
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot akuzave të Sali Berishës i cili shperndau dje nje lajm të rreme, lidhur me aksidentimin e një punonjësi të mbledhjes së mbetjeve në Sukth te Durresit.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj deklaroi se ritkthimi i Berishës dhe i Metës, rikthejnë helmin dhe përçarjen.
“Rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës rikthen helmin, toksinat, ndasitë, përçarjen, shpifjen, lajmet e rreme në politikë. Luli mirë, keq, ishte pak fytyrë më civile, kurse këta janë komplet të pacipë. Mjafton të shikoni çfarë postonte Saliu dje. U çua e gjithë Shqipëria ta sqaronte që Sukthi nuk është fare në Tiranë, por në Durrës. Edhe po të ishte në Tiranë, kryetari i Bashkisë nuk rri pas çdo kazani plehrash apo pas çdo makinë industriale teknologjike që mbledh plehrat. Nëse ndodh një aksident është shumë e rëndësishme të hetohe, policia të bëje punen e saj”, deklaroi Veliaj.
Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës ka treguar se nuk ka rënë pre e portaleve, të cilat duan të vendosin gjoba.
“As gjoba nuk paguajmë, as nuk tutemi nga këta të lodhurit e politikës. Kjo kultura e gjobëvënies nuk duhet inkurajuar. Unë e kuptoj, ka shumë kompani, i vë gjoba JOQ, detyrohen të paguajnë dhe nuk e shikon më as produktin e skaduar, as paketën telefonike jo korrekte, sepse kështu funksionojnë. Sa të jem unë Kryetar Bashkie lekët janë për qytetin. Une nuk kam leke që të bëjë pushime Gent Çekeli i JOQ në Irlandë dhe Dalliu në Dubai. Unë kam lek për tërmetin, për artin, për kulturën, për vitin e rinisë. Saliu dhe Iliri, Tiranën e kanë vetëm për të hedhur helmin dhe pastaj me këmbët në pishinë në Lalz apo këta gjobaxhijtë e portaleve”, shtoi ai.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se Tirana është e fokusuar vetëm tek puna dhe jo tek gjobat.
“Me keto historite ‘rrëzoi qeverinë në Sri Lanka’ e si keto budallaqe, janë komplet muhabete të viteve ‘90. Por nga tani, deri në zgjedhje, do të kemi vetëm gjoba nga këto portale si JOQ, Pamfleti. Po ashtu, Saliu me Ilir Metën do thone se per çdo qeveri që rrëzohet e kemi fajin ne, çdo aksident e kemi fajin ne dhe nuk ka rëndësi fare, mund të jetë në Siri Lanka ose në Sukth, fajtorë jemi ne. Më mirë, që edhe populli ta dijë se me çfarë kemi të bëjmë, me çfarë rrace gjobaxhinjsh, si të politikës, si të portaleve. Na keni përballë, po me gjoba dhe me këto histeritë makabre, e vrau ky, e vrau ai, në vende që nuk janë as në Tiranë, janë muhabete që ne as nuk na emocionojnë, as nuk i kemi në “refene” fare, siç thonë tironsit”, theksoi Veliaj.
PS duhet të dijë që fundi i sajë seduktor po afron. Duhet mënyrë e re për tu rikyhyer në pushtet pas humbjes.
T ka marre malli per Lulin se e q.. para mrapa erion. Epo ska me tani. Te erdhi ngordhja politike. Cik po ta fut ben ahmetaj duke nxjerre dokumentat e inceneratoreve. Cik po ta fut Belinda qe te te marre bashkine. Do vije prap koha kur perkuleshe deri ne toke para Metes. Dhe kur i thoje Mones gjithe servilizem o shefe mona.
Sinqerisht se di kush është më pleh nga ju të 3 për skuth ti fik i kalb ju a merr të dyve