen! Sa per kapllanet koha ne fakt ks treguar se Saliu i ka denoncuar politikisht dhe pas shum kohesh kane rezultuar te sakta denoncimet e tij per shume kryebashkiake te Rilindjes! Biles edhe per aeroplanin e mushkonjave kishte te drejte Saliu

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Dinamo TR.

                                Mirë ke bërë por, je shumë i vonuar.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mallakastrioti qe nuk ka pasur Kurre simpati per S

                                  Na Gone duket se je Kujtuar me vones,sepse edhe ti te "Vrisje" per Sali Bullatovicin...mifre se paku qe e Kuptuat se Saliu nuk do tja doje fare per Miletin Shqipetare, sepse jo vetem ka qene Komuniste,ai ishte Pjese e Sistemit nga ata qe Therrisnin dhe Bertisnin per te Varur Njerez ne Litare per Idealet e Partise..por kete e bente per te FORCUAR BESIMIN E Lakenjeve te Enverit, dhe per te bere Punen e Serbit... Na Gone Kapllanaj:Ja pyete Sali Berishen,a eshte apo ka qene Spiune i Dyfushte i Sigurimit te Shtetit dhe UDB-s??????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    DEMOKRATI

                                    bravo kapllanaj respekte

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      edi

                                      Bravo A.Kapllanaj, por po leh kot sepse ti e di qe ato qe thote Berisha per ty jane te verteta sepse po te jete e kunderta ti nuk ke pse pret qe te terhiqet Berisha por e hedh direkt ne gjygj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Per demek ne kemi “ intelektual “

                                        Nje shkrim i peshtire prej amatori rrenacak. Nje amator qe nuk di nga i bie politika kerkon te beje politike.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. m
                                          morseta

                                          te lumte goja dhe mendja !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fjala ime

                                            Degjo o Agron Kapllanaj, ndoshta je mallakastriot, se nuk te njohe, por gjate kesaj kohe qe Sali Sheqerja perpiqet si gjarperi nen gur, ta kam degjuar emrin. Nuk luftohet Sali Sheqerja as me llafe, as me pergjigje per çpifjet qe nxierr as me gjykata e denime se ato i morem vesh qe kur tha Arben Kraja i SPAK-ut te famshem qe "s'merret me politike, por me fakte". Arben Kraja do fakt qe ta shikoj Sali Sheqeren mbi gruan apo vajzen e tij duke e fut dhe nxjerre dhe prape do ta quaj politike kurvash dhe jo fakt qirje, prandaj, Sali Sheqerja luftohet sot ne demokracine tuaj se une kam zgjedhur ate te huajne prej 31 vjetesh, duke e denigruar ne rruge, ne zyre, ne makine ne qytet, fshat duke e share , duke e peshtytur se dhe ne 1997 u betuan grate e Vlores se nuk do shkelte me atje (shiko videon me parrullat) , por shkeli dhe i shkeli si shkel kaposhi pulat dhe ca nga ato edhe sot rrine e shkundin pluhurin sikur s'u ka ndodhur gje. Kurveria qe ka plase ne Shqiperi, sot pranon çdo krim, prandaj po je burre i sinqerte per ato qe thua, merr guximin e dili diskretitoje publikisht apo dhe futi nje pellembe , te pakten qe te lehtesohesh per vete. Po nuk je i sinqerte, por "ben politike" si Arben Kraja, vazhdo rrugen qe ke nisur se ne larg, shume larg do degjojme broçkullat tuaja. Juve ose u eshte njome baruti, ose jeni bere kurva dhe vete. Mos me fal per keto qe te thashe, por shpeto veten qe te thone pas ca vitesh: vertete ishte burre ai mallakastrioti Kapllanaj ! Ee, keshtu qe as te qi e as te leshon, nuk shtyhet dhe bete veten bajate.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. e
                                              emigranti

                                              Sali Berisha, larg gojën tënde prej vampiri ndaj Lrisë time dhe Lirisë se Popullit tim! Lexoni Gazeta « Blic », e hënë 11 korrik 2022 : https://gazetablic.com/berisha-mesazh-rames-nga-protesta-ne-te-dy-jemi-armiq-ti-ke-ideal-pushtetin-une-lirine/ Sali Berisha i dha një mesazh Ramës nga protesta: « Ne të dy jemi armiq, ti ke ideal pushtetin, unë lirinë” Për cilën liri flet ky Vampir? Për ne që ikëm nga Shqipëria e vitit 1997, që të gjenim edhe njëherë në pushtet Sali Berishën në Tiranë, në viti 2005, ishte njëlloj sikur, për herë të parë në historinë e njerëzimit, dikush të ishte rikthyer nga Bota e Përtejme. Kjo ishte magjia e zezë e socialistit Fatos Nano. Por sikur Sali Berisha të rikthehet edhe njëherë në pushtet në vitin 2022, kjo do të tregonte fytyrën e vërtetë të Rilindje së Edi Ramës ose Rivdekjen e Shqipërisë. Ne jemi sot një milion shqiptarë të përhapur nëpër botë në këto tre dekadat e fundit, një e treta e popullit shqiptar që nuk pritëm të na falin Lirinë udhëheqësit e klonuar nga diktatura enveriane. Me fëmijët tanë, nipër dhe mbesa, së shpejti do të bëhemi me siguri disa miljonë. Sepse ne jemi Shqipëria që nuk firon... Në gjuhen që brezat tanë të rinj do të mësojnë në shkollë, lirisë i thonë: Freedom, Libertà, Ελευθερία, Liberté, Libertad. Por në gjakun e tyre do të jetë përgjithmonë ajo, më e shenjta fjalë shqipe LIRI. Kurse Sali Berisha në delirin e tij, e ngatërron Lirinë time dhe Lirinë e poullit tim me bashkëshorten e vet, emëri i së cilës në rigjinal është Sllobodanka... Sali Berisha, larg gojën tënde prej vampiri nga Liria ime dhe Liria e Popullit tim!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                I indinjuari per 30 vjete.

                                                Bravo z.Kapllanaj,te lexova dhe detyrimishte te vleresova se ti nuk shkrove si demokrat por si nje shqiptar i vertete,dhe kjo te ngre dhe te nderon shume. Une mendoj se te gjithe ata qe godasin kete kreminel komunist te lene menjane partite dhe ti pervishen si shqiptare me qellimin e larte per ti shérbyere sa do pak ketij populli qe gjakun per 30 vjete po ja pi Sali Berisha qe per mua duhe te çfarroset me fare dhe me fise se boll te zeza i ka sjelle ketij kombi. Vetem nenat me te zeza nuk numerohen ne shqiperine tone nga vampirizmi i ketij njeriru vampir i lindur per te zezen e shqipes. Edhe nje here bravo Kapllanaj dhe ftoj gjitha ata qe dine shkrim dhe kendim te behen Kapllanaj kunder kesaj te keqe te madhe per kombin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Edi kokainomani

                                                  Edhe kur shkerdheva bashkejetuesen e Meros nuk u kenaqa me shume

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. X
                                                    Xenxanxun

                                                    Z. Kapllanaj së pari je shumë i vonuar,për rrjedhojë edhe i pa besueshëm për momentin që ke zgjedhur se gjer dje ke qënë më shumë se besnik dhe kontributor i kauzës vrastare,plaçkitëse,kriminale e sërbo-çubrilloviçjane të fatkeqësisë kombtare me emrin Sali,sot po flet kundër tij me që ai të preku atje ku shqiptari nuk mban,identik si ai në lidhje me Amerikën,megjithatë më mirë vonë se kurrë kjo për të mirën e opozitës. Së dyti në lidhje me atë të ashtuquajturën opozitë ju anti saliistët e pro amerikanët jeni aktualisht hapa pas tij , ajo që presin opozitarët e ndershëm nga ju është distancimi total nga fatkeqsia Sali,riorganizimi dhe mbështetja pa kushte e asaj që quhet pjesa gri e elektoratit të djathtë dhe jo si tash 1 një vit që vraponi pas shashkave të Saliut të cilat në vënd që t'i shuheni,po ju djegin ju . Së treti do thosha ju dhe të tjerët si ju ajo që ju pengon në kauzën tuaj për ringritjen e opozitës shqiptare është FRIKA që Sali Berisha ju ka injektuar tash 30 vjet deri në deje ,kush del kundër tij ikën në botën e përtejme si Olldashi,Hajdari,Pashko,Zhulali,..... dhe këtë dhimbje e gjëmë që mund t'ju presë ju e dini më mirë se kushdo si pjesë e këtij çanaku ...por sot interesi e do që për të mirën e kombit evtë së ardhmes së asaj që quhet Shqipëri të vrisni FRIKËN dhe antishqiptarizmes me emrin Sali t'i bëni autopsinë e shqiptarve ti thoni të vërtetën për këtë përbindësh nese vertetë jeni demokratë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      FATMIRI

                                                      ESHTE ANTI KOMUNIST SE HYNTE DHE DILTE NE SHTEPINE E ENVER HOXHES O FISQIRI PD

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Krejt është e vertetë.

                                                        Kapllan flugeri, e paske kuptuar shumë vonë që Sali kopil hajdut tradhetar Berisha paska qënë spihun dhe komunist i regjur.....!! Këtë pergjigje që ti Kapllanush i jep sot tradhetarit të kombit Sali Shiqeres, ishte dashur që t'ja jepje perpara 30 viteve, po të ishit një patriot i vertetë, por sot, ti Kapllan, ja lexon publikisht CV-enë e vertetë shkerdhatës Sali Viçidoli, pse, ose të ka shkelur në kallo, ose të ka ikur frika.....!!! Nejse, siç thotë populli, më mirë vonë se kurrë.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. X
                                                          Xan,Xen,Xun

                                                          .....në vazhdim të asaj që ju theksova më lart z.kapllanaj , duhet të dini që ai Zeusi juaj me emrin Sali dje ,dhe sot djalli vetë apo lugat po për ju asnjëherë nuk ka qënë komunisti Sali por jashtqitja e komunizmit që ju e Shqipërisë i ra për pjesë,mos përzieni komunistët idealistë me jashtëqitjet pamvarsisht se kujt i përkasin.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Altini

                                                            Bravo Agron

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              B

                                                              Një konçidence edhe ju edhe Lali Eri e donte Lulin ta kishte në krye të PD

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. d
                                                                deni

                                                                O Kapllanaj ,ti je nje plehre burre...ti snjeh fjale te dhene e nder...! Ik qiu kurve (ka dhe kurva arrogante si ty).

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. d
                                                                  drini

                                                                  Kapllanaj ?Ky idiot ne politike?!Po ky eshte idiot , e kam pas ne lagje. Uau, cfare behet ne kete vend?!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. D
                                                                    Dardha e ka bishtin prapa.

                                                                    Ate qe nuk kuptojne driteshkurterit si Ky anonimi sikurse te gjithe kokeboshet qe kane mbetur ne Shqiperi dhe hiqen si eksperta eshte qe Demokratet e sotem te USA vetem Kaos shkaktojne ne glob. E pate si e sollen pranveren Arabe demokracine ne Afrike.. Erdhi ISIS e Afrika e Veriut u shkaterrua. E pate si iken nga Afganistani. E pate si e mposhten Asadin. Po keshtu do shihni se si do ta heqin Berishen nga politika. Ata vetem e forcuan Berishen. Berisha po ikte por idiotet Demokratet do ta sjellin ne pushtet do apo nuk do Merua apo katundaret intelektuale shqiptare qe I lavirosen shoqes Kim.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje