Artan Fuga: Kjo opozitë është shumë, shumë e varfër me figura. Nuk vihet në pushtet kështu, edhe pse Ramën e voton veç 25% e popullit

12 Korrik 2022, 18:47Politika TEMA

Artan Fuga: Kjo opozitë është shumë, shumë e

Artan Fuga ka komentuar protestën e 7 korrikut të organizuar nga ish-kryeministri SalI Berisha. Sipas tij, nuk është e nevojshme protesta për të treguar pakënaqësitë e popullit, pasi kjo mund të vihet re edhe tek votimet.

Fuga sjell në vëmendje zgjedhjet e 25 prillit për të cilën thotë se vetëm 25% e popullit ka votuar për qeverinë, ndërsa të paktën 50% nuk votuan fare.

Ai thotë se kjo tregon që të paktën 60-70% e popullsisë është e pakënaqur dhe kjo është demonstruar në protestë.

“Mendoj që pakënaqësitë janë shumë të përhapura. Njerëzit e pakënaqur janë në mënyrë masive, dhe unë personalisht nuk kam nevojë të shkoj në protestë, por mjafton të shikoj zgjedhjet e 25 prillit dhe them se kanë votuar 25% e popullsisë për qeverinë. Kjo do të thotë se 50% nuk kanë ardhur dhe as që duan t’ia dinë fare, dhe një pjesë që kanë votuar kundër.

Pra, 60-70% e popullsisë është e pakënaqur. Fakti që njeriu zhvendoset në bulevard për ta demonstruar pakënaqësinë dhe fakti është që kishte një popullim të mirë të bulevardit, do të thotë që jo vetëm pakënaqësia ishte, por edhe shpirti i protestës është. Por, një zë kundër qeverisë nuk përkthehet domosdo në një zë pro opozitës. Ka një energji, por jo në mënyrë automatike, sepse hyjnë edhe faktorë të tjerë” – tha Fuga.

Duke komentuar situatën e opozitës, Fuga thotë se ajo ende nuk e ka marrë veten nga kriza në të cilën ndodhet dhe se i nevojitet të dalë me kandidatura të reja.

“E para, kjo pakënaqësi e masave ka nevojë të përkthehet në modele politike, dhe unë shikoj që opozita është shumë shumë e varfër, edhe për shkak të defekteve të saj të rënda këto 10 vitet e fundit. E dyta, ka një braktisje totale të opozitës dhe drejtuesve të saj.

Opozita akoma nuk e ka marrë veten dhe nuk e di pse është e ngecur akoma, thotë që unë e mbush sheshin, por nuk bën modele të reja për shkollën, për arsimin, për ekonominë, etj. Nëse kjo nuk përpunohet si duhet, ajo pakënaqësia ngel si një ujë që zien, por nuk sjell asgjë. E treta ka të bëjë me demokratizimin brenda opozitës.

Pra, të dalin kandidatura të reja, energji të reja intelektuale, të mos ketë një mbyllje të njerëzve që rrotullohen e rrotullohen prej vitesh. Unë them që militanti e ka bërë gjithmonë detyrën e tij, por përkthimi politik i kësaj energjie nga ana e politikës të të gjitha krahëve, ka qenë shumë poshtë”, tha Fuga.

11 Komente

  1. B
    Bardha

    Bukur,na doli Lili nr 2 ,7here 7 bajne 42.Lum ne per filosof mender profesor,prisni se ma vone ka do llogori te tjera

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tartan leshi

      Nje pyetje : Pse ne Shqiperi ka shume budallenje ?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        Vendin tend si kryebudalla nuk ka perendi te ta zeje .....fli i qet ...

        Përgjigjjuni
      2. L
        Labi

        Aka denim mire me te gjithe me Enverin me Saliun me Ilirin po pse nuk je me Ramen Ja ta them nuk je se je xheloz Akademik je bere pamerite

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Po mos ti njihja si personazhe, do vija bast që janë vëllezër. Kanë një ngjashmëri në cepëzimin e kokës.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjirokastrit i nercem ne kulm

            Hahahahah la koqen e namit ky Vani i Akademise se shkencave,Qenka vertete bythec i neveritshem

            Përgjigjjuni
            1. k
              kacaku

              Ky engri peshk me presidentin dhe biseduan per skuthat , po per bythlepiresat folet gje ore bajge ??? Per bythlepiresit si puna jote psh..

              Përgjigjjuni
              1. v
                vang

                Sontazhistet thone qe Ramen e votjne 800.000 votues qe eshte rreth 50%.Ky nga informohet nga telefoni me spango?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Non Grata

                  Po koqe ngele or Fuga

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    raul

                    O Artan fuga o hunderr se sa votohet Gjigandi i Shqiperise Edi Rama do e shohesh shpejt se zgjedhjet lokale po vijne. dhe ne 2025 perseri e ke kryeminister eshte betonuar fitorja e sigurte me : 1. ndertimin e aksit Kardhiq Sarande 2. Rruga Tepelene Gusmar Kuq Qeparo 3. Rruga e bregut te lumit 4. Bypassi madheshtor Vlore Orikum 5. Tuneli i llogarase 6. Bypassi i Shkodres 7. Rruga e Thethit 8. Rruga e Valbones 9. Rruga e Arbrit 10. Rruga Elbasan Tirane 11.Aeroporti i Kukesit 12. Unaza e Tiranes 13.Rruga Prrenjas Qafe plloqe 14. Rruga Korce Erseke 14. Rruga Fier Berat e sa e sa rruge te tjera ne proces si Shengjin Velipoje , Berat Permet , ,,qe po ndertohen. A do me per Belulin mor hunderr. Edi Rama nderton Spitale, Shkolla, rruge, aeroporte kurse Perbindeshi i Vicidolit dhe rrugen e kombit e la me 6 ura te pergjysmuara qe i beri vetem Gjigandi. A do me o hunderr.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kujtimi

                      Po sigurisht plehrat duhen mbledhur dhe flakur ne landfill, sepse ndotin vendin dhe e toksikojne ate.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje